Shmanget ligji i koncesioneve për rrugën e Arbrit

16 Mars 2015, 18:47Ekonomia TEMA

Nga Gjergj Erebara*

 

Qeveria shqiptare ka kërkuar në parlament miratimin e një ligji që synon thjeshtë anashkalimin e legjislacionit aktual për koncesionet publike në rastin e ndërtimit me koncesion të segmentit më të vështirë të Rrugës së Arbrit, projekti që synon të lidhë Tiranën me Dibrën përmes ndërtimit të dy tuneleve në Qafën e Murrizit në kufirin natyror ndarës mes Tiranës dhe Matit.

“Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, së bashku me ministritë e linjës, përkatësisht, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti, kanë ndërmarrë iniciativën e përcaktimit të një procedure të veçantë me qëllim mundësimin e realizimit në një kohë të shpejtë dhe në mënyrë të efektshme për negociimin dhe lidhjen e kontratës për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze “China State Construction Company””, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

“Ky përjashtim do të mundësojë lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit të këtij segmenti rrugor në një kohë më të shkurtër, duke mundësuar kursimin e kohës së udhëtimit dhe kursimin e kostove operacionale të mjeteve”, thuhet në relacionin e ligjit.

Kontrata kolegjiale

Sipas projektligjit të propozuar nga qeveria, nuk do të ndiqen procedurat aktuale të përcaktuara në ligjin për koncesionet por ministria e Transportit do të krijojë një komision negocimi me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokaturës së Shtetit.

Komisioni do të punësojë një konsulent të huaj për të vlerësuar propozimin e paraqitur nga koncesionmarrësi. Kontrata do të hartohet në negociim me koncesionmarrësin dhe ligji specifikon se ajo do të bashkëfirmoset nga tre ministra, pra do të jetë një vendim kolegjial. Më pas kontrata do të kalojë për miratim në parlament.

Rruga e Arbërit

Rruga e Arbërit është një shteg historik që lidh Tiranën me Dibrën dhe brendësinë e Ballkanit përmes një trajektoreje të shkurtër prej pak më shumë se 100 kilometrash. Në kohët e lashta ky shteg është përdorur më së shumti për transport me mushka dhe vetëm gjatë muajve të verës për shkak se Qafa e Murrizit gjendet në lartësi të mëdha dhe mbulohet nga dëbora për një pjesë të madhe të vitit.

Aktualisht qeveria e shkuar projektoi dhe komisionoi punime për një segment të shkurtër nga fshati i Brrarit në periferi të Tiranës deri në Shkallën e Tujanit si dhe një tunel që çan shkëmbin pranë kanionit të lumit të Tiranës. Rruga e ndërtuar deri tani ka mbetur e paasflaftuar. Në anën e Matit janë komisionuar punime të cilat janë ndërprerë për një tunel nën Qafën e Buallit si dhe për përmirësimin e segmentit rrugor nga Bulqiza deri në kufi me Maqedoninë.

Segmenti që pritet të jepet me koncesion, sipas relacionit shoqërues të ligjit, është 26.8 kilometra i gjatë, me gjerësi 10.5 m, me dy korsi të asfaltuara me gjerësi nga 3.75 m dhe me shpejtësi të projektuar 50-60 km/orë.

Në këtë segment parashikohet ndërtimi i 15 urave të mesme dhe të mëdha, me gjatësi totale rreth 1 500 metra linearë, ndërtimi i dy tuneleve, me gjatësi respektive prej 2 600 dhe 560 metra linearë. Rruga kalon në një terren të thyer malor dhe për krijimin e shtratit të saj parashikohet ndërtimi i mureve mbajtëse dhe veprave shoqëruese për stabilizimin e shpateve me përmasa të konsiderueshme.

Kompania kineze

Bisedimet për koncesion do të zhvillohen me kompaninë shtetërore kineze të ndërtimit, “China State Construction Company”. Qeveria shqiptare pati marrë fillimisht interesimin e kompanisë kineze në vitin 2013. Sipas njoftimit të qeverisë në atë kohë, propozimi mbart “asnjë kosto ose kosto të vogël” në borxhin publik të vendit.

Nuk bëhet e qartë nga projektligji se cila do të jetë formula e financimit të rrugës në rast se trafiku nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar kostot. Zakonisht rrugët me dy korsi konsiderohen si me leverdi ekonomike kur në to qarkullojnë mesatarisht 7 mijë makina në ditë ndërsa rrugët me 4 korsi konsiderohen ekonomike kur qarkullojnë më shumë se 12 mijë makina në ditë.

Popullsia përfituese e projektit e përqendruar në rrethet Mat dhe Dibër vlerësohet në rreth 140 mijë banorë sipas Censusit 2011.

12 komente në “Shmanget ligji i koncesioneve për rrugën e Arbrit”

  1. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” says:

    Sipas të gjitha gjasave “Rruga e Arbërit” do të jetë një vjedhje e ngjashme me “Rrugën e Kombit”, por me formulë të re.

    Projekti i “Rrugës së Arbërit” është bërë nga një studjo shqiptare mbi 10 vite më parë. Ajo ka një gjatësi 64km dhe është shumë e rëndësishme për zonat e harruara të Matit e Dibrës dhe lidhjen me Maqedoninë.

    Deri më tani janë ndërtuar dhe po vazhdojnë punimet me financim nga buxheti i shtetit për 3 nga 5 segmentet e saj ose në një distancë 37km. Segmentet më të vështira të saj janë ai i 2-të dhe i 3-të, që sipas projektit parashikohen të jenë rrugë malore që arrin deri në lartësinë mbi 900m. Këto 2 segmente kanë një gjatësi 26,8 km, gjerësi rruge 7,5m, një tunel mbi 2,6 km në Murriz (i ngjashëm me një nga tunelet e Krrabës), një tunel 560m në Gurin e Bardhë dhe disa ura.

    Projekti i “Rrugës së Arbërit” i aprovuar nga Qeveria Nano u përkrah fuqimisht nga Qeveria Berisha dhe për këtë hynë në negociata me kompaninë kineze China State Construction Engineering Corporation (CSCEC – http://english.cscec.com/), që ta ndërtonin me koncesion dhe të përfitonin financim nga Kina.

    Pa hyrë në vlerësime për cilësinë shumë të diskuteushme të vetë projektit si dhe vlerësimin e tij ekonomik, po ju bëjmë me dije perpjekjet e qeveritarëve shqiptarë se përse duan të përfshijnë kinezet në këtë projekt, që shumë mirë mund të vazhdonin t’i bënin edhe 26km e mbetura me fondet e buxhetit të shtetit si dhe segmentet e ndërtuara deri më tani.

    I inspiruar nga “suksesi i vjedhjes” me “Rrugën e Kombit”, idenë e përfshirjes së kinezëve në këtë koncesion e pati Sali Berisha dhe grupet e interesit rreth tij. Ai jua paraqiti fillimisht këtë projekt kinezëve dhe ra “në ujdi” me kompaninë CSCEC, e cila menjëherë hapi zyrat në Tiranë dhe bëri një “marrëveshje bashkëpunimi” me një kompani pranë Berishës. Disa muaj më vonë CSCEC bëri edhe një “marrëveshje bashkëpunimi” edhe me kompaninë “Megatek” të Lulzim Bashës. Qëllimi i dhënies “me koncesion” dhe paraqitja si një ofertë e pakërkuar qe thjeshtë që të mos bënin transparent koston e ndërtimit.

    Me ardhjen e socialistëve në pushtet në takimin e parë që Edi Rama pati me kinezët e CSCEC dhe në prezencë të autoriteteve diplomatike kineze, Rama ju prezantoi kinezëve superdeputetin Koço Kokëdhima dhe ju tha shprehimisht kinezëve: “KY JAM UNË”. Natyrisht socialisti Koço nuk e pati fare problem që të bënte një ujdi të shpejtë me kinezët dhe me ortakun demokrat të Lul Bashës, Dionis Teqja (Megatek), pasi “Dionisi nuk është më me Lulin”.

    Pasi Koço ra në ujdi me kinezet e CSCEC (me dorëzani të Ramës) i vuri në rreshtore ministrat e transportit dhe të ekonomisë, dhe po mundohet të neutralizojë edhe atë të financave (me kërcënime “shkarkimi” në gazetën e tij).

    Po ku qëndron problemi më serioz me “Rrugën e Arbërit”?

    Tek formula inovative e financimit (e vjedhjes) “KONCESION ME GARANCI TRAFIKU”. Që do të thotë që “në se në “Rrugën e Arbërit” nuk kalojnë X numër makinash në vit, qeveria Shqiptare do të paguajë diferencën e trafikut të munguar”. Sipas standarteve europiane që një rrugë me 2 korsi prej 27 km (ndërtuar me kosto mesatare) do të duhen të kalojnë 7’ooo makina në ditë, që ajo të jetë rentabël. Sa makina mendoni që mund të kalojnë në “Rrugën e Arbërit”? Në “Rrugën e Kombit” kalojnë rreth 4’000 makina në ditë. Pra nuk do shumë përllogaritje të kutohet që “Garancia e Trafikut” që do të garantojë të paguajë Qeveria Shqiptare është thjeshtë një “Këst Kredie i Fshehtë”.

    Atëherë përse Qeveria Shqiptare vazhdon të zbatojë një skemë vjedhjeje të ngritur nga Berisha e Basha?

    Pse nuk ndiqet procedurë tenderimi për ndërtimin e 2 segmenteve të “Rrugës së Arbërit”, deri sa kjo është një kredi e pastër, që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë?

    Në se thonë që është një propozim kinez i pakërkuar, gënjejnë. Ky është projekt i Qeverisë Shqiptare.

    Në se thonë se firma CSCEC e financon vetë, gënjejnë. Gjithë investimet kineze me kredi të buta në 16 vendet e Europës Qëndrore e Lindore i financon China Exim Bank (http://english.eximbank.gov.cn/en/), që jua jep qeverive me kusht që përfitues të jenë firma kineze. Në çdo vend që kjo bankë ka financuar të tilla projekte, ato kanë kaluar në procese tenderimi nga qeveritë respektive. Evitimi nga Qeveria Shqiptare i procedurave të tenderimit bëhet me të vetmin qëllim, që të mos ketë transparencë për koston e fryrë të ndërtimit të rrugës, që sipas thashethemeve të besueshme varion nga 260 milionë euro deri më 500 milionë euro për një distancë rruge 26km aq sa nga Tirana në Dajt !!!! Kjo rrugë s’mund të kushtojë kurrsesi më shumë se 100 milionë euro (përfshi bakshishet standate).

    Të gjitha veprimet e deritanishme të Qeverisë Shqiptare kanë kulmuar me “Projektligjin që ajo ka përgatitur javën e shkuar dhe dërguar në Kuvend, nëpërmjet të cilit kërkon një procedurë të veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e “Rrugës së Arbrit”, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze “China State Construction Company”.

    Kjo NUK ËSHTË ASPAK TRANSPARENTE.

    Me këtë projektligj Qeveria don të mbulojnë një kredi të fshehtë, që po merr nga Exim Bank e Kinës, që sipas gjithë gjasave do të përfundojë në pjesën më të madhe në xhepat e pushtetarëve (të pozitës dhe opozitës) dhe në dëmin tonë si shtetas. Kjo do të rrënojë edhe më tepër krizën ekonomike të Shqipërisë. Prandaj ne si qytetarë kemi të drejtë të informohemi dhe të bëhet çdo gjë transparente dhe sipas Ligjit “Për Prokurimin Publik” dhe të mos stisen ligje për të përligjur veprime të paligjshme.

    Pra sipas gjithë gjasave ky është prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit”, vjedhje e financimeve kineze të “Rrugës së Arbërit” me ekzekutor primar tutorin e Edi Ramës Koço Kokëdhimën.

    Nga veprimtaria e deritanishme e kësaj qeverie, ku nuk ka asnjë investim serioz në ekonomi, bile nuk ka asnjë projekt serioz ose vision ekonomik (perveç palmave 6’000 euroshe), po shofim vetëm skema vjedhje të llojeve të ndryshme me ekzekutorë të ndryshëm, që kanë emër dhe mbiemër:
    – Vjedhja klasike për ditën me diell e naftës dhe rentave minerare të Albpetrolit nga kryeekzekutori socialist i vjedhjeve Koço Kokëdhima (me lejen e Edi Ramës);
    – Vjedhja me tenderin e “check-up” që de-facto përfitues pas figurantes Vilma Nushi është ish ortaku i saj Arben Ahmetaj (ekzekutori numër 2 socialist i vjedhjeve);
    – Vjedhjet konstante në shëndetësi nga Ilir Beqja (ekzekutori numër 3 socialist i vjedhjeve);
    – Tentativa e vjedhjes me “Rrugën e Arbërit” me kryeekzekutor Koço Kokëdhima, etj.

    Këto tregojnë që Qeveria Rama nuk është një qeveri ndryshe dhe nuk ka asnjë program ekonomik, por është një “qeveri e vazhdimësisë së vjedhjeve publike” 25 vjeçare të bëra nga Berisha, Nano, Meta, Meksi, etj. Natyrisht Rama është i mirënjohur për korrupsionin 10 vjecar në Bashkinë e Tiranës dhe përfitimet nga lejet e ndërtimit, betonizimin e Tiranës, etj. Por sa më sipër janë fakte të forta që tregojnë që Edi Rama nuk ka ndryshuar. Ai ende nuk është ngopur së vjedhuri, por po vazhdon të vjedhë në një nivel edhe më të lartë me anën e ekzekutorëve të tij të vjedhjeve. Dhe fotografia më e saktë e vjedhjeve të tij janë vetë kostumet e tij “Brioni su-misura” nga 20 mijë euro që i ndërron cdo ditë.

    Pra kultura politike në Shqipëri mbetet ajo e plaçkitjes së çdo gjëje dhe e vazhdimit të rrënimit ekonomik dhe moral të vendit.

    Nga “RAPORTUESI SHQIPTAR I KORRUPSIONIT”
    [email protected]

    1. Pelasgian says:

      Nje komentuesi ktu ne Tema i lexoja shpesh here komente ne te cilat behej fjale per nje super vjedhje te ardhshme pikerisht tek projekti ne fjale , rruga e Arbrit . E pyta se ku i kishte marre kto info por nuk mora pergjigje , tani fale teje gjerat jan edhe me te qarta .

      Vazhdojne vjedhjet , asgje ska ndryshuar .

    2. lumasi says:

      tani nuk kemi me dyshime qe edhe keta te edit te asaj udhe me salen jane. italianet kane nje shprehje te bukur: ndryshoj gjithecka per mos te ndryshuar asgje.

    3. Epiriiiiii says:

      Flm Tema dhe Komentusit si ky i mësipermi Prologu i 1 Vjedhjeje…… Keshtu njerzia informohetme shume e më dtejte mbi Prapsite e Prapaskenat e felliqura te Qeveritarve tane

  2. Alphade says:

    Kane lezet , autostradat me 4 korsi : 2 vajtje dhe 2 kthim-: Jo si superestrada Fatosit qe beri Durres -Elba-
    san-Qafe-Thane-Struge , nje sabotim iturpshem nga ana e shkurtabiqit , ne zbatim te ”keshillave” greke,
    i blere nga greket dhe tash ”flene” i qete ky tradhetar i Shqiperise, nje hajdut paskrupull……..!!!!
    ……….

  3. lol says:

    3 gjera skandaloze:
    1.Edhe nje here konsuelenca:per cka paguajme ne 3 ministra e gjithe ato nenpuneses ne ministri kur prape duhet te ‘huazojme tru’ per keta ministra te paafte per asgje! Apo mos eshte menyra e rilindjes per rryshfet?
    2 .prape koncesione,po kushtet nuk dihen… Mungese transparence totale edhe korruption prape,edhe nje barre prape per shqiptaret ne qofte se perdoret shpikja e re e koncesionit me traffik minimum te garantuar!…
    3.Cfare skandali eshte kjo:nje rruge qe paguhet sa nje autostrade ne bote ,po nuk ke mundesi me visite ma shpejt se 50_60 km\ore?dmth nje rruge qe nuk pilote son kush tet minimal per rruge nderkombtare!

  4. sali Serbi says:

    Raportuesi Shqiptar i Korupsionir. E lexova me vemendje komentin tuaj.Me terhoqi vemendjen arsyetimi juaj kompetent por faktet jane te pamjaftueshme per te dale ne perfundimin se Edi Rama dhe Koço Kokedhima po vjedhin me kete projekt. Hipotezat tuaja nuk mbeshteten mbi fakte nderkohe qe ju i etiketoni keta vjedhes dhe te koruptuar si dhe paraardhesit.Une nuk kam ndonje konsiderate pozitive as per te djathten e Saliut dhe as per te djathten e Edit, per mua ata jane njesoj antipopullor, por do te doja ti lexoja faktet e korupsionit jo me hamendesime por me prova qe e lehtesojne kuptimin ne nje ekuacion te thjeshte.Ju perpiqeni ta tregoni korupsionin duke arsyetuar se garancia e trafikut do te jete si nje kredi e fshehte.Perseri edhe kjo eshte hipotetike qofte edhe per arsyetimin e thjeshte se ndoshta vitet e para nuk do kete çfrytezim te plote sipas parashikimit por, po te kemi parasysh qellimin qe kjo rruge do ti japi frymemarrje kesaj zone te madhe, une mendoj se brenda pak vitesh kjo rruge do i kaperceje kapacitet çfrytezuese te parashikuara.Praktikisht keshtu ka ndodhur kudo me hapjen e drejtimeve te reja te qarkullimit kombetar dhe nderkombetar.Me vjen keq por po te kishit argumenta me te forte e bindes, teknik e financiar, jo thjeshte parashikime e paragjykime, une nuk do harrija ne perfundimin qe komenti juaj bje era qefmbetje ose me e pakta keqdashje.

  5. tori says:

    Ka shume te drejte analisti eshte mese e veretet aj qe po ndodh. Rilindasit po versulen pa pyetur per ligj e per shtet. Ajo qe me cudiste deri me tani ishte heshtja e opozites por po kuptoj qe pazari i paska futur ne thes te dyja palet dhe koston e paguajne shqipetaret.
    Rama eshte nje profan ekonomik dhe i priru per show prandaj bie direkt ne rrejtin e spekulanteve ekonomik si ahmetaj me shoke apo si padrino Meta qe e ka doren e rende ne cdo pazar.

    Madje keta te sotmit po bejne gjera te cuditshme duke ja faturuar cdo koncesion buxhetit te shtetit. Shikoni pak dhe ate konescionin e pastrimit te plehrave ne elbasan, skeme e mirefillte zhvatjeje ku gjithe investimi prej 22 mil euro do te paguhet nga buhxeti i shtetit dhe nderkohe firma do te shese energji shtetit pas ansnje risk.Dhe kontrata eshte dhen pa tender pa gare dhe ne menyre te fshehte. Kerkoni informacion dhe shikoni si do te dale. Kjo eshte veper e LSI istit Koka dhe kryepazarxhiun e qeverise Ahmetaj. Nje gje nuk dime a ka marre ndonje cope rama ne kete pazar apo ja kan hedhur si profan ekonomik??!!

    Popull hapni syte se nje e keq e madhe po na troket te porta me kete fare qeverisese qe ben vetm show dhe zhvat me ligj. rrofte rilindja!!

