"Western Balkans 6"/ Rama: Nis projekti i autostradës së kaltër

25 Mars 2015, 09:45Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale është ndalur në projektin e autostradës së kaltër, si një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në postimin e tij Kryeministri Rama thekson se ky projekt është frut i parë i Konferencës së Berlinit që parashikon nisjen e projektit të autostradës së kaltër. Ky projekt synon lidhjen e bregdetit të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Fruti i parë i Konferencës së Berlinit. Fillojmë projektimin e autostradës së kaltër qe do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë!” shkruan Rama.

Komenti i Kryeministrit vjen në një kohë kur Kosova mirëpret konferencën ministrore të shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”, ku do të diskutohen projekte konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë.

Kjo konferencë vjen pas asaj të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.

Pjesmarrës në konferencë janë ministrat e jashtëm dhe ato të infrastrukturës së vendeve të rajonit si dhe komisionerë të BE-së. /gj.k/

38 komente në ““Western Balkans 6″/ Rama: Nis projekti i autostradës së kaltër”

  1. orienti says:

    Do te vije ajo dite qe shqiperia te shihet ndryshe.

  2. Alphade says:

    Ja me keto gjera na gezon qeveria e jo me Saliste berishovice, dosh-kodoshet ,beshicet,etj.etj.!!!

  3. Albani says:

    Na thuaj more kryeminister kur fillon dhe kur do te mbaroje ndertimi i autostrades dhe leri denglat.
    Apo ti nuk di kur do filloje dhe mbaroje projekti,se per zbatimin do te te duhet nje gjysem shekulli ty.
    Mandatin tjeter me mire Meta ta marre vete postin qe ta dha ty,njelloj eshte,ti skadove pa te kaluar afati.

    1. tomorri says:

      hahah cfare komenti…. pse shkopin magjik ka kryeministri.

      Dil beje ti me mire qe qenke ekspert :,)

      1. Albani says:

        Barku nuk ngopet me lugen bosh apo me premtimet qe do te vije dhe dita qe te hashe.
        Me kete lloj propagande dhe politike u ngopem.

        1. Albani says:

          Pastaj cdo gje ka apo nuk ka percaktime kohore,apo nuk e dime as kur do ta fillojme dhe as kur do ta mbarojme,bile nuk e dime as qe do i gjejme parate qe ta fillojme apo jo.

          1. tomorri says:

            PARATE po jepen nga BE – dhe fiks 1 milliard. Kjo gje eshte bere publike tashme. Ki pak durim – mos shpernda panic dhe pasiguri pa qene nevoja

            1. Albani says:

              Panikun,pasigurine dhe genjeshtrat nuk i shperndan nje komentues i parendesishem si puna ime,popr ato qe po na udheheqin dhe genjejne kaq kohe.
              Une me duket jam ne nje linje me shumicen e komentueseve ketu,ndersa ti po del si druri i shtrembur.
              Te karakterizon optimizmi i budallait kur faktet dhe ecurite e sensacioneve te tilla gjithmone kane deshtuar.
              (Sa vjet flitet per korridorin 8-te nga qeverite tona,20 vjet,cfare eshte bere,vetem zgjerim i rruges egzistuese.)

              1. tomorri says:

                Po cfare rendesie ka ‘shumica e komentuesve’, mundet te jene te gjithe te nje stafi, nje klase, nje rruge, nje pallati apo fisi dhe jane gjuajtur te komentojne, pak rendesi ka kjo.

                Ndoshta ke te drejte qe kam optimizmin e budallait, por prano qe ti qenke shume negativ…mere veten pak me te mire, qetesohu, se ne fund te dites shendeti jot eshte me i rendesishem se projektet e qeverise ? ?

          2. Shndt says:

            Bravo alban. Jan tash tre vjet qe thon se do te shkojne deri ne Dubrovnik autostrada dhe ka met ven numro per 100km,rama po ta ban hap e mydh syt.ka me skadua e me perfunua ne kosh te plehnave e autostrada ka me met vetem ne leter

            1. Shqipo NR 1 says:

              malok koketrashe.

    2. tani says:

      brenda javes e ke te bere

    3. albano says:

      or alban nuk e sheh si e kane lene tironen rama basha ;;; tirona eshte qyteti me i piset ne europe dhe rama na tregon perralla me mbret ;;po ti donte pak shqipatert rama meta basha ;;; e mbaronin unazen e tiranes se i mbyten 1 million veta me pluhura me smog ;;; po shfaqen semundje dhe rama as qe e can koken si gjithmone me rrena ;;;berisha basha rama dhe meta jane te korruptuar te felliqur ;;pa cipe ; ne europe nuk ka si keto te semure ;; po te kishin shkruar gazetat ne europe per ndonje sic bene per berishen ;;per vrasjet ;;; tani do te sihte ne burg ;;;por rama i mbylle syte ;;; s e eshte si ai miku vet berisha ;;

      1. Albani says:

        100% te njejtin mendim me ty kam.

  4. Ishte tjeterkush ai qe ndertonte Rruget e Kombit ky nuk eshte me shume se nje bojaxhi fasadash.

    1. Elmer Fudd says:

      Normale, 40% vente ne xhepat e babait tend shpirteror

      1. E vertete says:

        Kryeminstri shpirterore i kombit mbaroi Rrugen e kombit per dy vite,beri abetaren unike,Autostraden Tirane-Elbasan dhe miera km te tjera ane e kend Shqiperise,ndersa ky tani ka vetem iluzione duke enderruar per dic qe ende s’dine burimin e lekve.
        Keta te gjore dine vetem te bejne taksimin e Rruges se kombit dhe zvoglimin e turistve kosovare dhe te tjere ne kete gjendje papunesie dhe krize ekonomike.

        1. c'a po thu o Qazimo says:

          O TOC! As autostrada Durres-Kukes dhe as autostrada Tirane-Elbasan ENDE NUK KANE PERFUNDUAR!Apo s’ke kaluar ndonjehere andej dhe e ke me te degjuar? Edhe tynelet ne keto dy “autostrada” here pas here mbyllen se nuk kane perfunduar plotesisht!
          Dhe ate “abetaren unike” duhet ta kesh bere ti,mos ja hiq vetes kete merite.Se ish shpellari-kryeminister nuk di te flase mire shqip,e jo me te beje abetare! Apo e kishe per abetare ne anglisht qe ka bere ky derdimeni shpirteror!? ahaaa dhiz iz e mirrakell… ? ? ?

    2. Shndt says:

      E bukur kjo.si piktor qe eshte,shume folkloristik

  5. Vetëm lajme bombastikë jep kryeministri…Po e mbaron mandatin dhe nuk ka bërë një punë të hairit..Na bën qejfin në fejsbuk..E merr rrogën çdo muaj,as ja prek njeri…nuk edimë dhe nëse paguan taksa apo jo..Dhe..qejf o qejf..Do bënte mirë të punonte ..natën ta bënte ditë..se kështu u zotua..për të sjellë investime..dhe të hapë fronte pune..Notën ja japin shqiptarët ..pastaj…!Një kryeministër..nuk duhet të punojë në fejsbuk..por në zyrë dhe terren..!100 projekte..por asnjërit nuk ja kemi parë hairin deri tani..!

    1. Shndt says:

      Eshte shok i renzit merr shembull nga ai

  6. Ajaxs says:

    Ne nuk vuajme per projekte, por vuajme per drejtues qe ende genjejne kete popull me luge boshe.

    1. 1000000 kokpalare says:

      sakte

  7. Turpi says:

    Po c’jane keto rrena me bisht…korridori ‘i kalter’ (hahahah)!
    Kjo eshte thjesht autostrada e famshme Adriatiko-Joniane, e propozuar ne Bruksel qysh ne vitet 1997-1998 nga Kroacia(atehere kur Berisha digjte Shqiperine ne favor te makines ushtarake Serbe te Milloshevicit).
    Kroatet nderkohe i hyne vete ketij projekti dhe, pa pritur Shqiperine dhe Malin e Zi, e kane ndertuar prej vitesh pjesen me te madhe te kesaj autostade ne territorin e tyre duke e lidhur Kroacine me Europen ne Veri dhe duke zbritur ne Jug deri afer Dubrovnik-ut.
    Ndersa Shqiperia, Mali i Zi por dhe Bosnje-Hercegovina akoma nuk kane filluar studimin e fizibilitetit dhe ate te mjedisit per kete autostrade…
    Keto qeverite Shqiptare post-komuniste (perfshire dhe ate te Rames) te bejne te shkulesh se ‘qeshuri’ me ze te larte…nga dhimbja!

  8. Aldo Droboniku says:

    Progressive Albania. Let’s move on Mr Rama. Ler dicka ne kujtesen e administrates tende.Realizime per vendin tim

  9. Bentirona says:

    Pak çudi me duket ky projekt, ku autostrada e Croacise nuk ka arritur akoma deri ne Dubrovnik(perla e europes) siç cilesohet, sepse prej 4 vjetesh mungonte mareveshja e invesimit te projektit midis Croacise dhe Bosjes. Keshtu jam skeptik per keto lloj deklaratash qe me shume bejne zhurme,ne realizohet, do ishte mrekulli .

  10. Vlora says:

    C’fare ju duhet Shqiptareve Autostrada e Kalert, kur ne rruget e Shqiperise do gomone dhe tanks, qe te arrish ne destinacion!

  11. Shndt says:

    Bravo vlora por mos harro qe gomonet the tanket sna mungojne neve

  12. Dyshuesi says:

    Ne thenjet e Rames Bosnja nuk permendet fare, apo nuk ka bregdet ajo?

    1. c'a po thu o Qazimo says:

      Shiko harten! Natyrisht qe Bosnja nuk ka bregdet.Ka vetem nje dalje si delte lumi,shume te ngushte,ne det dhe kaq!

  13. marta.nesh says:

    Ja edhe njoftimi i fundit per keta qe dyshojne:
    “Është hedhur një hap më tej, të paktën në planin ligjor, për atë që kryeministri dhe PS-ja e kanë quajtur Korridori i Kaltër. Sot qeveria ka marrë vendim për miratimin në parim të Memorandumit të mirëkuptimit mes Shqipërisë, Bosnjes, Malit të zi dhe Kroacisë. Teksti që shoqëron vendimin ende nuk është zbardhur, por akti zyrtarizon angazhimin e këtyre shteteve për të vënë si objektiv veprën në fjalë.”

  14. petrit zela says:

    Neqoftese nje pjese e mire e njerzimit,do te ishin skeptike ne te besuarit e objekteve,qe shikohen me sy,dhe te prekshme-atehere keta persona do te mbeten misterioze,ose krijesa pre historike..
    Eshte e vertete,se dje kishim nje pushtet,ku pjesa derrmuese e popullit
    deklaron; prej 23-vjetesh padrejtesija ka cliruar vetem erresire..Ndersa sot,drejtesija ka filluar te vezulloi,por nje pjese e
    njerzve pretendojn,se nuk po shohin rrezatimin saj; eshte evertete se kjo vjen si rrjedhoi e Inercis,apo dashakeqesise se tyre..

  15. Nga vete emri “Autostrade e Kaltert”do te thote qe do te ndertohet paralel me bregdetin tone,po te bejme nje shembull,
    Durres-Gjiri Lalzit-Shengjin-Velipoje nuk eshte me larg se 60km ku 90% eshte fushe,koha per fillimin dhe mbarimin e
    Autostrades do te jete shkurter pasi ne fushe punimet jane me te shpejta,mjafton te Financohet dhe te filloje puna dhe jo te Financohet dhe te grabiten-vidhet ky Financim pasi puna mbetet ne vend numro duke zgjatur kohen e operes ne fjale.
    Shqiperise i duhet nje Autostrade e tille pasi jemi nje vend i vogel dhe Natyre te Bukur ku rruget e mira te gjera ulin kohen e mberritjes ne vendin qe dikush preferon.

    1. Albani says:

      Dhe ajo Lushnje-Fier fushe ishte,25 km e gjate,por u deshen mbi dy dekada qe te behej,dhe ajo pa ura,mbikalime dhe nenkalime,me dy rreth-rrotullime te qelbura dhe pa e cuar deri ne Fier,unazen e Fierit do te duam dhe dy dekada te tjera qe ta bejme.
      LLogjikisht ashtu duhet te ishte sic pretendon ti,por realiteti na e ka nxire jeten.

      1. Albani says:

        Dhe Shqiperia nuk fillon nga Durresi dhe mbaron ne Velipoje,por fillon nga Konispoli dhe nepermjet Durresit shkon ne Velipoje,apo deri ne Durres te intereson ty.

        1. tfgs says:

          investimet do te behen ne pjesen sunite te shqiperise[nga shkumbini e siper],pasi paret jane investim arab ,te cilet kushtezojne ndertimin per gjate autostrades te mese 100 xhamive dhe haleve ”ala turka”………….

  16. petrit zela says:

    Ju lutemi zoterinj;Me keto shprehje jo te natyres shqiptare,mos i perbaltni portretet e juaja fisnike,duke na i nxire dhe personalitetet tona…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje