OSHEE: Gati për investimet në rrjet, në shkurt arkëtuam 70 milionë dollarë

27 Mars 2015, 14:09Ekonomia TEMA

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pasi ka hedhur hapin e arkëtimeve dhe publiku është njohur me to është gati për hapin tjetër: atë të investimeve në rrjet”, tha  Drejtori i OSHEE-së Ardian Çela.

Kreu i OSHEE-së tha se arkëtimet në muajin shkurt kanë kapur shifrën e 70 milionë dollarësh, ose dyfishi i së njëjtës periudhë të një viti më parë. Nëse vijohet me këtë ritëm Çela nënvizoi se do të realizohet objektivi vjetor për arkëtime në vlerën e 54.8 miliardë lekësh.

“Në shkurt mblodhëm 70 milionë dollarë! Gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga muaji janar e deri më tani (data 25 mars), kemi mbledhur 170 milionë dollarë dhe besojmë se me ecurinë e deritanishme, do të realizojmë objektivin e vendosur: deri në fund të vitit të mbledhim 54.8 miliardë lekë (gati gjysmë miliard dollarë)”, tha Çela.

Kreu i OSHEE-së tha se tashmë kompania është gati për të ndërmarrë investime. Dhe për këtë janë parashikuar rreth 55 milionë dollarë investime në rrjet.

Këto investime siç theksoi Çela do të prekin 30 mijë abonentë, dhe kryesisht do të jenë në ndërtimin e nënstacioneve, të kabinave, matjen e energjisë, me synim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji dhe uljen e humbjeve.

“Këto të dhëna financiare na japin më shumë garanci për investimet, të cilat jemi gati t’i nisim. Këtu dua të ndalem pak më gjatë, pasi ky do të jetë viti i investimeve konkrete, me vlerë 55 milionë dollarë. Rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në ato zona të cilat kanë pasur problematikë më të madhe të kesaj natyre sipas kategorisë së konsumatorëve bazuar mbi analizat e viteve të fundit. Përmirësimin e nivelit te humbjeve teknike dhe jo-teknike duke perzgjedhur zonat më problematike. Këto investime prekin më shumë se 400 km linjë dhe 30 000 abonentë”,u shpreh ai.

6 komente në “OSHEE: Gati për investimet në rrjet, në shkurt arkëtuam 70 milionë dollarë”

  1. lili says:

    Po mor zoteri po shiko ndaini mire mos e lini Menen pa gje se eshte kunati i shokut xhemal

  2. Led says:

    Mire ore mire, beje investime se te duhen, por mos harro te shlyesh borxhet qe ke dhe ti si institucion.

  3. era says:

    Shiko ate linjen tek Kodra e Diellit lereni ashtu si eshte per ibret te zotit se ata jane kunder qeverise, ishin dhe kunder qeverise qe iku dhe nuk meritojne shume se jane gjithnje kondra-pedal.

    Si jane kaq te paturp, kerkojne edhe qimen po vonove nje dite pagesen e enrgjise, dhe cdo dite priten dritat se “ka difekt linja”. Ka difekt, regullo linjen si per te gjithe shqiptaret, se parate nuk ja u japim te grisura.
    U gezuam qe na erdhi ministri brendshem komshi dhe thame se shpetuam nga nderpreja e energjise por jo, Iku ministri, dhe ne mebetemi perseri pa drita kur bie shi apo ere apo kur i do qejfi katunarit ne Farke qe punon tek OSHE.

    Ne nje SHTET JO PREJ LECKE, per cdo nderprerje te energjise do te duhet te paguanin demshperblim, por kontratat hartohen si ne kohen e Enverit, dhe plas po deshe. Po pse me tritol zgjidhen punet?

  4. Beni says:

    Mjat na vodhet ,keni 20vjet qe na i shisni sapunin per djathe d.m.th qe tensionin 100volt na e shisni per 220volt dhe nuk keni turp por na kerkoni dhe kamatevonese.Ky eshte shteti qe ka 20 vjet qe vjedh qytetaret.Bravo ERE per kujdesin ndaj qeverise per te vjedhur qytetaret e saj.

  5. Mentor says:

    Investoni, investoni por kujdes me prokurimet.

  6. Z/Kallami says:

    Ashtu mendoja dhe une kur isha ne shqiperi.Se shteti,sot kompania do shlyej te gjitha damshperblimet qe vijne nga nderprerja e energjise elektrike.
    Tashti qe jetoj ne shtetin aspak prej lecke.Po nga ma te fuqishmit e botes kapitaliste,superfuqi.Nuk e verteton nji shpikje te tille qe i pelqen Eres.
    Me keto hamendje ecen shqiptari.Dhe sa ma i paditur aq te ditur e quen vetveten,dhe shet nga ti vije permbare po askush ni i blen ma.Damtimi psicik dhe ekonomik i vuan shqiptarizmi njerezore albanez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje