Lame: Zgjidhje për 14 mijë ndërtime informale të penalizuara

28 Mars 2015, 18:37Ekonomia TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot pranë disa zyrave të ALUIZNI-t për të ndjekur nga afër punën në terren të grupeve të punës që bëjnë matjet shtëpi më shtëpi.

Lame u ndalua fillimisht në zonën e Ali Demit, ku mori pjesë në matjet që grupet e punës së specialistëve të ALUIZNI-t po bënin në ndërtimet informale në këtë zonë. Më pas Lame u ndal në zyrën e ALUIZNI-t në Bathore ku sqaroi për mediat hartën e zonave informale në Tiranë dhe se si ALUIZNI po punon për ta çuar procesin e legalizimeve përpara.

“Tirana është një nga qytetet me numrin më të madh të ndërtimeve informale me rreth 45 mijë vetdeklarime”, tha ai. Gjatë komunikimit me mediat Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ndër të tjera tha se “pritet tu jepet zgjidhje rreth 14 mijë ndërtimeve pa leje të penalizuara nga parashikimet absurde të Planeve Urbanistike të Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Kamëz”.

3 komente në “Lame: Zgjidhje për 14 mijë ndërtime informale të penalizuara”

  1. lol says:

    ja çfar na la saliu si peshqesh

  2. fteri says:

    brave z. Lame !Por ki kujdes se ka radhe te madhe ,dhe nuk po zgjidhen me kopetence ankesat tek specialistet populli po sorollatet ,hipoteka po zvarrit finalizimin me qertifikate.

  3. Flamur says:

    Vetem nje gomar si Lame mund te thote fjali idiote te tipit ‘ndertime pa leje te penalizuara’ Tjetri ka bere nje ndertim ne kundertshim me ligjin dhe ky thote qe prishesist e ligjit qenkan penalizuar nga ekzistenca e planeve urbanistike. Kjo eshte njesoj si te thuash se ‘perdhunuesi eshte penalizuar nga fakti qe viktima nuk ishte e virgjer’. Hajde gomar me oke…thuaj me mire qe do te futesh ca para ne xhep nga keta qe kane ndertuar ne vende me plane urbanistike e nuk rregjistrojne dot ndertimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje