Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto firmosi me kompaninë konsulente Egnatia Odos kontratën e konsulencës bazuar në marrëveshjen e firmosur mes Qeverisë shqiptare dhe BERZH për projektin “Strategjia e Taksimit Rrugor në Shqipëri“.
Objektivi kryesor i këtij projekti është përgatitja e strategjisë së taksimit rrugor duke ofruar një dokument strategjik për Qeverinë shqiptare mbi përdorimin e taksës rrugore në Shqipëri. Struktura e tarifave do të identifikohet në kontekstin e praktikave më të mira evropiane dhe legjislacionin përkatës të BE-së.
Marrëveshja e Grantit adreson nevojën për një Strategji të Taksimit Rrugor (STRr), ku tëpërcaktohen objektivat dhe qëllimet e vënies së taksës, si dhe identifikimi i sektorëve potencial të mundshëm për taksim.
Kjo strategji do të përfshijë analizën në nivel politikash, duke përcaktuar mënyrën optimale të përdorimit të taksës rrugore në rrjetin rrugor në Shqipëri dhe identifikimin e segmenteve rrugore potencialisht të përshtatshme për aplikimin e taksës rrugore.
Hartimi i kësaj strategjie do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qeveritare, për të qenë në të njëjtën linjë me politikat dhe programin e qeverisë, duke përfshirë edhe Planin Kombëtar Shqiptar të Transportit.
Granti prej rreth 150.000 euro është financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZh) për të mbështetur reformën në sektorin rrugor dhe afati i përfundimit të projektit dhehartimit të strategjisë është 8 muaj.
Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. /gj.k/
Rini e shani Greket gjithe diten prape cdo lloj biznesi ne shqiperi e marin greket.
Besoj se e dini qe egnatia odos eshte greke. …..
Dhe me e bukura eshte qe odos egnatia eshte rruge pa taksa. Dmth falas
Dmth pjesa me e madhe e rruges se ka dhe nje te vogel qe eshte me pagese
te fillome te lehim kunder Greqise tani,Haxhisumcelbegu po i ndan parate per konsulence me Greket e ‘Egnatias-odhos’
BERZH-i nuk te fal por te jep kredi me interesa te larta.
E beri nje tjeter dore plus konisionin per Liken edhe Mond Pordha
Nuk kuptohet per pse paguajme ne ministra kur per cdo gje duhet nje ‘konsulence: pra nje’ huazim trurin’ per ministrat tone qe Jane kot atje e nuk dine as prioritetet e objektivat e nje vendimi te tyre me vu ne jeté pa ‘keshilla’ nga te Hajt!
Eshte e sigurt se me njeqind e pesedhjete mije 150000 Euro te dhena ne filim si ne forme “ndihme” mund te kthehen ne njedind e pesedhjete milione gjobe si ne rastin me firmen Ceke te kompanise energjitike ! Shtet budalle apo qeeritare te prape ? Keshtu ka ndodh e do te ndodhe per sa kohe qe ne krye te paramentit a te qeerise sundojne njerez si Iir Mta Sali Berisha ! Njeri nga jugu e tjetri nga veriu !!!