Zhvillimi spontan i turizmit në vendin tonë gjatë viteve të fundit dhe pa një planifikim, solli nevojën e hartimit të një ligji të ri, i cili do të përcaktojë politikat dhe prioritetet e reja në zhvillimin e këtij sektori.
P/ligji i miratuar së fundmi nga qeveria e që ka mbërritur në Kuvend për diskutim, rregullon sektorët kryesorë të turizmit si atë hotelier dhe agjencitë e udhëtimeve.
Qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik dhe të tërheqë vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
Ky ligj rregullon veprimtaritë e sipërmarrjeve turistike për investitorët vendas e të huaj, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë.
Objektivat që synohen të arrihen janë krijimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin dhe gjithëvjetor, rritja e numrit të turistëve, netëqëndrimeve dhe të ardhurave prej tyre, rritja e cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet vendosjes së kritereve, rregullave e standardeve, reduktimi i informalitetit dhe krijimi i bazës së të dhënave, investime strategjike në turizëm, duke krijuar lehtësira në procedura dhe iniciativa, si dhe rritja e cilësisë së jetësës së komunitetit, nëpërmjet punësimit në industrinë e turizmit.
Rregullimet e propozuara në ligjin e ri p/ligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtërintjen e trashëgiminë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.
P/ligji parashikon edhe ngritjen e Fondit të Zhvillimit të Turizmit, çertifikim dhe licencim të subjekteve në fushën e turizimit, kategorizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me shenja dalluese, yje, çertifikim të udhërrëfyesve turistikë, etj.
Po ashtu parashikohet ngritja e Inspektoratit që mbulon fushën e turizmit, i cili ka për qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të turizmit nga sipërmarrjet turistike, monitorimin e standardeve e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit./gj.k/
Mbaroni investimet ne Infrastukture njehere se lat nam, pastaj flisni per ligj edhe turizem te licensuar. Ne Shqiperi akoma nuk ka uje dhe drita, ujerat e zeza te mbushin dhe qelbin . Cdo sukses qe eshte arritur ne fushen e turizmit, eshte merite e padiskutueshme e INDIVIDIT , se te Ishte per shtetin , as buke thate nuk do hanin njerezit !!!!
Shpresojme qe ky ligj tu imponoje ofruesve te sherbimeve turistike qe te krijojne kushte sa me te mira per turistet vendas e te huaj. Kjo do te sillte edhe nje rritje te numrit te turisteve.
Ajo qe ka penguar zhvillimin e turizmit ka qene mosplotesimi i kushteve per turistet qe vizitonin vendin tone. Duhet rritur cilesia e sherbimeve dhe e kushteve neper hotele, gjithashtu edhe investimet ne infrastrukture etj, jane te domosdoshme megjithese ne kete drejtim po behen mjaft gjera.Vetem nepermjet promovimit, kushteve te mira per pushuesit mund te kemi nje numer te madh turistesh.
Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit, keshtu qe investimet qe ky sektor te jete sa me i zhvulluar duhen rritur.
Nje turizem i zhvilluar sjell:
1)Rritje te numrit te turisteve te huaj ne Shqiperi.
2) Sjelljen e kapitalit te huaj ne vendin tone.
3) Hap vende te reja pune.
4) Shkakton impakt pozitiv ne ekonomi etj.
Punet e mira behen avash avash!
tani me rregullat e reja te vendosura nga projektligji,ceshtja e turizmit po merret vertet seriozisht.
I kemi te gjitha mundesite per turizem te zhvilluar dhe nderkohe te gjithe jemi te vetedijshem sa katastrof e bene bregdetin pronaren e hoteleve dhe lokaleve