Arbitrazhi me Rapiskan, zyra e Cherie Blair merr 495 mijë euro nga Shqipëria

19 Mars 2015, 12:31Ekonomia TEMA

Nga Gjergj Erebara, BIRN

 

Me një vendim të mbajtur gjysmë të fshehtë, qeveria urdhëroi Ministrinë e Financave të paguajë gati gjysmë milioni euro “për kryerjen e pagesave të tarifave të avokatëve në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar”, bëhet e ditur nga Fletorja Zyrtare.

Vendimi i qeverisë ka datën 11 mars 2015 dhe u publikua sot në Fletoren Zyrtare. Vetëm se vendimi në fjalë nuk është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë kryeministria.al ku janë botuar të gjitha vendimet e tjera të marra në mbledhjen e qeverisë të 11 marsit.

Vendimi thotë që nga fondi rezervë i qeverisë, Ministria e Financave të përdorë një shumë prej 495 mijë eurosh “për kryerjen e pagesave të tarifave të avokatëve në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar IÇ nr. 20447/MHM S2 Albania sh.p.k. dhe Rapiscan Systems Inc. Kundër Republikës së Shqipërisë”.

BIRN raportoi më herët se firma ligjore e zonjës Blair, Omnia Strategy, është punësuar nga qeveria e Shqipërisë për konsulencë juridike dhe përfaqësim në një mosmarrëveshje tregtare me kompaninë amerikane Rapiscan dhe bashkëpronaren e saj shqiptare, kompaninë S2 Albania.

Mësohet se Omnia Strategy është punësuar përmes një procesi të njohur si “ftesë për negociata” të zhvilluar nga Avokatura e Shtetit. Vendimi i Avokaturës së Shtetit për përzgjedhjen e Omnia ka gjasa që është në kundërshti me vetë rregullat e përcaktuara në ftesën për negociata, e cila sanksiononte që kompanitë pjesëmarrëse duhej të ishin së paku pesë vjet të vjetra, kusht që Omnia nuk e plotësonte.

Mosmarrëveshja për të cilën znj. Blair do të përfaqësojë Shqipërinë në gjyq lidhet me një koncesion të dhënë në muajt e fundit të qeverisë së kaluar. Një koncesion shumë i kritikuar, ai ngarkonte një tarifë të posaçme për çdo mjet që kalonte pikat kufitare për të paguar për shërbimin e skanimit të mallrave për të luftuar evazionin fiskal apo trafiqet.

Qeveria e re nuk pranoi ta zbatojë kontratën e nëshkruar nga qeveria e kaluar, por në të njëjtën kohë punësoi një konsulent të ri, Croën Agents, me kosto rreth 8.5 milionë euro për dy vjet, kontratë që supozohej, do të ndihmonte qeverinë shqiptare të rriste të ardhurat doganore.

Si rrjedhojë, Rapiscan iu drejtua arbitrazhit duke kërkuar një dëmshpërblim të përgjithshëm prej 359 milionë dollarësh.

Vendimi për punësimin e kompanisë së zonjës Blair vjen në një kohë kur bashkëshorti i saj, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair, është formalisht këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Qeveria shqiptare thotë se shërbimet e z. Blair janë “pa kosto për taksapaguesit shqiptarë”, megjithëse nuk bëjnë të ditur se kush e paguan koston e punës së ish-kryeministrit Britanik në Shqipëri dhe as nuk sqarojnë nëse z. Blair po punon apo jo falas si këshilltar i kryeministrit Rama.

Sa i përket faktit që vendimi për pagesën e Omnia nuk u publikua në faqen e qeverisë kryeministria.al, siç ka qenë praktika në Shqipëri për vendimet e qeverisë që nga viti 2003, kjo nuk është hera e parë që qeveria është selektive në publikimin e këtyre vendimeve dhe se në të shkuarën, shumë vendime që mbartnin rritje taksash janë mbajtur të papublikuara.

14 komente në “Arbitrazhi me Rapiskan, zyra e Cherie Blair merr 495 mijë euro nga Shqipëria”

  1. hajdehajde says:

    t’emen Rama, e bere dhe nje gol te mire

    1. Celo Mezani says:

      Mjafton te besh kerkim ne Google dhe do gjesh Rapiscan Systems ka pajtuar nje nga studiot juridike me te forta ne USA “Holland & Knight”, per ti marre shtetit shqiptar 359 milion dollare demshperblim (fitimi i munguar). Keto lloj studiosh punojne me parapagim + bonus ne varesi te rezultatit te gjyqit.

      Pervec te tjerave Holland & Knight po paguan periodikisht ne Kongresin Amerikan shuma te medhaja lobimi per kete ceshtje.

      Perballe nje firme juridike qe te thyen brinjet dhe nje lobimi te fuqishem tek njerezit me me pushtet ne bote, me cfare do i mbroje Qeveria e Shqiperise 359 milion dollaret me Maks Haxhine dhe Genc Bogen.

      Artilerine e rende do e luftosh me artileri te rende dhe jo me topin e Mato Grudes.

  2. miri says:

    Ja si punon Tony Blair pa pagese ne Shqiperi duke i marre njeheresh nepermjet gruas pagesat..Hajde transparence hajde.
    Hajde rilindje hajde.

    1. Toni says:

      ooooo miri po kaq shpejt e harrove PODESTEN-doris pack-viktor orban-etj plera pas qe paguheshin per te mbuluar krimet-vrasjet-vjedhjet-etj te salesh berishes..te fala saliut+jozefnes…

      1. zef kallami says:

        Po mire mo Toni se qenke shume i zgjuar ti. Meqe Saliu beri ato qe beri, ne i dhame 1 milion shuplaka dhe e shporrem. Pse kte tjetrin duhet ta lejojme te beje te njejten gje?? Ma shpjegon dot ca sensi ka??

        1. Toni says:

          oooo zef llesh dode kallomi kjo ceshtje qe ka more kjo zonje eshte av-mbrotje e shtetit behet fjale per koncesionet SHQIPERIA 1-euro qe dha saliu pak muaj para se te humbte zgjedhjet lexoje mire kete info para se te shkruash nuk ja paske haberin fare ketij muhabeti…tung…

  3. plaku i mocem says:

    Eshte e dyta here qe lexoj kete lajm per zj.Blair.Por qytetaret edhe une, nuk dime akoma ne se eshte bere gjyqi dhe ka fituar qeveria shqiptare.Se, ne se ne kemi fituar nje gjyq, ku na kerkohet te paguajme 359 miljon euro,dhe gjyqin e kemi fituar kjo eshte pune dhe puna paguhet,por ne se nuk e kemi fituar gjyqin,problemi koklavitet.Thuajani publikut te verteten.

  4. genti says:

    nje studio kishte per ti marre ato se sben!
    kane menduar per mire. meqe Toni Bleri na jep mend pa lek, po ia shperblejme nga ana tjeter. mos ta haje thate.

  5. shiptar says:

    plaku , e kemi fituar gjygjin,edhe i lumte avokates ,,

  6. . says:

    Qeveria paguan “gjynahet” dhe “Vjedhjet”

    qe i ka bere shtetit super-killeri Sali Bisha,

    qe sot me TRITOL dhe DESTABILIZIM kerkon te shkaterroje Shqiperine.

  7. Rrumpall-hane says:

    Po ku pyesin kta ore” te gjitha parate do i paguajme ne, se mos po shkon njeri para drejtesise per kontrat te tilla. Mjeret ne se ne çfare duarsh jemi.

  8. Spartaku i Romes says:

    Nuk di, eshte e pamundur te kuptosh…
    kush ia ofron keto keshilla Rames?!

    Po rri or qyq, qysh ne fillim nuk duhet te llafosesh ne pazar!
    E zbrite Berishen nga KALI? Po, e zbrite! Perdore genjeshtra te ndryshme nga te Berishes dhe hipe ne karrike.

    Lere betejen me Berishen, se duket se ende nuk beson se ke fituar.
    Leri koncensionet e tij, perdori sa e si te mundesh ato, se mos ben ndonje gje te mire edhe ti, sic beri berisha, se keshtu bejne gjithe qeverite e Botes…

    Ti del e bertete se Tony (Blery, jo ai i Kombinatit!) do punoje keshilltar per ty, por Falas…!
    Kjo mund te jete shenje solidariteti, por kapitali, kapitalistet dhe kapitalizmi punon me kontrata, me para, me valute o zoti Rama, dhe ti s’ke pse i genjen shqiptaret kot se koti…

    Vete e prishesh me nje shoqeri/company Amerikane per tu rregulluar me nje company ingliterrase!
    Me fal po kjo eshte t’ja heqesh vetes, kjo eshte prove e shkoqur fare se ti jo vetem nuk je politikan (sic e rrefeje vete), por as nuk ke ditur se c’do te thoshte te pretendoje te behesh Kryeminister…Aq me shume: kryeminister pas Sali Berishes!

    “Dua te behem kryeminister”, u the shqiptareve, por…”nuk e dinim se Sala na i kishte lene bosh xhepat e Financave!”, u the pasi fitove!

    Po ce o, kryeminister eshte ky njeri qe nuk di cfare ka fituar?!

    Kryeminister eshte ai qe di edhe se si do humbase, atij i them kryeminister une…!

  9. Ajaxs says:

    GJyqi nuk eshte bere, ky eshte parapagim. Ne qofte se ne e fitojme gjyqin, fima mbrojtese do marri edhe 20 perqind shperblim te 359 miljonshit.TUNG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje