Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë 550 leje legalizimi në qytetin e Elbasanit. Shefi i qeverisë tha se po mbahen premtimet, por ndryshe nga qeveritë e tjera po mbahen me gjuhën e fakteve. Rama tha se nuk do të lihet asnjë familje pa u kthyer në pronare legjitime të mundit të saj. Në këtë qytet sipas kryeministrit në më pak se një vit janë bërë më shumë legalizime se në 8 vjet.
Rama e ka konsideruar qytetin e Elbasanit si një prej zonave më të prekura prej barrës së këtyre ndërtimeve, pronarët e të cilëve ndër vite nuk kanë mundur të sigurojnë legalizimin, pavarësisht se kanë paguar edhe parà nën duar.
“Elbasani ka një peshë të konsiderueshme të barrës së ndërtimeve pa leje dhe zonave informale. Nga shifrat e 8 viteve të shkuara, vura re se ka pasur shumë ndërtime pa leje, dhe legalizimi ka qenë tepër i ngadaltë për to.
Në periudhën e parë, për shkak se është dashur një kohë e gjatë për gjetjen e tyre në terren, është vërejtur legalizimi i më shumë ndërtimeve pa leje nga sa ishte bërë përgjatë 8 viteve të marra së bashku. Unë theksoj edhe njëherë se legalizimin falas do ta mbaj si premtim se të gjithë do të pajisen me këtë dokument falas.
Por, gjithashtu edhe faktin që asnjë pronë nuk do të qëndrojë pa iu kthyer pronarëve ligjorë. Dua të falënderoj punonjësit e ALUIZNI-t që ia kanë dalë me sukses të japin përgjigje të shpejta për ju dhe ata, që mbetën dyerve të këtij institucioni duke paguar lekë nën dorë, e duke mos marrë kurrë lejen e legalizimit. Ndërkohë që sot jam këtu pikërisht për të dhënë disa nga këto leje”, deklaroi Rama. /gj.k/
Perse keto shfaqje me shperndarjen e dokumenteve te legalizimit?!…
A nuk ka zyre shteti ku qytetari te shkoje dhe te terheqe dokumentet?!…
E verteta ne fakt eshte se disa puneve si kjo me legalizimin u ka ardhur koha per t’u kryer. si veza qe cel pas 21 ditesh,ose femija qe lind pas 9 muajsh. Ajo cfare ben kryeministri me shpuren qe e ndjek eshte thjesht investim per pushtet. Po u japim falas dokumentet-thote kryeministri.
Dhe meqe po ua japim falas,na lejohet te bejme pak propagande.Kjo eshte logjika. Mirepo permes kesaj,ne fakt thjesht behat fushate,per te zgjatur ditet ne pushtet.Eshte thjesht sjellje me largpamese.me mire pushtet se nje dore paresh.Pse jo?!…Cfare meraku ka?!…paret aty jane…te pushteti!…pra,me mire pushtet qe ..prodhon para!…
Shqiptaret kane ndertuar shtepi duke blere hekur,cimento,tulla,tjegulla….etj,etj,gjithfare lloje matarialesh,ku ne cdo kilogram te tyre shteti ka mbajtur taksa.taksa qe kane mbushur buxhetin,kane rritur GDP-ne,te cilen politikanet e kane trumbetuar si arritje.bashke me punesimin e keshtu me rradhe,pra,nuk eshte kaq e thjeshte kjo pune….
Ajo qe bie ne sy ne keto tubime eshte mjerimi i madh i shqiptareve,qe i falenderohen pushtetit te sotem njesoj si dje,pushtetit popullor.
Sjellja e kryeministrit te kujton batuten e famshme te filmi “Duel i heshtu” – …burre i pashem qenka ky kodoshi. I zgjidhni ju komisaret,i zgjidhni,ata ia prishin mendjen popullit!….
Me pelqen Kryeministri kur “tall Bythen” gjate shperndarjes se certifikatave te legalizimit sepse me ata njerez vertet duhet “tallur bytha”
Eshte turp per Kryeminstrin qe vazhdon akoma me kete shfaqje te shemtuar..
Mund ta bente nje here vetem ne menyre simbolike dhe kaq!!
Iku Saliu qe bridhte me gershere ne dore kanal me kanal dhe na mbiu ky tjetri me tapi ferre me ferre!
Kaq semundje e keqe qenka kjo qe u dashka patjeter te dalesh ne televizor edhe kur nuk ke cfare ben!
Po rri ne zyre me mire.ore mos bej gje fare se nuk te kerkon njeri llogari po mos u katandis ne kete fare derexheje se u bet pa kripe fare..
Po kjo seshte pune e kryeministrit te shperndaj lejet e legalizimit po lerni kito pollavra .
Bravo kryeminister, ia dhe te gjithe fshatareve,horrave dhe shkelsve te ligjit tapite.Po pronaret e vertete???????????????????????????