Prokuroria fillon procedimin penal në ngarkim të Kompanisë” Bankers Petroleum”

2 Prill 2015, 18:14Ekonomia TEMA
Prokuroria fillon procedimin penal në ngarkim të Kompanisë”

Më datë 01.04.2015,filloi procedimi penal në ngarkim të  Kompanisë” Bankers Petroleum” sepse rreth orës 07:21 , në vendin e quajtur fshati Marinëz, konkretisht në afërsi të Pusit P29, ka shpërthyer një fontanë gazi e përzier me ujë dhe llum.

Nga komunikimet paraprake me banorë të zonës dhe nga verifikimi në vend rezulton se kishte çarje të sipërfaqes së tokës në disa vende me nxjerrje në formë fontane me përmasa të ndryshme. Këto fontana janë në afërsi rreth 200 metra nga pusi i shpimit të Kompanisë Bankers Petroleum, pus i cili ka nr.P29.

Duke qenë se kjo fontanë kishte përbërje gazi, në vende të ndryshme përreth fontanës kryesore kishte çlirime të tjera të cilat mund të shkaktonin çedim të terrenit dhe dëmtime të banesave përreth. pas komunikimit me drejtues të pushtetit lokal, u morën masa të menjëhershme për evakuimin e banorëve përreth zonës së mësipërme.

U evakuan fillimisht 50 familje si dhe u bë sigurimi i vendit duke mos lejuar futjen e personave të tjerë të paautorizuar në këtë territor përveç punonjësve të kompanisë Bankers Petroleum dhe forcave të emergjencës.

Më përfundimin e aktivitetit të fontanimit të pusit, rreth orës 13:00,  u kryen veprimet e para proceduriale. U bë kqyrja e banesave të dëmtuara nga llumi dhe uji i dalë nga fontana në banesat përreth ku u kqyrën 6 banesa pa dëmtime strukturore në konstruktin e tyre por duke patur dëmtime në sipërfaqet e tokës përreth tyre. Është kqyrur dhe një pjesë e rrugës së fshatit Marinëz, rrugë e paasfaltuar, e cila ka pësuar dëmtime në disa pjesë të saj.

Janë marrë deklarime personave që kanë dijeni për veprën penale, banorë të banesave të dëmtuara dhe banesave përreth.

2 komente në “Prokuroria fillon procedimin penal në ngarkim të Kompanisë” Bankers Petroleum””

  1. Davidi says:

    Procesi abuziv i nxjerrjes se naftes me emertim Fracking eshte shkaku!

  2. turkofagos 2 says:

    Ti hiqet licenca menjeher dhe administratore te bergjigjen penalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje