Përmes batutash, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i ALUIZNI-t Artan Lame dhe ministrja Eglantina Gjermeni ka shpërndarë 600 leje legalizimi në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Duke bërë një krahasim me Qeverinë Berisha, Rama tha se në ndryshim nga qeveritë e mëparshme jo vetëm që u mbajt premtimi i dhënë, por ishte ALUIZNI i cili erdhi tek qytetarët për tua zgjidhur problemin e legalizimeve.
Në vijim ai shtoi se Qeveria që ai drejton nuk e sheh aspak ndasinë politike, por ka si përpasëri zgjidhjen e problemit për qytetarët pa dallim.
“Jeni dëshmitar se sa shumë jeni përpjekur, sa shumë jeni munduar. Ndërkohë jeni dëshmitarë se ky proces u bë duke ardhur ALUZIN-i tek ju, falas, dhe ata që 8 vjet me radhë, ju premtuan që do të jua zgjidhnin problemin, ju bëjnë edhe budallenj duke iu thënë se nuk janë falas.
Dhe tjetra, se them se kush ma tha, rrugës kur po vija, më çoi një mesazh më tha kryeministër, ç’po vjen këtu është e mbushur me salla dhe njerëz të PD. Unë ku ta gjej thashë të takoj ata të PD, se kemi e para detyrimin që në këtë proces, të mos i ndajmë njerëzit jot ë PD e PS se të gjithë janë familjarë qytetarë, por edhe kënaqësia se duke ua dhënë atyre të PD duke i parë në sy, dhe të themi nga e prite nuk të erdhi, dhe të erdhi nga nuk e pret.
Aq shumë sa keni bërë për PD është më e vogla që shtëpinë tuaj të ua njihte. Jo fare sepse ata mendojnë se shtëpia juaj është PD. Tani unë po kaloj në dhënien e disa lejeve, janë 600. këto janë leje legalizimi dhe jo Shaban-tapi”, tha Kreu i Qeverisë.
Rama tha se tashmë nga dhënia e 600 lejeve legalizimi, merr fund mundimi i këtyre 1500 familjeve për 20 vjet që sipas tij janë gënjyer gjatë këtyre viteve dhe kanë mbetur peng të një copë letre.
Lejet e legalizimit të dhënat kanë të bëjnë me pallatet “Hawai” në këtë zonë, ku siç nënvizoi Rama ky është një problem që do të vijojë të marrë zgjidhje nga mazhoranca.
“Besoj se kjo është një ditë e shënuar për familjet tuaja pasi këtu ka familje që këtë cipë letër, që është titulli i pronësisë, e presin prej 20 vjetësh.
Ka 20 vjet që ka filluar ndërtimi i kullave të famshme, dhe sot janë 600 leje legalizimi, që janë automatikisht të vlefshme për hipotekimin e apartamenteve dhe njësive të shërbimit në këtë zonë, për të cilat prej 20 vjetësh ju e prisni.
Në këtë proces, sot 600 familje marrin lejet e legalizimit, por janë 1500 familje që përfitojnë, sepse e njëjta metodologji është ndjekur për 14 kulla në Tiranë dhe 4 në Durrës”, u shpreh Rama
Sipas Ramës edhe kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ishte një nga ata që premtoi se do të jepte lejene e legalizimit, por që pas marrjes së mandatit, kjo mbeti vetëm një premtim i pambajtur. Rama theksoi se ndihet krenar që po mban fjalën e dhënë përpara bënorëve të kësaj zone, dhe ku pas 18 muajsh u jepet leja e legalizimit falas
“Ju besoj i mbani mend të gjitha, por dua të ju sjell në vëmendje se çfarë ju thoshte dikush që më pas u bë si u bë por u bë kryetar bashkie para 4 vitesh.
Ju thoshte sa të bëhet kryetar bashkie ju do të merrni në dorë tapinë e apartamentit sepse Edi Rama nuk donte të ja u jepte. Kaluan 4 vjet, nuk ju dha as tapinë në dorë, as dorën madje.
Ajo që ne thonin atëherë, ishte që jo bashkia e Tiranës por qeveria e kohës nuk e kishte fare në mend që të zgjidhte problemin tuaj. Sepse për të zgjidhur këtë problem duhej vullneti i qeverisë.
Dhe unë jam shumë krenar që pas 18 muajsh që jemi në qeveri dhe pasi jemi takuar për punën e përbashkët, dhe pasi po këtu u jam zotuar që me zgjedhjen tonë ky problem do të zgjidhet, sot jeni këtu për të marrë lejen e legalizimit. Dhe jo vetëm kaq, por merrni lejen e legalizimit falas”, u shpreh Rama./gj.k/
Edvin,kujtohu per Tiranen e Re se esht bastion i Socialisteve,mos na detyro te mos te te votojme si Tos Nanon. Pritja ka kufi.
Nuk mund te pritet qe per nje kohe 1-2 vjecare te rregullohet tere Shqiperia, te gjithe ne pritje jane, dalengadale kur te vije rradha. Pastaj i/e nderuar ne shqiptaret nuk kemi durim fare dhe direkt me shantazhe “nuk te votoj me”. Po mire ok, voto PD-ne me mire, se ata e kane treguar sa shume e duan popullin dhe sa djersiten per popullin. Si thote ajo shprehja “per inat te vjehrres vete fle me mullixhiun”. Ky te pakten po i leviz dy gure, neve na mbetet te durojme se Shqiperise i eshte vene flaka me vite dhe demi i shkaktuar do kohe te regullohet.
HALLAKLL VOTEN DHE QUMESHTI QE TE RRITI O QYTETAR BOTEROR!
Pune e mrekullueshme nga qeveria. Qeveri serioze qe I con premtimet deri ne fund.
Me gjithmend hallall qumshtin e nenes se kete qe po ben ti kush ka pak mend ne koke do ta kujtoje gjate.
Dua te thekesoj se PD kerkon rrezimin e qeverise,per mua kane te drejte se EDi Rama me nje pune vetmohuse po i sfidon dhe me keq po i nxjerr shume zbuluare per kohen qe ata ishin ne pushtet,por ma merr mendja dhe keshtu eshte se polpulli kete do qe punon dhe mban fjalen,une them me bindje se Edi Rama do te mbaje fjalen e dhene 100% para shqiptareve edhe pse ka shume gure nen rrota,por ai di ti heqe me zgjuaresi dhe taktike,me nje durim te pa pare dhe shembullor,prandaj ne i themi:BRAVO EDI RAMA si nje shqiptar i vertete.Qente le te lehin Edi do eci gjithmone perpara.
Tirana re nuk eshte njesoje me Don Boskon, apsolutishte do perfitojne nje soje por me kushte me te mira, embelsira lihet per ne fund…