Energjia/Rritet konsumi, ulen humbjet

23 Mars 2015, 13:38Ekonomia TEMA

Konsumi i energjisë elektrike, që zë vendin e parë si burim energjetik, vijoi të rritet ndjeshëm edhe gjatë vitit 2014 nga konsumatorët shqiptarë, ndërsa pas disa vitesh, u shënua ulje e nivelit të humbjeve të energjisë elektrike.

INSTAT njoftoi sot se konsumatorët familjarë rritën konsumin e energjisë elektrike gjatë vitit 2014 me 10,2% më shumë se në vitin 2013. Gjithashtu me rritje të konsumit të energjisë vjet rezultuan dhe konsumatorët jo familjarë me 9,9%, njoftoi sot INSTAT.

Konsumi i energjisë elektrike në total nga konsumatorët në vitin 2014 u rrit me 10,1% krahasuar me një 2013-tën dhe në sasinë nga 4.551 Gwh, në 5.011 Gwh.

Rritja e kërkesës për energji ndikoi në rritjen e importit bruto të energjisë elektrike gjatë vitit 2014 me 44,5% ndaj vitit 2013 dhe në sasinë prej 3.356 Gwh, nga 2,323 Gwh që ishte në 2013-tën. Për pasojë, edhe eksporti i energjisë në vitin 2014 u ul ndjeshëm. Eksporti bruto i energjisë elektrike vjet arriti në 288 Gwh, nga 1.425 Gwh, që ishte në vitin 2013.

Në krahasim me vitin 2013, humbjet në rrjet gjatë vitit që shkoi u ulën 15,8%, ose nga 3.306 Gwh, në 2.783 Gwh. Ky nivel humbjesh përbën 35,7% të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum.

Në sektorin e Shpërndarjes humbjet, që përbëjnë 94,2 përqind të humbjeve në rrjet, gjatë vitit 2014 rezultuan me rënie, që llogaritet në 15,3%

2 komente në “Energjia/Rritet konsumi, ulen humbjet”

  1. anannananan says:

    Me kete TEMA do te thote se populli nuk po e ndjen rritjen e cmimit te energjise, perkundrazi eshte rritur dhe konsumi i saj. Hajde propagande hajde! Vetem lajme te mira degjohen ketu nga fronti i qeverise dhe sketerre per opoziten. Populli eshte dele per ta, e han c’i japin!

    1. aa says:

      Cmimi eshte rritur ne janar te 2015, kurse lajmi eshte per 2014 kundrejt 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje