Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu.
Ministri Haxhinasto e njohu ambasadorin Lu me zhvillimet më të fundit në sektorin e transportit dhe infrastrukturës në vend, për objektivat dhe projektet konkrete në fushat e transportit dhe të infrastrukturës. Haxhinasto vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të veçantë të SHBA për Shqipërinë dhe zhvillimin e saj. Ai vlerësoi prezencën e kompanive amerikane në ndërtimin e kësaj infrastrukture.
Ministri Haxhinasto dhe ambasadori Lu ndanë të njëjtin vlerësim për nevojën e rritjes së investimeve të kompanive amerikane në ekonominë dhe infrastrukturën shqiptare.
Ministri kërkoi vazhdimin e mbështetjes amerikane për korridoret e rëndësishme të transportit që kalojnë në territorin e vendit, veçanërisht për Korridorin VIII, që lidh portet e Shqipërisë me Shkupin, Sofjen dhe portin e Detit të Zi.
Ai e informoi ambasadorin Lu, se Shqipëria ka kërkuar pranë BE, që Korridori Adriatiko-Jonian dhe Korridori VIII të jenë pjesë e korridoreve evropiane të rajonit.
Ambasadori Lu vlerësoi hapat e ndërmarrë deri më tani për reformat, veçanërisht në fushën e sigurisë rrugore dhe të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai u angazhua për promovimin e një bashkëpunimi më të ngushtë me Departamentin Amerikan të Transportit.
o lu ata jane bashkepuntor te ngushte te krimit , prandaj kujdes
infestimi amerikan ka suksese per neser dhe vendin ne drejtim te drejte dhe me ekonomije reale tek nafta dhe gazi dhe fabrika me infestime reale ekonomike dhe drejtimi per neser ladi