Shqipëria do të vijojë rritjen ekonomike edhe përgjatë vitit 2015, rritje e cila parashikohet me 3 përqind. Kështu u shpreh shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vendin tonë, Nadem Ilahi, në takimin për nxjerrjen e konkluzioneve e rishikimit të programit të FMN-së në Shqipëri. Ai theksoi se pavarësisht përmbytjeve dhe kredive të këqia ekonomia do të vijojë rritjen si pasojë e reformave të marra në shumë sektore, ku më e rëndësishme është reforma në sistemin energjitik.
“Problemet në sektorin e energjisë i kanosen buxhetit, reforma po ecën mirë, është e nevojshme për të zvogëluar rreziqet. Rezultatet deri tani janë të mirë, ka një rënie të humbejve në këtë sistem, nxisim qeverinë të vazhojë me këtë reformë”, theksoi Ilahi.
Të pranishëm në këtë takim ishin Ministri i Financave, Shkëlqim Cani si dhe Mnistri i Ekonomisë Arben Ahmetaj. Cani theksoi se ekonomia shqiptare po ecën rrugën e duhur, ndaj nuk pritet që gjatë 2015-ës të ketë rritje taksash.
“Me masat e marra nga qeveria janë ulur risqet ndaj ekonomisë. Do të vazhdojë lufta kundër evazionit fiskal dhe informalitetit”, theksoi ai.
Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko në këtë takim tha se kredit e këqija ngelen një problem serioz për bankat. Ai tha se Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare po bashkëpunojnë për rritjen e kreditimit në vend, për të stimuluar rritjen ekonomike./j.h
kokrat e mashtruesve,… papunesia kulmin e ne cfare rritet ekonomia me pordha,asgje nuk prodhohet ,ky palla i gjate do rrise dhe taksat e shtepive si ne europe ,sepse idioti nivelin e jetes e ka si ne europe ,nderkohe shteti nuk i pergjigjet popullit per asgje vetem rritje taksash
Vazhdimi i reformave edhe realizimi atyre me sukses do ndikojn ne rritjen ekonomike. Nje sukses nga reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare eshte edhe ajo e energjise ku po ulen humbjet ne rrjet , edhe po i kthehen qytetarve shqiptare 150 mln euro investime kur dikur shkonin per te shlyer dritat e atyre qe spaguanin.
vendi eshte ne rrugen e duhur edhe kte gje po e tregojn raportet qe po na vine nga banka boterore edhe fondi nderkombetar monetar. Te gjithe e dime ne ca gjendje na la saliu. Gjithmon reformat jane te dhimshme por ne fund te fundit populli do dal i fituar.
Reformat e ndermarra ne cdo sektor si p.sh ajo ne sektorin energjitik, dhenia fund e abuzimit me TVSH-te, shlyrja e borxheve qe qeverite e kaluara kishin akumuluar ndaj bizneseve ndikojne drejteperdrejt ne ekonomine e vendit tone. Duhet pune!
Reformave qe po kryhen nga qeveria eshte e domosdoshme tu shkohet deri ne fund. Te vazhdoje intensivisht lufta ndaj evazionit fiskal. Ka akoma shume per te bere. Padyshim qe ka veshtiresi pasi eshte trasheguar nje gjendje jo e mire.
Treguesit na bejne te jemi optimiste. Rritja 3% qe parashikohet per vitin 2015 padyshim qe nuk eshte e mjaftueshme pasi nuk reflektohet ndjeshem ne te gjitha shtresat e popullsise por tregon se ekonomia eshte futur ne shina. Pastaj me permiresim te performances si : mbledhje te taksave, lufte evazionit fiskal, reforma ne sektore te ndryshem padyshim qe do reflektojne per mire.
Nuk duhet te harrojme se qeveria aktuale trashegoi nje borxh te fshehur qe u kish bizneseve e kompanive te ndryshme, rikthimi i FMN-se nga kjo qeveri eshte lajm i mire pasi politikat e saj orientuese ndihmojne ne permiresimin e ekonomise. Puna qe po behet per mbledhjen e taksave si edhe reforamt e marra padyshim do japin rezultat.
Reforma te tilla jo vetem ajo ne energji,sjellin efekte pozitive ne zhvillimim ekonomik dhe ne menyre indirekte prek edhe “ekonomine” personale te shqiptareve. Eshte pikerisht ajo cka kemi pritur gjithe keto vite
Dje sipas qeverise nuk kishte leke per mirembajtjen e rrugeve dhe parashikonte dhenien me koncesion te tyre.
Sot qeveria deklaron se situata ekonomike eshte e mire dhe me rritje.
Ka apo nuk ka leke qeveria ?!
Ne shqiptaret jemi vertet shume te cuditshem!! I duam gjerat tak fak,me nje kercitje gishtash duam nje zhvillim te njejte me vendet perendimore. Po prisni more se duhet ta nxjerrim vendin nga mynxyea ku u la pastaj te punojme te gjithe per zhvillimin e metejshem te vendit tone
Duke marre shkas nga komenti pare mendoj,jemi qe jemi them te bejme dhe nje reforme tek vete shqiptaret,tu rrisim pak nivelin e durimit. Megjithse skane faj te shkretet se aq shume i shkaterroi PD sa tani presin rezultate te medha
Mendoj se duke analizuar situaten ku u la vendi,shqiperia ka nje rruge te veshtire perpara dhe reforma te tilla jane mese te nevojshme jo vetem ne zhvillimim e sektoreve qe keto reforma prekin por edhe tek ekonomia ne teresi.
Nuk eshte e pakte qe zhvillimi ekonomik te vleresohet nga nderkombetaret!!
Rritet leshi behet kacube.
pa uit dhe pa prashit tronglli cenit si urrit
hajt se mas ca vitesh do ta shifni si greqia
shifjani refomat greqis se po kenaqet duke i bere ato rrofte partia