Kompania më e madhe e ndërtimit në Kinë mbërrin në Tiranë

2 Prill 2015, 20:47Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës,Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim Yan Jiehe, presidentin e China Pacific Construction Group, kompania e ndërtimit private më e madhe kineze.

Yan u takua me ministrin Haxhinasto për të shqyrtuar mundësinë e investimit në fusha të ndryshme të infrastrukturës në vendin tonë.

Për këtë, Haxhinasto i prezantoi kompanisë kineze zhvillimet më të fundit në infrastrukturën e transportit në vend, duke u fokusuar në korridoret bazë të transportit rrugor dhe hekurudhor, korridorin Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, si edhe planet për zhvillimet portuale dhe aeroportuale në vend.

Yan shprehu interesin e tij për tu angazhuar në projekte të rëndësishme prioritare në infrastrukturë dhe turizëm. Ai vlerësoi se Shqipëria është në pozicion shumë të favorshëm në rajon dhe garantoi se një mision kërkimor, me qëllim përcaktimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit, do të jetë së shpejti në Shqipëri.

Me këtë kompani nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës është realizuar edhe një Memorandum Mirëkuptimi.

18 komente në “Kompania më e madhe e ndërtimit në Kinë mbërrin në Tiranë”

  1. Edvin Palla says:

    Kinezet gjithmon na i kane futur ,kete here e kane me te rrasme .

    1. Korabi says:

      Kur na e kane fut, ne kohen e Dulles qe na mbajten me buke15 vjet(pas shkeputjes nga Kina e mori tatepjeten ekonomia shqiptare)? Kinezet ndertuan gati cdo industri ne Shqiperi, industri te cilen Sal Berisha dhe Gramoz Pashko i vune kazmen. Kina eshte partneri me i madh tregtar i ShBA, dhe BE. Problemi yne eshte qe Kines nuk ja ka shume qejfi te investoje tek ne, preferon serbet e greket para nesh.

      1. tafili says:

        te rrofte pseudonimi ty o korab je gritur nga bjeshketdhe flet tironce dulla thuaj,ti shpellare kure te zec emrin e Enverit te ngihesh ne kemb ai burr e beri shqiperin shtet.persa i perket kopanis kineze eshte me shum interes puna e tyre eshte per te pasur zili plus punoin me kosto te ulet vetem ne i korruptofte basha si me rrugen e kombit.

    2. bato says:

      O Palla! Ne se ta kane futur ty personalisht, ke te drejte, sepse per hir te se evrtetes, kinezet na ndertuan vepra madheshtore, sidomos hidrocentralet prej te cileve kemi energji pafund prej 40 vjetesh, na mbanin me buke, na ngriten dhjetra fabrika e uzina dhe ne fund xhaxhi u vuri drune.

      1. E vertete says:

        Ndertimet kineze jane me te dobetat ne glob.Ato perbejne kancer dhe jane te rrezikshme per jeten.Ne Gjermani dhe shume shtete europiane,prodhimet kineze jane te ndaluara.
        Mirpo,si duket kinezet do ndryshojne edhe racen, nga ajo shqiptare ne at kineze.Edhe ajri ne Kine eshte me i ndoturi ne glob,ata do e shkaterrojne natyren dhe turizmin shqiptare.Kinezet punojne vetem ne Afrike dhe Azi.
        “Kina e madhe eshte
        e forte nuk i
        trembet kujt ne bote”.

    3. gregori says:

      O palla, qenke PALLE fare.

    4. mira says:

      Sa per dijeni
      US eshte deri ne fyt me borxhe te Kina
      I vetmi shpetim per US eshte WAR
      Kuptove gje o pallosh?

  2. zoro says:

    kina eshte super fuqi. lajmi i mre , por vetem mos te mbeten ne llafe , llafe, llafe.

  3. Aleko says:

    Pse na e Kane hedhur kinezet se ndertuan dhe financuan objektet me te rendesishem industrial te vendit perfshi dhe objektet gjigand energjitikk mbi lumin drin?…fale te cileve Shqiperia ndricoi dhe ndricon Pak fytyren per te lene pas gjenden erresire te vendit qe deri Ahere trasheguam..Mendou dhe njehere zotni Mendou…

  4. Ajaxs says:

    Qeverite SHqiptare ngopin popullin me projekte, ne fakt asnje projekt nuk zbatohet. Te gjithe mendojne vetem per te vjedhur ne kurris te popullit.

  5. lulzullap bin bela al bashar says:

    Idiot

  6. IFC says:

    Me cfare standarti punon kjo firme e madhe?
    A i ploteson standartet te Bashkimit Europian?
    Qe ketu duhet te filloj studimi dhe prokurimi i propozimeve kineze.
    Nese jo, atehere lete marre me koncension ish kombinantin Mao Ce Dun ne Berat, ta rehabilitoje dhe te filloj te prodhoj tekstile per tregun europiano – afrokano veriore. Kjo rrit punesimin ne Berat dhe per rrjedhoje dhe mireqenien e ketij qyteti.

