Sektori energjitik, Gjiknuri takon Patrizio Pagano/ BB mbështet reformat e deritanishme

27 Mars 2015, 11:38Ekonomia TEMA

Banka Botërore vlerëson reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në sektorin energjitik.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti në takim Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv pranë Bankës Botërore në Ëashington. Pagano shoqërohej në këtë takim edhe nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë zonja  Tahseen Sayed.

Ministri Gjiknuri njohu drejtuesit e Bankës Botërore me hapat dhe masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të reformës në sektorin e energjisë elektrike. Ai deklaroi se janë kryer një sërë veprimesh që çojnë në rritjen e likuiditetit në sektor, përmirësimin e aspektit financiar dhe nxjerrjen e tij sa më shpejt nga kriza.

Ministri Gjiknuri nënvizoi se reformat në energji kërkojnë kohën e tyre për tu ndërmarrë dhe për të patur rezultate të konsoliduara ndërsa qeveria shqiptare është e angazhuar seriozisht në këtë drejtim.

Pagano i konsideroi mjaft të rëndësishme masat e marra nga qeveria në drejtim të stabilitetit financiar të sektorit, rritjes së nivelit të arkëtimeve dhe reduktimit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

Gjiknuri u shpreh se qeveria e ka një plan të gjërë tanimë për të adresuar të gjitha sfidat e sektorit me seriozitetin maksimal. Ai falenderoi edhe Bankën Botërore për mbështetjen që po i jep qeverisë në drejtim të kryerjes së këtyre reformave.

“Shoh se ka një interes në rritje për investime në të gjithë portofolin e energjisë në Shqipëri por është me shumë rëndësi që sektorit së pari ti konsolidohet disiplina financiare”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ai nënvizoi se përmes projektit të Bankës Botërore për Rimëkëmbjen Energjitike por edhe me fondet e vet kompanive KESH, OST dhe OSHEE do të mund të kryhen investime konkrete në terren të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji për qytetarët.

Drejtuesit e Bankës Botërore deklaruan se sfida e qeverisë shqiptare në sektorin energjitik është e rëndësishme dhe deri më tani po ecet  në rrugën e duhur. /gj.k/

10 komente në “Sektori energjitik, Gjiknuri takon Patrizio Pagano/ BB mbështet reformat e deritanishme”

  1. Juju says:

    Banka boterore duhet perzene nga Shqiperia. ajo ka shkaterruar vendet e botes se trete sidomos ne ameriken jugore. mps aharroni pisllikun e Jales me Malltezin.

  2. Don Albano says:

    Ministri deklaroi se ” jane kryer nje sere veprimesh qe cojne ne rritjen e lukuiditetit ne sector, permirsimin e aspektit financiar dhe nxjerrjen e tij nga kriza”. Pra i presantoi si tre veprime kur ne fakt jane nje dhe i vetmi veprim qe eshte kriminalizimi i te gjithe atyre qe nuk paguajne faturen. Me kete veprim ministri yne i energjitikes kerkon te presantohet si Akili qe ka vrare me shpate qindra dhe mijera armiq dhe e ka cuar sektorin tone te energjitikes perpara.
    Ai gjithashtu theksoi qe ”qeveria e ka nje plan te gjere tanime per te adresuar te gjitha sfidat e sektorit me seriozitetin maksimal” por harroi te permendte ndonje detaj per planin tanime te gjere ose te permendte se cilen nga sfidat e sektorit do adresonte, si do ta adresonte dhe kur do perfundonte.
    Ministri nenvizoi se ”do te mund te kryhen investime konkrete ne terren..” por perseri harroi te permendte se cilat ishin keto investime konkrete.
    Me duket mua apo jane thesht fjale boshe dhe ministri nuk ka asnje plan per energjitiken?? Ndoshta nuk e kupton se cfare do the thote energjitike dhe sisteme energjitike dhe aq me pak e ka haberin se si do e ndryshoje ate? Dhe ju lutem komentuesve mos te permendin parti politike apo persona nga politika. Thjesht le te luajme lojen e energjitikes dhe problemeve me energjitiken, nese keni ”bythe” ta luani.

    1. futja vrapit says:

      Qenke rende fare vlla. Deshe dhe planin e investimeve ta sillte tek shtepia ty per vule? Qenke bere per ilace. Ik futja vrapit merr ajer te paster se nuk merrke vesh nga kjo pune.

      1. Don Albano says:

        Lexove ndoku qe une kerkova vule? Cflet per vula, ilace apo ku e di une se cfare? Mos eshte krim apo semundje te kerkosh qe politikanet tane te flasin hapur se cfare kane bere dhe cfare kane ne plan te bejne dhe kur kane ndermend ta perfundojne? Qenka kaq me sekret plani i energjitikes saqe nuk e tregoka dot ministri?
        Ne te gjitha vendet europiane plani i energjitikes shkruhet ne faqen e internetit te ministrise se energjitikes kurse planet akoma dhe me ne detaje ne faqen e internetit te psh. kompanive shteterore te energjitikes, prodhues, transmetues apo shperndares.
        Meqe ministri nuk e tregoka dot se qeka sekret na e trego ti se si behen ketu pune ndryshe meqe une nuk merrkam vesh.
        Na kthjello ti qe paske dale ne ajer te paster dhe vrapoke.

        1. futja vrapit says:

          Meqenese ke permendur faqet e internetit ja ku e paske linkun o profesor. Kerko njehere se ben edhe autogol kur flet kot.

          http://www.energjia.gov.al/al/publikime/rimekembja-energjitike

          1. Don Albano says:

            Posi edhe e pranoj qe nuk jam i perditesuar me planin e ministrise te dates 25 shkurt 2015. Por eshte e cuditshme se si ministri nuk i referohet ketij plani nuk flet i bazuar ne kete plan.
            Pastaj le te diskutojme per planin:
            Ne kete plan thuhet se brenda tre mujorit te pare do perfundoje
            Pika 3.ristrukturimi i tarifave (qe ka perfunduar _bravo)
            Pika 5. Fuqizimi i struktures paguese nepermjet KESHit kundrejt instituve shteterore (nu i dihet nese ka perfunduar ose jo_ndoshta)
            Pika 27 Ligji i ri per energjitiken (i pa perfunduar por ka akoma kohe deri me date 31 mars)

            Me tej ne tremujorin e dyte te 2015 duhet te perfundoje:

            Pika 23 Rishikimi i ligjit te energjise se renovueshme (nuk i dihet se si po ecen_ndoshta)

            Kurse me e forta eshte pika 25 Pergatitja e strategjise kombetare te energjise qe duhet te perfundoje ne fund te vitit. Pra plot 393 dite per te pergatitur strategjine. Eshte njelloj si te jesh trajner i kombetares dhe te shkosh ne ndeshje pa strategji.
            Sa kohe do i duhet ministrit per ta implimentuar kete strategi as qe nuk guxoj ta bej kete pyetje.Normalisht vendeve europiane u duhet disa vite por shpresojme qe ne ta zbatojme direkt si direktivat e partise.

            Sic e shikon po ti bazonte ministri fjalimet ne plane konkrete gjerat thjeshtohen, por rrezikon qe te zbulohesh dhe dalin ne pah mangesite.
            Pres kunderpergjigjen tende, dhe duhet thene qe ka qene kenaqesi te diskutosh me ty.

            1. futja vrapit says:

              Qenke fiks per tek emisioni “nga njera ndeshje ne tjetren”.ktheu tek komenti yt i pare dhe i dyte, thuaj qe ja ke futur kot pastaj nis bej analiza sa te duash.

              1. Don Albano says:

                Ja po te kthehem edhe tek komenti im i pare. Cilen pike do qe te ndryshoj ate qe nuk jane tre por nje mase e marre. E verteta eshte qe vetem nje eshte nuk jane tre. Apo do qe terheq faktin qe thashe qe ministri harroi te permendte ndonje plan apo harroi te permendte ndonje mase te marre. Nuk e shikon qe te gjitha qendrojne?? Une thjesht thashe se ai harroi ti permendte.
                Pastaj bera pyetjen se ndoshta nuk harroi por nuk ka haber per energjine. Do qe ta heq ate pytje dhe te pyes se ndoshta nuk ka haber cfare do thóte te informosh, pra ndoshta i mungon komunikimi?

  3. partialia says:

    Don albano me mbiemer bosi mafjoz, po pse mor djale ne nje njoftim per shtyp te nje takimi kerkon ti mesosh te gjitha ti..? apo vazhdon te jetosh ne kohen e superfuqise energjitike te doktorit. Ato qe po behen jane te dukshme mjafton fakti qe borxhi eshte ulur me 230 milion dollare ne nje vit, dhe arketimet jane rritur me nje mase shume te madhe. Kjo qevri po nderton lidhjet me kosoven dhe rajonin dhe po mendon dhe per prespektiven e gazit ne shqiperi. Mbase dhe keto ste duken gje ty se paske bythe te medha…po na i nxirr ti shohim njeher..

    1. Don Albano says:

      Ma trego se ku te takohemi qe ti tregoj ta mbush edhe gojen me k…arra ty dhe gjith partialise, dhe nu fund te jap edhe mjalte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje