OSHEE kursen së paku 1.5 milion euro për 20 ditë ndërsa KESH shton të ardhurat
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë vënë në zbatim marrëveshjen e nënshkruar mes tyre pak javë më parë. Për pjesën e mbetur të muajit mars, tregtarët kanë dalë jashtë loje ndërsa KESH-i do ti shesë energji shpërndarjes jo vetëm për klientët tariforë por edhe për të mbuluar plotësisht humbjet.
OSHEE e pati ndarë blerjen për muajin mars në tre lote për shkak se në dhjetëditëshin e parë,
KESH-i ishte në pamundësi për të shitur energji. Ndërkaq, pas shirave të ditëve të fundit, kompania e prodhimit i ka konfirmuar shpërndarjes se është në gjendje të mbulojë me energji edhe humbjet e saja. OSHEE mësohet se ka ndaluar importin dhe për pjesën e mbetur 11-31 mars do të marrë të gjithë sasinë e duhur të energjisë prej KESH-it.
Çmimi me të cilin KESH-i do tia shesë energjinë OSHEE-së sipas marrëveshjes tanimë të ligjëruar edhe përmes Entit Rregullator do të jetë ai i bursës së Hungarisë.
Nga ky operacion dhe vendosja në funksion e marrëveshjes, të vetmit të humbur janë tregtarët e energjisë të cilët mbeten jashtë lojës. I gjithë sistemi energjitik shqiptar përfiton nga ky 20 ditësh rreth 2 milion euro. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pritet që për ditët e ardhshme të kursejë së paku 1.5 milion euro për shkak se do të blejë energjinë nga KESH-i më lirë se sa do ta blinte nga tregtarët përmes importit. Ndërkaq, KESH-i do të mund të ketë së paku 500 mijë euro të ardhura shtesë pasi do ta shesë energjinë tek OSHEE-ja më shtrenjtë se sa do ja blinin atë tregtarët.
Për të ruajtur nivelin e kaskadës dhe përballuar prurjet e fundit, nuk përjashtohet mundësia që KESH-i të ketë nevojë për eksport energjie, përtej sasisë që do ti kalojë OSHEE-së për të mbuluar plotësisht klientët tariforë dhe humbjet në rrjet.
Shiko mor sali si qeveriset vendi me nikoqillek. Prandaj berisha duhet te shkoje ne burg, sepse e beri lesh shtetin shqiptare duke vjedh.
Shqiptareve po iu tregohet vetem sot se si Jane vjechur me milliona gjate ketyre 25 vjet!
2 million euro kursimeCdo muaj minimum, blihen sahatet e trafostacionet per gjithe shqiperine! Bile ne fund te vitit edhe nje centrale tjeter e bejme!
Kuptoni sa milliona Jane vjedhe nga politikanet tone!
eh ci ka bere sali kurva ketij shteti
per 20 dite 2 milione euro kursime
me drejtesine ca do beni apo ja keni lene nasip nacos partise ne bashkepunim per vjedhjet qe jan bere dhe duhet mbrojtje ligjore per keta qelbesira
ishalla ka zot per ju shkerdhata