  7. Edvin Palla says:

    Ndertimet i kane bere me teknologjite me te vjetra ,makinerite e vjetruara i lyen me boje dhe na i futen .Nuk eshte e vertete qe na kane mbajtur me buke ,por ato sillnin vjetersirat dhe Shqiperia dergonte vaporet me mallrat me te mira .Kemi bere Eksport -Import mall me mall .Por ju jeni palla kalu pallave.

  8. hihihi says:

    Qijani nonen ketij vendi.U mush Lezha e Kruja me Kinezet e cimentos,tani do mushet gjith Shqiperia.Koloni Kine do e beni kete vend?Si ndertojm dot vet rruget tona?jepjani kompanive Shqipetare me koncension rruget,pse te huajve!

  9. inxhinieri says:

    Bato,

    HEC-et e medha jane ndertuar nga inxhinieret dhe puntoret tane. Duhet ta dish se Komani ka perfunduar ne 1985 dhe Fierza ne 1979 (kishin ikur kinezet). Dhe ka edhe ca histori te tjera qe tregojne se po te ishte pr Kinezet do na kishin lene pa HEC. Kinezet na bene Kombnatin metalurgjik dhe shikoje se cfae kane bere…

    1. E vertete says:

      Mos harroni edhe kete,kinezet jane komunist dhe miq me kanibalet serb,por ju s’jau ndien per kete, sepse keni dhene shume motra nuse pleqve serb e maqedon.Qeveri korrakesh.Ne vend qe te angazhoj firmat shqiptare,keta bejne pazare me kancerogjenet kineze.

  10. tekniku says:

    Entuziazmi per kompani te huaja qe shtrydhin para shqiptaresh duhet te marre fund! Mjafton te kujtojme se si ndodh me parate qe fitojne bankat apo kompanite celulare… Ne menyre te pa vetedijshme ne shohim me simpati kompani te huaja, dhe me percmim kompanite vendase – duhet hequr dore nga ky kompleks, pasi te pasurit jane kudo njesoj…, ndaj me mire qe parate dhe investimet ti mbajme sa me teper ne duar vendase. Kuptohet qe investime te llojit koncesionar kane nevoje per kompani te fuqishme, por prirja qe s’me pelqen eshte se (para)gjykimi eshte shume i gjere. Rendesi ka qe te permiresojme menyren si investojne punen e tyre shqiptaret, dhe manaxhim sa me te sakte burimesh dhe taksash. Burime natyrore kemi mjaftueshem, dhe uroj qe kur kapitalistet e rinj shqiptare te ndihen te qete (te pa konkurueshem nga brenda, dmth) mund te shpresojme ne rritje rendimenti dhe pakesim abuzimesh.

  11. metlaj says:

    Duhet te jemi te ndergjegjshem se keto vende ndertuanne ne shqiperi dhe u shperbluen sipas kontratave qe ishin favorizuese dhe ajo industri e ndertuar beri qe prodhimi shqiptare te shiteje me vleren reale dhe josi sot dhe fitimi ishtene drejtim te zhvillimeve te me tejshme jo si sot dhenia me koncesion bene qe nga madhi jot te shikosh vetem pasurimin e investitorit dhe pasurimin tende zyrtaret maksimumi deri afer viteve 198o ishin vetem me dietat dhe zyrtare mund te merni shtepi deri nje dhome per te njejte perberje familjare jo si sote qe per nje periudhe te shkuter ndertojne vila u fole shume per bllokmenet por per 25 vjete nuk vertetuan asgje per abuzime dhe tani flasi gjoja per krimalizimet le te krahasohe me ato te sot met krimi dhe korupsion demtojne por martenitet ilindjes qe shton numerin e krimineleve dhe te koruptuareve eshte ndeshkimi sepse kontrolli duhet percaktuare me ligje per cdo aktivitet per shembullmagazinat e kishin cdo 3 muaj keshtu zbullohej abuzuesi por dhe i paafti kishte nje gabim shume te vogel ne krasim me kontrollin vjetor policia kishte vartesi te dhyfisht te deges se puneve te brendshme dhe pushtetit lokal dhe familja e tij jetonte ne ate komunite ekaluara ka dhe shume vlera ne shume drejtime qe duhen zbatuar ashtu si dhe disa qe duhen braktisur natyra organike nuk zhduk por te ardhmen e nderton duke evoluare te kaluaren studjoni ju o plitikanet tane me teper biologji dhe do te jeni me te arsyshem ne diskutime dhe me te llogjikshem ne vendime dhe me te sinqerte ne zbatime me humane dhe te pelqyshem dhe respektuare ne komunitetin ku jetoni dhe me te pa prekuur nga oligarkite e grupeve te kryetareve partiak qe do tikthehen kolegjaliteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje