Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi propozimin e Partisë Demokratike për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për çmimin e energjisë elektrike .
Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, deputetët demokratë propozuan që TVSH-ja për furnizimin e energjisë elektrike të ulet nga 20% në 6%.
Sherefedin Shehu tha se kjo masë do të lehtësonte jashtëzakonisht barrën e rëndë ekonomike që po përballojnë sot shqiptarët. Gjithashtu, sipas tij, ulja e normës së TVSH-së nuk ndikon në performancën e të ardhurave të kompanive shtetërore siç janë KESH, OSHEE dhe OST.
Por ministri i Financave, Shkëqim Cani sqaroi se propozimi për uljen e TVSH-së është diskutuar nga opozita edhe me misionin e radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN-ja, tha ai, ka qënë kundër përshkallëzimit të TVSH-së.
“Unë besoj fort që opozita në takimin e radhës me misionin e FMN-së e ka trajtuar këtë çështje dhe besoj se ka marrë edhe përgjigje nga Misioni, të cilin do ishte mirë të na e thoshte ne këtë tryezë, në mënyrë që marrëdhëniet e ndërkombëtarëve të paraqiteshin si marrëdhënie partnerësh seriozë. Paketën fiskale, si duke qënë diçka shumë serioze e kemi realizuar në konsulta me FMN-në dhe Bankën Botërore. Nuk mjafton vetëm të propozosh këtë masë, por duhet të shohësh edhe kundër efektin dhe të japësh zgjidhje për të. Duhet marrë parasysh edhe një tjetër partner që veç FMN-së, është edhe BE. Kur kemi hartuar ligjn e TVSH-së nuk është pranuar ideja e përshkallëzimit të niveleve të TVSH-së”, deklaroi ministri Cani.
Kreu i financave publike duke panaur faktin se kompania OSHEE duhet të shkojë drejt privatizimit apo menaxhimit privat akuzoi qeverinë e shkuar për dështim në procesin e privatiziit që i bëri kësaj kompanie te kompania çeke CEZ.
“Biem dakord me opozitën për menaxhim privat apo privatizim, por nuk jemi dakor me atë çfarë u bë me këtë kompani dhe fakt është se qe dështim total ai lloj provatizimi siç edhe e paralajmëruam. Jemi dakord dy palët dhe është në objektivat tona për të parë mundësinë e menaxhimit privat apo privatizimit. Kjo do të shtihet në kohë, janë një sërë reformash. Nuk i hymë kuturu kësaj zgjedhjeje, por do të ndërmerren hapat e duhur”, u shpreh Cani.
Cani tha se qeveria ka nisur një reformë që synon shëndoshjen e sistemit energjitik dhe se politika e çmimeve e ndërmarrë nga qeveria nuk preku shtresat në nevojë, pasi ato u kompensuan. “Në gjendjen që e latë sistemin energjetik kuptohet që do të duhet që masat të jenë herë-herë radikale, të dhimbshme, por edhe masa të cilat duhet të shohin nga e ardhmja. E latë sistemin me 1 miliardë dollarë borxhe humbje, dështuat në privatizim dhe doemos duhet ristartuar, pas ristrukturimit që po bëjmë. Ju shitët me çmime banale 4 hec-e”, shpjegoi Cani.
Ministri po ashtu, akuzoi qeverinë e djathtë edhe për strukturën e çmimeve të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike.
“Keni lënë strukturë çmimesh absure. KESH e shet me 2.2 leke për kilovat energjinë elektrike ndërsa i keni imponuar blerje me 9.3 lekë për kilovat”, theksoi ai. /gj.k/
Cani si do shendoshet sektori apo duke rjepur shqiptaret,pa pune pa para dhe me shume taksa dhe me cmim te larte energjie.Kujton se po ben Robin Hudin por po ben vetem hajdutin,mer nga xhepat e Shqiptareve dhe fut ne xhepat e qeveritareve. Turp harroni voren e Socialisteve qe mbeten pa pune 8 vjet nga PD dhe mbeten pa pune prej LSI e se fundmi prej PDIU.po ju dridhet shume shpejt karrigia qe ne mandatin e pare.I keni ditet e numeruara ne pushtet shpwjt do shkoni ne opozite se atje jeni mesuar.HAJDUTE!
Nuk eshte serioze qe financat e vendit ti drejtoje z. cani, financat duan menaxher te afte me prirje perndimore e arsimim perndimor, ndryshe eshte kohe e humbur qe shoqerohet me kosto. Jemi vendi i vetem ne bote me cmim energjie kaq te shtrenjte ne raport me pagen mujore,prandaj jo vetem TVSH qe duhet te jete zero por edhe cmimi duhet te ulet ndjeshem, ndermjet te tjerave,cmimet e energjise elektrike, te karburantit, taksat e larta e pagat e uleta kane bere qe konsumi ne treg te bjere, vendi ne kete menyre nuk mund te zhvillohet, ne raport me nje vite me pare populli eshte me i varfer, me i ploget per te kerkuar te drejtat e tij per nje jete dinjitoze etj.etj. Shqiperia nje vend kaq i vogel menaxhohet keq, ajo ende beson se vendi mund te zhvillohet me paga te uleta e me cmime te energjise elektrike e karburanteve nder me te lartat ne glob, populli eshte i friksuar te protestoje.
E kishim dhe ne program,jam dakort me gentin.Njesoj pa pune kurse energji dhe paguaj me teper?