  6. ALBATROS says:

    cifuterit si rama skane asnje meshire per shqiptaret

  7. A says:

    Teoria e ndertimit me tendera dhe koncesione ka falimentuar sepse kemi shikuar se eshte objekt per abuzime, vjedhje dhe grabitje me shuma marramendese parash, ku rruga e kombit kushtoj 3(TRE) FISH dhe minimalja u zhduken nga xhepat e taksapaguesit shqiptare minimalja 230 MILION EVRO. Pra, katastrofe abuzimesh, shperdorimesh dhe vjedhjesh.
    Tjetra, kemi vetem disa miniera te mineralit BAKER qe shfrytezohen shtazerisht pa asnje kusht edhe teknik, ne nje kohe qe bakri nuk pasurohet dhe shitet virgjer direkt si del nga miniera. Me qenese dihet qe ky baker ka AR=FLORI. Humbja qe nuk marrim nga ARI=FLORIRI eshte 200 KG ne vit here 25 VJET = 5000 kg AR=FLORI kane shkuar dhe eksportuar ne drejtim te paditur per popullin, kuptohet nje pjese e fitimeve shkojne ne xhepat e ndonje pushtetari mafioz dhe te korruptuar.
    Kemi, simbolin e hotelerise dhe turizmit shqiptar “HOTEL DAJTI” qe lihet qellimisht pa u rregulluar dhe i rikonstruktuar, sepse HOTELET “TIRANA”, “ROGNER” dhe “SHERATON” nuk e deshirojne nje gje te tille dhe ne fund te muajit “DICKA” i shkon nga fitimi cdo kryeministri te rradhes.
    Shtetet dhe qeverine qe luftojne korrupsionin, shperdorimet dhe mafien si vendet NORDIKE me Kapitalizem modern social-demokrat nuk bejne tendera, por ngrejne grupe pune me specialista me te mire te fushave perkatese qe duhen, jo me politikan dhe jo me pushtetar qe vetem lloqe kane, dhe nxjerrin nga studimi projektin dhe preventivin e duhur te sakte, te qarte dhe trasparent.
    Nga nxjerrja e NAFTES ne Detin e Veriut qe eshte shume e veshtire sepse natyra nuk eshte dashamirese por e ftohet dhe ndermjet akujve dhe ne dete, gjendja e suficitit buxhetor te NORVEGJISE eshte 800’000’000’000 EVRO. Kaq mjafton se ku jemi me nje popullsi te vogel si eshte edhe Norvegjia. Tung.

  8. mira says:

    Raportuesi shqiptar i korupsionit i ka thene shume qarte arsyestimet e tij. pjeset e mbetura 26.5 km MUND TE TENDEROHEN, dhe KAQ e ka thene.

    E perse mos mendojme se ka shume te drejte kur shikon qe te tre “forcat politike” sa per te qeshur kur thua politike, tere horrat dhe cubat qe kane zene per fyti shqiptaret, per rastin me flagrant te betonizimit poshte Diges se Liqenit kane bere PAZARE TE PISTA pa ju trembur syri se populli i sheh por nuk ka nerv te shkoje ne proteste se mendon qe mafia eshte ne pushtet dhe eshte veshtire te luftosh.

    Ti sali serbi perpiqesh te mashtrosh duke thene se nuk je me asnje te djathte po edhe bufi e shef se ti po ben avokatin e rilindjes.

    Fakti qe nuk po ndihet e djathta eshte e njejte me arsyen e mesiperme

    Kryeministri aktual ka aftesi vetem per batuta.

    Po te shikosh si po vepron kupton qe eshte frikacak, genjeshtar i Korrrrruptuar, i paafte, nuk do tja dije fare, fare, fare per Shqiperine, dhe mbi te gjitha M A S H T R U E S.
    Keto cilesi dalin me shume ne pah kur mendon se cfare premtoi ne 23 qershor dhe se si populli i dermuar ekonomikisht dhe shpirterisht nga bandat e serbit te shpellave, besoi, dhe ky fare kryeministri i zhgenjeu.

  9. mira says:

    Rilindja ka aritur ne konkluzion se as specialistet dhe as njerzit e dijes nuk i duhen. Shenje e kesaj eshte shkaterimi i universitetit publik.
    Avazin e universiteteve private po fillojme ta degjojme qe tani dhe mbas pak vitesh te jemi te sigurte se duhet te japim edhe QEVERINE ME KONCENSION. ME MIRE DO JETE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje