Banka Boterore aprovon dy projekte te reja per Shqiperine forcimin e menaxhimit te financave publike dhe permiresimit te mirembajtjes dhe sigurise rrugore.
Vendimi është marrë të premten nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore.
Dy projektet për Shqipërinë kafin shifrën e 265.9 milion eurove, 200 milion euro për projektin Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike dhe pjesa tjetër për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore.
Garancia e bazuar në Politikat për Financat Publike, në mbështetje të një huaje komerciale, është e dyta në serinë e projekteve që financojnë politika programatike të zhvillimit.
Ky projekt mbështet forcimin e menaxhimit të financave publike për të trajtuar cështje të detyrimeve financiare dhe taksave, reformave në fushën e pensioneve dhe energjisë me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale.
Projekti mbështet gjithashtu, shlyerjen e detyrimeve dhe parandalimin e detyrimeve në të ardhmen, forcimin e proceseve të përgatitjes dhe ekzekutimit të buxhetit, rritjen e të ardhurave, reformimin e sistemit të pensioneve dhe pakësimin e rreziqeve fiskale që rrjedhin nga sektori energjetik.
Aprovimi i këtij projekti ndjek ndërmarrjen e një sërë veprimesh paraprake në këta sektorë, përfshirë menaxhimin e financave publike, reformat në pensione dhe sektorin energjetik.
“Garancia e bazuar te Politikat për Financat Publike për një hua komerciale mbështet reforma kryesore që janë kritike për Shqipërinë për të ruajtur hapësirën fiskale për rritje, dukë lejuar investime dhe ofrimin e shërbimeve sociale që lidhen me uljen e varfërisë, tha Doerte Doemeland, Kryeekonomiste në Bankën Botërore dhe Drejtuese e Projektit.
“Garancia do të reduktojë kostot për huamarrje të Shqipërisë, do të lehtësojë nevojat për fonde të qeverisë dhe rreziqet, si dhe do të clirojë burime të bankave komerciale për kreditimin e sektorit privat.”
Projekti për Mirëmbajtjen dhe Sigurinë Rrugore synon të ruajë e mirëmbajë kushtet, si dhe të përmirësojë sigurinë e rrjetit rrugor, të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm dhe efficient të vlerave të rrugëve dhe kushteve të sigurisë në përfitim të përdoruesve të tyre.
Mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve kombëtare ka qënë vazhdimisht e keqfinancuar duke dëmtuar kështu qëndrueshmërinë e sektorit të transportit.
Siguria në rrugë mbetet një problem madhor social dhe për shëndetin publik në Shqipëri me një numër mjaft të lartë viktimash për vit krahasuar me vendet e rajonit.
Projekti gjithashtu, do të ndihmojë qeverinë në kryerjen e reformave për menaxhimin e investimeve publike në mënyrë që investimet të jenë të mbështetura nga pikëpamja fiskale dhe në përputhje me planin e buxhetit afatmesëm.
“Projekti do të përmirësojë sigurinë në rreth 1334 km të rrugëve kombëtare me vëllim të lartë qarkullimi të Shqipërisë. Nga ky projekt pritet të përfitojnë përdoruesit e rrugëve në të gjithë Shqipërinë si rezultat i përmirësimeve në mirëmbajtjen e rrugëve, pakësimit të kohës dhe kostos së udhëtimit si dhe uljes së kostove ekonomike dhe sociale që lidhen me aksidentet rrugore”, tha Artan Guxho, Inxhinier i Lartë i Infrastrukturës në Bankën Botërore dhe Drejtues i Projektit.
Rezultatet e Projektit do të maten përmes objektivave të paracaktuara sipas performancës periodike dhe rutinë të mirëmbajtjes, përmirësimit të sigurisë rrugore, vlerësimit me yje të rrjetit rrugor kombëtar dhe përgatitjes së planeve shumëvjecare të mirëmbajtjes si pjesë e sistemit të menaxhimit të aseteve rrugore.
Kosto totale e projektit është 128.47 milionë euro, me një bashkëfinancim prej 62.57 milionë eurosh nga Qeveria e Shqipërisë.
Prej vititn 1991 që Shqipëria u anëtarësua në Bankën Botërore, vendi ka përfituar 86 projekte me një vlerë totale prej 2.4 miliardë dollarësh amerikanë, në formën e granteve dhe kredive të IDA-s, si dhe huave të IBRD-së.
Keta jane budallenj fare!Lulushi dje ia tregoi situaten ekonomike dhe politike qe eshte sketerre fare,ndersa sot keta i japin qeverise 260 mln euro!Sa te trashe qe qenkan!!
Eshte merite e Lulit qe u dhane keto EURO. Ishte Luli qe e nxiu fare situaten ekonomike te vendit dhe beri qe Bankes Boterore ti vinte keq dhe te jepte nje ndihme goxha te madhe. Te lumte Luli keshtu vashdo te mbrosh interesat dhe te drejtat e popullit te cilin e RROPI deri ne palce Sala me PD.
Mirmbajtejen e rrugeve apo te ketyre zuzareve? Keto dollar jane lemosh e per mirmbajtjen e rrugeve nuk do shkoje as 1/10
popull dembel, shtroni bythen dhe punoni ngelet duke mare borxhe nga EU,…. apo nuk eshte per grekun lajmi
shume mire e ke thene JA KAQ por dembelat kujtojne se jua a ka falur banka boterore nuk e dine se kane keto plus interesin per te paguar mbrapesht.Greqin po e mban Evropa se kane frike se terheq me vte dhe shtetet e tjera ndersa ne shqipetarve kur te jemi ne gremin do na fusin nje shkelem pas bythe se nuk i ha shume Evropes per dava SHqiperi
Po na e shtrijne kabllin me keto borxhet! Te gjitha do te vidhen. Ndoshta ndonje pjese edhe per firmetaret e kontratës í ½í¸
Duke lexuar kete artikull me vajti mendja tek ajo qe sa te korruptuara dhe te lidhura me qeverine jane mediat tona.
Perse e nderuar gazete nuk e cileson qe kjo eshte nje kredi,dhe perse nuk e mesoni dhe te na beni te ditur me cfare kushtesh eshte marre kjo kredi.
Gazeta dhe gazetare te shpifur po na mbysni me lajme qe pazaret e huaja valutore po na japin aq dhe kaq para,thua se po i vjen keq per ne dhe po na i falin.
TE NDERUAR KOMENTUES.
Eshte per te ardhur keq per kete qe po ndodh.
Ne po bejme gabimin e Greqise.
Te huajt thjesht i jepnin Greqise dhe ajo thjesht i merrte,gjendjen e dini ku perfundoi.
Dhe Shqiperise shume para po na japin me kredi dhe ne thjesht i marrim,
gjendjen ku do te perfundojme na e tregon Greqia.
Dhe keto para te marra borxh vetem ne xhepat e popullit nuk arrijne kurre,sic arriten ndihmat humaniutare te operacioneve humanitare Italiane ne 1991-in.