Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka deklaruar se qeveria shqiptare ka vendosur tu falë atyre subjekteve gjobat për mospagimin e sigurimeve shoqërore.
Ahmetaj e vlerësoi këtë si një lajm të mirë për sipërmarrjen shqiptare dhe bëri thirrje për formalizimin e të gjithë të punësuarve në të gjitha sektorët e ekonomisë.
“Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjektet juridike dhe fizike”.
Ligji në fjalë falë në masën 80% gjobat e gjeneruara si rezultat i mosdeklarimit në afat të detyrimit tatimor të kontributit, qoftë për sigurime shëndetësore, qoftë për sigurime shoqërore.
Përfitoj nga rasti t’i informoj subjektet që përfitojnë nga ky lehtësim, – pra nga heqja në 80% të masës së gjobave, – se ky lehtësim ka vlerë nëse detyrimet do të paguhen brenda datës 30 prill 2015.
Pra, falja e gjobave prej 80 % të masës së tyre do të arrihet dhe do të bëhet vetëm nëse janë paguar kontributet e tjera brenda datës 30 prill 2015.
Nga ky lehtësim i drejtpërdrejtë përfitojnë 59 411 subjekte.
Dua të rikujtoj që kemi falur gjobat elektorale, kemi hequr kamatëvonesat për energjinë për qytetarët dhe tani falim edhe një pjesë të konsiderueshme të gjobave për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Pra, kemi lehtësuar atë barrë të krijuar, qoftë dhe në përplasje në moment me kohën e pagesës apo me klauzolat e ligjit. Ky lehtësim është njëkohësisht edhe një sinjal i drejtpërdrejtë për detyrimin dhe domosdoshmërinë e formalizimit te ekonomisë ne vend.
Gjej rastin t’i bëj thirrje sipërmarrjes për formalizimin e të gjithë të punësuarve në të gjitha sektorët e ekonomisë”, citoi Ahmetaj në deklaratën për shtyp./j.h
Lajmi eshte SHOW.Ky ligj eshte vetem per vonesat mars 213 -gusht 2013 Peridhe qe qeveria e shkuar tha qe keto kamate vonesa do te falen dhe bisneset vazhduan po me ate llogjike. Kur ploteson dokumentacionin ne QKR te kerkojne edhe numrin e telefonit dhe emailit.
Perse organet tatimore qe kane sistem te kompjuterizar nuk te njoftojne ne kutine personale me anen e emailit se figuron debitor jo per pagesen por per gjoben?se ti je me 1 dite vones, dhe se per ate dite do te paguash 10000( te reja) gjobe e keshtu muajt kalojne dhe ti nuk ke dijeni sa cdo muaj do paguash qimet e kokes? Nga padija apo qe duan te rjepin me cfare te munden?
Ata qe kane biznese e dine se cfare po heqin. Per vetm nje dite vonese te PAGESES SE SIGURIMIT SHOQEROR , psh nese afati eshte 14 … dhe ti e ke paguar ne 15… eshte vene 10000( te reja)gjobe dhe kur kerkon sqarim te thone e ka nxjerre sistemi.
E ke gabim, per vonese pagese nuk ka gjobe por kamatvonese. 10.000 lekeshi aplikohet kur ti e deklaron formularin 1 dite pas afatit te percaktuar. Pra, nese afati eshte data 20 dhe ti deklaraten e ben me date 21, automatikisht sistemi elektronik aplikon gjobe 10.000 leke. Nese e bene deklaraten me date 20 dhe pagesen me date 30, atehere per 10 diteshin te mbahet kamatvonese (per cdo muaj vonese kamata eshte 5% por jo me shume se 25% e vleres) si dhe intereres sipas normes se BSH.
Nje lehtesim me shume per bizneset. Mbas faljeve te gjobave elektorale ky eshte nje hap me shume drejt mbeshtetjes se sipermmarjes edhe zhvillimit te bizneseve.
Kjo falje e detyrimevr te sigurimeve shoqerore le te sherbej si nje hap me shume drejt luftes kundra informalitetit. Duke mos pasur me punonjes qe punojn ne te zez edhe neser te rrine me duar ne xhepa po punonjes qe sigurohen edhe u paguhen detyrimet nga punedhensit, per te patur neser nje pension fal kontributeve te paguara.
Eshte faji qeverise te kaluar qe la kete lloj informaliteti ne pagesen e sigurimeve shoqerore. Kur ne 8 vjet pervec bizneseve ka pas edhe institucione publike qe nuk paguanin detyrimet.
Falja e gjobave eshte nje ndihme e madhe shume per biznesin por nuk duhet vazhduar te mendohet qe gjithmon do na fal qeveria. Nuk duhet te vazhdohet te kete punonjes te pa deklaruar edhe pa u paguar atyre sigurimet shoqerore edhe shendetesore. Vetrm kshu mund te luftohet informaliteti duke mos lejuar te ndodhi ajo qe ndodhte deri dje.
Veprim mjaft i mire ky qepo ndërmerr qeveria per faljen e detyrimeve e di sigurimeve shoqërore edhe shëndetësore.
Falja e gjobave elektorale te vendosura abuzivisht eshte nje premtim i mbajtur. Hapi i ndermarre sot per faljen e nje pjese te konsiderueshme te gjobave per kontributet e sigurimeve shoqerore e shendetesore, krijojne lehtesi per subjektet qe preken.
Lajm i mire. Veç kesaj “amnistie” asaj qe duhet ti meshohet fort eshte formalizimi i te gjithe te punesuarve ne te gjithe sektoret. Pra çdokush qe punon duhet te figuroje i regjistruar me qellim qe ne baze te viteve te punes te mundet te perfitoje nje pension.
Reformat e shumëpritura zoti Ministër. Kështu duhet të vazhdohet për një Shqipëri siç e duam të gjithë
Falja deri ne masen 80% e gjobave per subjektet qe nuk kane paguar sigurimet shoqerore e perben lehtesi per te gjithe ato subjekte qe perfitojne. Ka ardhur momenti qe te gjithe te behemi me te pergjegjshem per detyrimet qe kemi ndaj shtetit.
Ne shqiptaret e kemi per zakon te mos kenaqemi me asgje. Nuk e di nese ky zakom eshte ngaqe kerkojm me shume sesa eshte e mundur apo nese e kemi nga injoranca ku gjejme cdo argument pa kuptim vetrm e vetem te kundershtojme
Nje pjese e subjeketve qe perfitojne nga ky akt jane biznese, bizneseve po u krijohen lehtesira dhe ky eshte fakt. Shlyerja e borxheve ndaj biznesit, borxh i akumuluar nga qeveria paraardhese, dhenia fund e abuzimit me TVSH-te, dhenia fund e gjobave abuzive pa kurrfare baze, zerimi i gjobave elektorale, si edhe hapi i ndermarre sot, te gjitha keto i kane dhene frymemarrje biznesit.
Dakord e pranoj arsyetimin, po perse nuk njoftohesh ne kutine postare per gjoben ? Te informohesh per difektin ne deklarim. perse kerkohet telefoni dhe adresa e emailit?
Ne sitemin e ri elektronik tatimor e-Filling qe ka startuar nga muaji dhjetor 2014 e ne vijim, cdo detyrim, gjobe etj, e ke kete tek faqja jote si tatimpagues tek rubrika “Kontabilietet – Urdherpagesat”
Veprime te tilla edhe pse ne dukje te vogla i japim nje ndihme goxha te madhe sipermarresve shqiptare. Kjo ne menyre indirekte ka efekte pozitive edhe tek pjesa tjeter e popullit
Falni taksat e prapambetura ne vite te mjeteve motorike qe po ndryshken anash rrugeve apo neper baça, qofte edhe duke vendosur detyrimin e pageses per vitin e fundit. Veçanerisht pranoni targat e mjeteve jashte perdorimit, jane jashte kontrollit e mund te bien ne dore te keqberesve. Zoti minister, mos flij gjume! Kjo eshte edhe nje mundesi per te mbushur arken e shtetit.