Qeveria shqiptare ka zbardhur detajet e kredisë, që po tenton të marrë në tregjet ndërkombëtare me mbështetjen e Bankës Botërore. Ministria e Financave bëri publike se, shuma e borxhit do të jetë 250 milionë euro dhe do të merret brenda dy muajve të ardhshëm, para datës 30 qershor.
Javët e fundit, Qeveria ka bërë zyrtarisht njoftim edhe në mediat ndërkombëtare, duke u kërkuar bankave apo investitorëve të tjerë të huaj, që të dërgojnë brenda datës 1 prill ofertat e tyre zyrtare në Ministrinë shqiptare të Financave. Borxhi kërkohet me afat dhjetëvjeçar dhe Banka Botërore do të garantojë 200 nga 250 milionë eurot e paketës, raporton TCH.
Kredia, që Qeveria planifikon të marrë duke përdorur garancinë e Bankës Botërore, do të përdoret për financimin e defiçitit buxhetor të këtij viti.
Veç kësaj, Qeveria paralelisht do të dalë në tregjet ndërkombëtare edhe për të rinovuar 300 milionë euro të tjera borxh, që ka marrë në 2010-n përmes eurobondit. Kjo do të thotë se, në total, gjatë këtij viti Shqipërisë do t’i duhet të gjejë 550 milionë euro financime nga investitorët privatë në tregjet botërore, një shifër gati sa 5 për qind e prodhimit kombëtar.
Qeveria e ka argumentuar vendimin për të marrë borxh të ri në tregun e jashtëm, me nevojën për të krijuar më shumë hapësira financimi për ekonominë, pa cënuar burimet e brendshme financiare.
Por, disa nga ekspertët e opozitës thonë se marrja e borxheve të reja nga jashtë rrit rreziqet për ekonominë, në një kohë kur vendi po përballet me rritjen e shpejtë të ripagesave, që shlyejnë borxhet e marra në vitet e para të tranzicionit. Aq sa për vitin e kaluar, për herë të parë, fluksi financiar me jashtë i buxhetit ishte negativ.
tradhetare, kriminele, hajdute, ju i kini te gjitha qe po e varrnin ate popull me litarin e borxhit qe vjen duke u trashur, ptuuuuuu!!!!!!!
Kemi marre borxh ne 2010 300 mln euro ?? Po sikur ne 2010 ishim ne vend te dute per rritjen ekonomike mbas gjermanise ? Po te pakten na e thoni qe morem borxh se nuk e dime.
TE GJITHA I KEMI SHOKU, PO RAMA ESHTE GJYS CIFUT MASONIK. TE GJITHA I KEMI, GAZ NAFTE,MINERALE, FLORI,KOBALT,URANIOM,BAKER,HEKUR,KROM,NIKEL,MAGNEZIUM, ALUMIN,BITUM DHE SHUME TE TJERA, KEMI BREGDET Fantastik,Kemi rezervat me te medha ujore ne bote ne baze te siperfaqes, ujra te pastra, kemi klime shume te mire dhe te bekuar, kemi toke shume pjellore, kemi diell gjithe vitit, kemi pozite gjeografike shume te mire dhe perdundojme duke marre borxh ne BB te cilat do lahen duke shit pasuriote kombetare
Nuk eshte problem fakti qe po merret borxh, problem eshte kur borxhet shkojne per te mbushur xhepat dhe jo per investime. Me pas investimet bejne qe ekonomia te prodhoje me shume sesa harxon. Mos harroni ka kaq vite qe cdo kontrate qe firmos qeveria ka te pakten nje 10% qe humbet (korrupsion). Kjo eshte kosto qe duhet te paguajne votuesit injorante per poliktikane hajdute.
Merrni merrni se populli koketul do ti laj,
shtet mut ishte dhe ma mute po behet vetem borgje borgj nje male me borgje pune askunde mireqenje nuk po shohim fukarallek imadh na futi kjo deomokaraci e popull bojani caren vetit se spaskan te sosur idjotizmat ne kete toke shqip kare po na merni edhe ftyren para tan Botes
Jeni çmendur fare. A nuk e shikoni Greqine, Portugaline, Spanjen etj etj se si jane katandisur nga marrja e borxheve?! Mire qe merrni borxhe, po a keni nje plan per larjen e tyre?! Apo merr borxh te ri per te lare te vjetrin dhe ta shtyjme sa ta shtyjme. Kur te vije koha per te lare borxhet ju do keni ikur ne vilat tuaja ne Turqi apo Perendim dhe mjere shqiptaret. Epo shaheni Dullen sa te doni te gjithe ju plehra qe keni qeverisur Shqiperine gjate ketyre 25 vjeteve. Dulla ishte kriminel, satrap, mizor, sadist e çfare te duash por ama Shqiperine nuk e shiti te te huajt. Madje me kushtetute e kishte ndaluar marrjen e kredive dhe borxheve te huaja.
Nje sygjerim per Mero Bazen: Perse nuk organizon nje panel, tribune ose debat me pikepamjet e ekonomisteve me te njohur te vendit rreth problemit te borxheve dhe menyrave te zhvillimit te ekonomise shqiptare. Se edhe qeveria e tanishme duket se nuk ka ndonje strategji te qarte ne kete drejtim.
O VELLA DULLA KISHTE LIGJIN QE TE HUAJT NUK martoheshin dot me shtetas apo shtetase shqiptare dhe pashaportizimin, lejen e qendrimit,strehimin politik,blerjen e pronave, hapjen e bisneseve, krijimin e ambasadave te medhaja apo lejet e punesimit nuk I merrnin dot kurre dhe po te thyenin ligjet denoheshin dyfishin e Shqiptareve, Doa nje Enver Hoxhe tjeter. Jemi shume here me te varfer se atehere, me te lodhur, te torturuar, pa dinjitet, te tradhetuar se sa tani
Me nje fjale jemi shtet i falimentuar.
Asnje nuk komenton per kete fakt?! Joooo ne na duhet se cfare tha Toma dhe Iliri….
Nuk ka nevoje Shqiperia te mbytet me borxhe qe i paguan populli. Qeveria te shfrytezoje burimet natyrore te vendit per mireqenien e popullit dhe jo te nje grushti njerezish. Kromi, bakri dhe nafta qe na e vjedhin me ligj koncesionaret plotesojne nevojat e brendshme dhe per disa vjet jane ne gjendje te shlyejne edhe borxhin e akumuluar. U anulluan lejet minerare, mos tua japin hajduteve te tjere por te gjejne ata inxhinieret qe kane ndertuar minierat dhe ti caktojne drejtora dhe te fillojne shfrytezimin dhe jo vjedhjet…
Kish te drejte ENVERI qe thoshte me “forcat tona” e qe e la kete popull pa asnje borxh apo keta demokratet e 25 vjeteve te fundit qe i kane bere borxhet mullar?
Tani me jepni pergjigje ju zoterinj komentues qe hodhet poshte bustin e Enverit dhe shurroset gjithe qejf!
Fredi, ajo ishte genjeshtra e Enverit per perdorim te brendshem, po shko e pyet pak kinezet se sa borxh u mori enveri dhe sa paguam ne gjate viteve te tranzicionit, nje pjese e borxheve te marra tani jane per arsyen e shlyerjes se borxhit te xhaxhit qe na la te hanim bar dhe me borxhe. mos flisni kot kur nuk e keni idene se si funksionon financa boterore, nuk ka vend qe nuk ka borxhe diku, sepse thjesht aritmetika e zhvillimit te nje vendi nuk behet pa leke sot qe te prodhosh pak me shume neser, vec atyre vendeve qe rrojne sot me 95% prodhim nafte ( vendet e vogla arabe) te tjeret marrin borxh dhe investojne qe te vjelin me shume taxa neser e ti shlyejne borxhet dhe me kete menyre zhvillojne ekonomine dhe prodhimin( por duhet te jemi te vetdijshem dhe te mos vjedhim nga me i madhi te me i vogli me te dy duart dhe kembet po patem mundesi se prape vet do e kemi ne kurriz) pra kete duhet ti meshoje qeveria ndergjegjesimit te popullit qe te jete i ndershem me taxat se me shume perfiton vete ne afat te gjate.
Qeveria shqiptare te kerkoj borxh edhe nga Lulzim Basha…..!
Qeveria te kishte cuar e te coje Lulin , Shkelzenin e banden e Saliut para drejtesise dhe ti konfiskoje , parate e vjedhura ketij populli , pastas te kerkoje e mare te tjera kredi .
Qeveria o Koco eshte e zene me vjedhjen e borxhit te ri buk ka nge te merret me borxhet e vjetra.
Ne fund te fundit populli meriton ate qeveri qe zgjedh.
hahahahahaha,iket per lesh o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeee………….
duket se gyzelet qe jetojne me buken e grekut nuk po u dergojne me per te ngrene byrazereve ne Alvania…………
mgjte ju mbani dronin e big alvanias dhe kerkoni Tsamouria-ne………
keshtu po:
i jep europa borxhe grekut dembelave, jo ore shokeni jo, te na japin neve qe dim si ta manaxhojme lekun, te na i japin neve qe jemi punetore te papare.
jam kurioz te di mendimin e atyre EKONOMISTAVE,POLITIKANEVE qe komentojne dhe qajne hallin e gjermanit kur behet fjale per borxhin grek,
Sipas të gjitha gjasave “Rruga e Arbërit” do të jetë një vjedhje e ngjashme me “Rrugën e Kombit”, por me formulë të re.
Projekti i “Rrugës së Arbërit” është bërë nga një studjo shqiptare mbi 10 vite më parë. Ajo ka një gjatësi 64km dhe është shumë e rëndësishme për zonat e harruara të Matit e Dibrës dhe lidhjen me Maqedoninë.
Deri më tani janë ndërtuar dhe po vazhdojnë punimet me financim nga buxheti i shtetit për 3 nga 5 segmentet e saj ose në një distancë 37km. Segmentet më të vështira të saj janë ai i 2-të dhe i 3-të, që sipas projektit parashikohen të jenë rrugë malore që arrin deri në lartësinë mbi 900m. Këto 2 segmente kanë një gjatësi 26,8 km, gjerësi rruge 7,5m, një tunel mbi 2,6 km në Murriz (i ngjashëm me një nga tunelet e Krrabës), një tunel 560m në Gurin e Bardhë dhe disa ura.
Projekti i “Rrugës së Arbërit” i aprovuar nga Qeveria Nano u përkrah fuqimisht nga Qeveria Berisha dhe për këtë hynë në negociata me kompaninë kineze China State Construction Engineering Corporation (CSCEC – http://english.cscec.com/), që ta ndërtonin me koncesion dhe të përfitonin financim nga Kina.
Pa hyrë në vlerësime për cilësinë shumë të diskuteushme të vetë projektit si dhe vlerësimin e tij ekonomik, po ju bëjmë me dije perpjekjet e qeveritarëve shqiptarë se përse duan të përfshijnë kinezet në këtë projekt, që shumë mirë mund të vazhdonin t’i bënin edhe 26km e mbetura me fondet e buxhetit të shtetit si dhe segmentet e ndërtuara deri më tani.
I inspiruar nga “suksesi i vjedhjes” me “Rrugën e Kombit”, idenë e përfshirjes së kinezëve në këtë koncesion e pati Sali Berisha dhe grupet e interesit rreth tij. Ai jua paraqiti fillimisht këtë projekt kinezëve dhe ra “në ujdi” me kompaninë CSCEC, e cila menjëherë hapi zyrat në Tiranë dhe bëri një “marrëveshje bashkëpunimi” me një kompani pranë Berishës. Disa muaj më vonë CSCEC bëri edhe një “marrëveshje bashkëpunimi” edhe me kompaninë “Megatek” të Lulzim Bashës. Qëllimi i dhënies “me koncesion” dhe paraqitja si një ofertë e pakërkuar qe thjeshtë që të mos bënin transparent koston e ndërtimit.
Me ardhjen e socialistëve në pushtet në takimin e parë që Edi Rama pati me kinezët e CSCEC dhe në prezencë të autoriteteve diplomatike kineze, Rama ju prezantoi kinezëve superdeputetin Koço Kokëdhima dhe ju tha shprehimisht kinezëve: “KY JAM UNË”. Natyrisht socialisti Koço nuk e pati fare problem që të bënte një ujdi të shpejtë me kinezët dhe me ortakun demokrat të Lul Bashës, Dionis Teqja (Megatek), pasi “Dionisi nuk është më me Lulin”.
Pasi Koço ra në ujdi me kinezet e CSCEC (me dorëzani të Ramës) i vuri në rreshtore ministrat e transportit dhe të ekonomisë, dhe po mundohet të neutralizojë edhe atë të financave (me kërcënime “shkarkimi” në gazetën e tij).
Po ku qëndron problemi më serioz me “Rrugën e Arbërit”?
Tek formula inovative e financimit (e vjedhjes) “KONCESION ME GARANCI TRAFIKU”. Që do të thotë që “në se në “Rrugën e Arbërit” nuk kalojnë X numër makinash në vit, qeveria Shqiptare do të paguajë diferencën e trafikut të munguar”. Sipas standarteve europiane që një rrugë me 2 korsi prej 27 km (ndërtuar me kosto mesatare) do të duhen të kalojnë 7’ooo makina në ditë, që ajo të jetë rentabël. Sa makina mendoni që mund të kalojnë në “Rrugën e Arbërit”? Në “Rrugën e Kombit” kalojnë rreth 4’000 makina në ditë. Pra nuk do shumë përllogaritje të kutohet që “Garancia e Trafikut” që do të garantojë të paguajë Qeveria Shqiptare është thjeshtë një “Këst Kredie i Fshehtë”.
Atëherë përse Qeveria Shqiptare vazhdon të zbatojë një skemë vjedhjeje të ngritur nga Berisha e Basha?
Pse nuk ndiqet procedurë tenderimi për ndërtimin e 2 segmenteve të “Rrugës së Arbërit”, deri sa kjo është një kredi e pastër, që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë?
Në se thonë që është një propozim kinez i pakërkuar, gënjejnë. Ky është projekt i Qeverisë Shqiptare.
Në se thonë se firma CSCEC e financon vetë, gënjejnë. Gjithë investimet kineze me kredi të buta në 16 vendet e Europës Qëndrore e Lindore i financon China Exim Bank (http://english.eximbank.gov.cn/en/), që jua jep qeverive me kusht që përfitues të jenë firma kineze. Në çdo vend që kjo bankë ka financuar të tilla projekte, ato kanë kaluar në procese tenderimi nga qeveritë respektive. Evitimi nga Qeveria Shqiptare i procedurave të tenderimit bëhet me të vetmin qëllim, që të mos ketë transparencë për koston e fryrë të ndërtimit të rrugës, që sipas thashethemeve të besueshme varion nga 260 milionë euro deri më 500 milionë euro për një distancë rruge 26km aq sa nga Tirana në Dajt !!!! Kjo rrugë s’mund të kushtojë kurrsesi më shumë se 100 milionë euro (përfshi bakshishet standate).
Të gjitha veprimet e deritanishme të Qeverisë Shqiptare kanë kulmuar me “Projektligjin që ajo ka përgatitur javën e shkuar dhe dërguar në Kuvend, nëpërmjet të cilit kërkon një procedurë të veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e “Rrugës së Arbrit”, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze “China State Construction Company”.
Kjo NUK ËSHTË ASPAK TRANSPARENTE.
Me këtë projektligj Qeveria don të mbulojnë një kredi të fshehtë, që po merr nga Exim Bank e Kinës, që sipas gjithë gjasave do të përfundojë në pjesën më të madhe në xhepat e pushtetarëve (të pozitës dhe opozitës) dhe në dëmin tonë si shtetas. Kjo do të rrënojë edhe më tepër krizën ekonomike të Shqipërisë. Prandaj ne si qytetarë kemi të drejtë të informohemi dhe të bëhet çdo gjë transparente dhe sipas Ligjit “Për Prokurimin Publik” dhe të mos stisen ligje për të përligjur veprime të paligjshme.
Pra sipas gjithë gjasave ky është prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit”, vjedhje e financimeve kineze të “Rrugës së Arbërit” me ekzekutor primar tutorin e Edi Ramës Koço Kokëdhimën.
Nga veprimtaria e deritanishme e kësaj qeverie, ku nuk ka asnjë investim serioz në ekonomi, bile nuk ka asnjë projekt serioz ose vision ekonomik (perveç palmave 6’000 euroshe), po shofim vetëm skema vjedhje të llojeve të ndryshme me ekzekutorë të ndryshëm, që kanë emër dhe mbiemër:
– Vjedhja klasike për ditën me diell e naftës dhe rentave minerare të Albpetrolit nga kryeekzekutori socialist i vjedhjeve Koço Kokëdhima (me lejen e Edi Ramës);
– Vjedhja me tenderin e “check-up” që de-facto përfitues pas figurantes Vilma Nushi është ish ortaku i saj Arben Ahmetaj (ekzekutori numër 2 socialist i vjedhjeve);
– Vjedhjet konstante në shëndetësi nga Ilir Beqja (ekzekutori numër 3 socialist i vjedhjeve);
– Tentativa e vjedhjes me “Rrugën e Arbërit” me kryeekzekutor Koço Kokëdhima, etj.
Këto tregojnë që Qeveria Rama nuk është një qeveri ndryshe dhe nuk ka asnjë program ekonomik, por është një “qeveri e vazhdimësisë së vjedhjeve publike” 25 vjeçare të bëra nga Berisha, Nano, Meta, Meksi, etj. Natyrisht Rama është i mirënjohur për korrupsionin 10 vjecar në Bashkinë e Tiranës dhe përfitimet nga lejet e ndërtimit, betonizimin e Tiranës, etj. Por sa më sipër janë fakte të forta që tregojnë që Edi Rama nuk ka ndryshuar. Ai ende nuk është ngopur së vjedhuri, por po vazhdon të vjedhë në një nivel edhe më të lartë me anën e ekzekutorëve të tij të vjedhjeve. Dhe fotografia më e saktë e vjedhjeve të tij janë vetë kostumet e tij “Brioni su-misura” nga 20 mijë euro që i ndërron cdo ditë.
Pra kultura politike në Shqipëri mbetet ajo e plaçkitjes së çdo gjëje dhe e vazhdimit të rrënimit ekonomik dhe moral të vendit.
Nga “RAPORTUESI SHQIPTAR I KORRUPSIONIT”
[email protected]
Marja e borxhit per te mbeshtetur ekonomine dhe infrastrukturat e duhura per zhvillimin e vendit jane plotesisht te motivuara . ne se qeveria me masat prej saja ,do ti harxhoje qofte edhe veten ne drejtim per nje turizem me standarte qe kerkohet , dhe do mundesoje e siguroje fuksjonimin e ketij tregu me turiste te rinj, shtimin ne sasi e ciles , sikurese jane Gjermanet ,Francezt , Ceket , Polaket ,Ruset , Serbet , krahas Vendasit , Kosovaret , Maqedonasit . kjo strategji e perzgjedhur zhvillimi ka qarkullim te madh , te shpejte dhe gjalleron shtimin e konsumin e prodhimit bujqesor , blektoral , peshkimin dhe zgjith perfundimish edhe zenjen e njerezve me pune , nga fuqizimi i ketij aktiviteti vertete edhe shume fitim prures , jeni ne rruge te mbare .
Nuk ka ekonomi sot pa borxh o idioter,puna eshte te mos vidhet borxhi se pastaj kthehet ne barre…..
Qenke tamam si e paske edhe nickname-in. Pale por edhe shan copa e mishit. Mezi ke arritur te shkruash nje fjali dhe te duket vetja i mençur. Idiot me rroba.
…Po dihet ajo kur su sekuestrohet pasuria berishes e Bashes apo dhe socialisteve qe jane psuruar duke vjedhur,padyshim qe do rriten borxhete do I bashkengjtemi greqise.Po greqine e duan kurse ne do na fusi gishtin ne b…
gjith europa eshte ne krize ekonomike kush me shum e kush me pak.shteti yne eshte i varfer PATRIOTI I VUCITELIT BASHKE ME LULKEN RISTON XHOZIN PALLOQI E TE TJERET QE SI NXE TE GJITTHE O SE AROVA XENIN LEGENIN /PASI E VODHEN E VRNEANE E SHKATERUAN E SHITEN E GRYEN DERI PALCE E LANE ( SALA NUK BEGENISI TJA DOREZOI)QEVERINE E RE ME DUAR PERPJETE /NE FUND NE KOHEN QE E MBAJTI DERI NE SHTATOR QEVERINE /SALA INATCIU KA BERE PAZARET ME TE FELLIQTA NE KURIZ TE POPULLIT /DUKE DASHUR TI PRISH PUNE ME DEMEK RAMES AI NXORI INATIN PSE SE VOTOI POPULLI/ PA PARE SBEHET AS GJE/ PER AQ EURO QE DO MARE KREDI SHTETI DUKE JU LEPI BY;; LULUSHI I FUTI NE ZHEP/ BENI KRASIM CFAR NDIME KAN PAS AJDUTAT/ SHQIPERIA KISHTE MUNDESI TE ISHTE I ZHVILLUAR PO TE LININ MALOT QE SGOPESHIN DUKE VJEDH /SISHIN PAK E LANE TROPOJEN E LAN KUKSIN E MULIT E MBUSHEN TIRANEN PLOT /O MEI GOT /TE PAKTEN TE ISHIN ME SHKOLLE GJYSMA E TE KEQES /U MBUSH TIRANA ME INJORANTE TE PA SHKOLLUAR; ME VJEN CUDI SI KA MUNDESI QE KA AKOMA QE E NDJEKIN MBRAPA SAL MATUFIN ME GJITH TE BIRIN QE ME E SHKATERUAN CDO GJE/ KENI KERKESA TE GABUARA NGA QEVERIA E CILA NE FUND TE SHTAORIT BEN DY VJET /NE VEND TI KERKONI E TI TREGONI VENDIN REGJIZORIT KRIMINEL QE I PLASI SHASHKA NE DORE ME TOMEN / I KERKONI QEVERISE RAMA QIQERA NE HELLE/ EDHE EDI TE NA PERGJIGJET FUKARALLEKUN SJA U SOLLA UNE ATE E GJETA TE ULUR KEMBE KRYQ NE GJITH VENDIN JA U KA SJELL DRAKULA I VUCITOLIT;
Artikulli e thote qe kredia kerkohet qe te financoje deficitin dhe jo per te financuar ndonje project te ri. Projectet e reja si psh rruget kane bondet e tyre te lidhura me te ardhurat qe do vijne dhe skane nevoje per borxh qeveritar.
Akoma me keq borxhet ne euro apo ne dollare jane shume uzurpues sepse duhen paguar mbrapsht ne euro…. Qeveria nuk i ka te ardhurat e saj ne euro… keshtu qe keto te ngecin keq.
Tani BB qe u beka garant qenka akoma me interesant!!!!!
@@po po merrni Borxhe “Kredi”, merr Nano dhe iken nga Politika me Miljona dhe Gruaja e tije nga ka nje Shoqeri me Helikopter….
1-Vjen Berisha…dhe vjedh ne basjkpunim ne Lulezim Bashen Miljona te rruga e Kombit..skandale ne ushtri..dhe Fondin e emergjencave e lane 520 dollare….
2-Na erdhi tani Edi Rama, dhe perseri po Kerkohen Borxhe..po pse jo nga keto do shoku Ilir Meta nje Fonde te pavarur nga qeveria per Parlamentin..me thne shqipe “Qija nenen”….
3-te Nderuar Politikane:Kush i paguan keto fonde ???apo Borxhe??
apo varu “Hebet Kokepalareve” sikurese thote shoku Ilir Meta, qe eshte edhe politikani me i “Varfer” dhe me i “Dashur” pas Sali Berishovicit ..
4-Shqipetaret tu thone NDAL Borxheve, Qeveria le te filloje dhe te Konfiskoj Pasurite e Shkelzen berishes, dhe Fatmir Medihoches,Arben Imamit dhe shume atayre qe kane vjedhur…Qeveria le te anulloje ten derat qe beri Banda e sali Berishes…qe ju Dha Fullanit per nje cope Buke Hotelet ne malin dajti..apo edhe shume raste te tjere…
apo lere se i paguan fshatari i thjeshte qe nuk shete zarzavate se i kerkohen tatim per c´do tufe qepe…puuuu..puuu politikane te ndyre…