Firmoset ndërmjet Ministrisë së Transporteve dhe kompanisë italiane “Serenissima Construction Intl” kontrata për punimet e Bypassit të Vlorës. Të pranishëm në nënshkrimin e kontratës ishin Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe drejtori i firmës italiane Giuseppe Nardi.
Ministri Haxhinasto e vlerësoi si shumë të rëndësishme nënshkrimin e kësaj kontrate e cila sipas tij do të bëjë të mundur frymëmarrje për të gjithë akset rrugore, në veçanti atë të jugut. Haxhinasto kërkoi nga firma e kontraktuar që të zbatojë standardet më cilësore të rrugës dhe sigurisë në qarkullim.
“Përshëndetje sot firmoset kontrata e zbatimit të punimeve të një vepre shumë të rëndësishme të infrastrukturës sonë rrugore për Bypasin e Vlorës, një vepër e cila është një segment shumë i rëndësishëm i të gjithë rrjetit tonë vecanërisht për zonën e jugut.
Një vepër e cila do të sjelli një frymarrje do të thoja krejtësisht tjerër për sa i takon qarkullimit në zonën e Vlorës një nga zonat me potencialin turistik më të madh që ka vendi dhe sigurisht do ta eksploroj këtë potencial në mënyrën më të mirë.
Shumë e rëndësishme është që në realizimin e kësaj vepre kompania Serenisima Konstruksion të aplikoj në standartet më të larta të cilësisë dhe në të gjithë elemente e nevojshëm vecanërisht për sa i takon edhe sinjalistikës dhe sigurisë rrugore me qëllim që kjo vepër të mos jetë as më pakë e as më shumë por një vepër e standartit më të lartë europian”, tha Haxhinasto
Nga ana e tij Giuseppe Nardi, Drejtor i Pergjithshem i kontraktorit “Serenissima Construction Intl” garantoi se firma që ai drejton do të zbatojë standardet evropianë për ndërtimin e Bypassit të Vlorës duke respektuar njëkohësisht edhe afatet kohore në kontratë.
“Jam ketu per te prezantuar kompanine Serenissima Constraction dhe te siguroj Ministrin dhe ARRSH qe do procedojme me zhvillimin e punimeve te Bypass te Vlores sipas normave teknike dhe ekzekutive qe perdoren ne standardet evropiane dhe ekzektuimin e punimeve ne afatin kohor te parashikuar dhe pikepmerine maksimale.
Kemi pase fatin te punojme e aktualisht po punojme me Ministrine dhe ARRSH per Bypass e Fier ndaj kemi raport mes nesh dhe dime si punojme reciprokisht ndaj kjo do ndihmoje qe punimet ne Vlore do ecin shpejt, per kete segment e arterie qe komuniteti ka kaq nevoje qe do jape zhvillim turismit dhe prosperitet nje zone kaq te bukur te shqiperise sic eshte Vlora”, tha Giuseppe Nardi
Kontrata e firmosur ditën e sotme parashikon një afat prej 30 muajsh për ndërtimin e Bypassit të Vlorës, një segment rrugor me gjatësi 29 km. Vlera e punimeve të këtij aksi kapin shifrën e 35.5 milionë eurove. /gj.k/
O Z.Ministre, turpi me imadhe eshte qe kete ndertim e mori e njejta firem qe po punon per bypass e Fierit, E dim kush punon, si punon, dhe sa vonojn punimet. O Minister, nuk mund ta ndertoi Bypass e Vlores Kallcaku qe di vetem te mashtroi dhe te vonoi punimet.
Ujrat e zeza
Ujrat e zeza qe derdhen ne gjirin e Vlores.
Ato rregulloni urgentisht,”bypassi” prêt….
Turizmi ne Vlore nis nga deti i cili aktualisjt eshte i qelbur…
Ku e ka frymemarrjen kjo veper o Nasto Haxhiu?!
Mjere ato fshatra e ata njerez qe po ua zhvatni ato toka te mrekullueshme bujqesore e blegtorale e po i ktheni ne toka ndertimi mafioze italo-shqiptare!Do ua zhdukni krejt identitetin. Do i katandisni me keq se Seliten e Kamzen e Tiranes.
3 vjet per 29 km rruge……!!??? 6 muaj per nje xhami…..!!!
vatani po dryshon………….
ti(tfgs) vertet qenke manjak, dhe asgje me shume .
Po ti ç’ke me vatanin tone , ky nuk eshte shqetesimi yt por yni,shko e shih ç’ben ciprasi e varu…fagosi se po e nxjerin ne drite eladhen !?
tgfs ktu ka t drejt jam bo kaq s di nai rast n erop2 tre vjet 29 km rruge mos osht faji gazetarit mun t thuhet 29 km per 6 muaj europa kshu punon aq me shume qe kjo eshte kompani italiane TURP qe tallin bythen me shqiptare e shqiperine kta mafioz politikan e mafioze firma. qe vjedhin e ndajne parate hedmond haxhinasto TURP per kte qe i thot vetes minister dhe akoma se di si punon europa dhe neper vera qe jane kryesore ne vend te dali t thot kjo rruge do behet per nje vit thote tre vjet.