Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi të martën një takim zyrtar me ministrin e Transportit të Katarit, Al Sualiti, gjatë vizitës së tij, si pjesë e delegacionit të vizitës së Presidentit Nishani në shtetin e Katarit.
Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Transportit, të dy ministrat diskutuan për nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe u fokusuan në konkretizimin e frymës së bashkëpunimit. Në këtë takim u diskutua gjithashtu për realizimin e disa marrëveshjeve dypalëshe, si dhe për firmosjen së shpejti të marrëveshjes për transportin detar.
Në takim u ra dakord edhe për hapat konkrete që duhen ndërrmarrë në funksion të vendosjes së një linje direkte fluturimi Doha-Tiranë.
Ministrat Haxhinasto dhe Al Sulaiti u ndalën në projektet e investimeve të shtetit të Katarit në infrastrukturën e Shqipërisë dhe për këtë qëllim, Ministri Katarez do të vizitojë së afërmi vendin tonë
Po kush do fluturoje direkt nga Katari more Haxhipordha!
Ja ne qe punojme ne qatar. Aman ta halin se ngelem tu bi tranzite. Na ikucjeta neper aviona ☺
A behet fjale per shqiptare, qe ti nuk i perfaqeson, apo per Arabe me callma?!
Ahmetaj ne Viene,Haxhinasto ne Katar,Gjosha ne….Rama…Gjithe keto shpenzime.Nuk mund te veprojne edhe ambasadat,perse jane keto lesh ambasadash?
Ça qejfi, linje direkte per ne Katarrr?!
Aman se kan nja 10 vite me kte mhb. Kur done halin se nna plasen. Te vim dhe aty ne shqiperi per weekend.