Gjiknuri: Shpërthimet në Marinzë, përgjegjësi e "Bankers". Gazi nuk ishte helmues

8 Prill 2015, 12:05Ekonomia TEMA

Shpërthimet e ndodhura në Patos Marinzë janë përgjegjësi e kompanisë “Bankers Petrolium”.

Kështu u shpreh ministri i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese lidhur me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Sipas tij, ngjarje të tilla mund të parandalohen vetëm nga kontraktori, dhe në këtë rast “Bankers”, por nga ana tjetër ai nënvizoi se neglizhenca e kontraktorit është diçka që nuk mund të parandalohet.

Në këtë kuadër, Gjiknuri ka ngritur shqetësimin se kontrata e shtetit shqiptar me “Bankers” mund të ishte negociuar edhe më mirë nga ana e palësh shqiptare.

“Në kohën kur janë negociuar këto kontrata mund të negocioheshin ndryshe. Ky vit është i veshtire për industrinë e naftës. Nëse vazhdon rënia e çmimit të naftës, industria e naftës do jetë në dyshim.

Kjo pasi nafta e Patos-Marinzës shitet me 35 % më pak se ajo në tregun ndërkombëtar për shkak se është naftë e rëndë. Qeveria e ka ndjerë shqetesimin në Marinzë.

Morëm masa. Ngjarje të tilla mund të parandalohen nga kontraktori. Kjo është përgjegjësi e kontraktorit. Neglizhecna e kontraktorëve s’mund të parandalohet”, tha Gjiknuri.

Në vijim ai bëri të ditur se Qeveria po shikon mundësinë e shpërnguljes së disa prej banorëve me qëllim që edhe aktiviteti i industrisë të mos pengohet.

Ministri i Energjitikës ka siguruar se sasia e gazit nuk ishte hidrokarbur, çka do të thotë se sipas tij gazi i çliruar nuk ka qenë helmues.

“Mund të shikohet mundësia e shpërnguljes së disa banorëve. Sepse edhe aktiviteti i industrisë mos pengohet. Përsa i perket ndotjes, jap garanci se sasia e gazit nuk ishte hidrokarbur. Kompanitë e naftës e kanë 50% tatimin e fitimit. Ne po përmirësojmë cilësinë e auditimit. Reforma territoriale rrit kapacitetet e autoriteteve vendore. Dhe do të marrë më shumë rent”, tha Gjiknuri. /gj.k/

9 komente në “Gjiknuri: Shpërthimet në Marinzë, përgjegjësi e “Bankers”. Gazi nuk ishte helmues”

  1. elinor,.,,,.. says:

    Aman mor a u qetesu ai Brraqja se dje ishte bere si me qene ne fund te ciklit menstrual? Edhe Mero Baze e ka zakon e eksitohet shume ne raste te tilla dhe fillon e fantazon, jo po eshte nje kompani offshore… jo po ishte gaz helmues qe mundet edhe ta quajme mjet luftarak… ahahaha! Obobo, do vdesim te gjithe!!!

    1. Roni says:

      Cilit sekt cakallesh i perket ti elinor atyre te Vicidolit apo atyre te Sllobodankes. Me sa shkruan dukesh qe je pjese e sofres se qorrave te naftes dhe natyrisht pjese e familjes se hienave. Ti shkruan mbrapsht per cdo gje dhe reflekton nje cinizem qe zor se mund ti perkase njerezve por vetem monstrave. Ti flet mbrapsht per cdo gje edhe kur flitet per kete skandal ne drite te diellit.

  2. patllakja says:

    Ministër leshi, vafanculo
    Po sqe i zoti me bo ministrin ik zhduku.
    Të qifsha mu në rilindje, ju rracë politikanësh rilindni vetë sa her ka zgjedhje, pastaj i boni mutin popullit.
    Edhe nji vafanculo për aktivistët e shoqëris civile.

  3. Spartaku says:

    Patllake! Qenke vertet patllake pa fishek.Te flasesh ashtu siç flete ti do te thote te flasesh nga b…a.

  4. lili says:

    ‘Negligjenca e kontraktoreve s’mundet me u parandaluar?’

    S’mundet vetem ne nje vend ku Shtetin nuk existon e nuk bene punen e vete! Ne Vendet ku ministri bene punen per te cilen paguhet,ministri kujdeset te njxerh ligjet qe mundesojne kontrolin ne cdo moment te aktivitetet te rezikshme,kujdeset qe ligjet Jane e zbatohen,kujdeset per rapportet e ketyre kontrolimeve,edhe kur keto rapporte mungojne ministri kujdeset per pse mungojne e kush nuk e ka kryer punen,e kujdeset me vu atehere njereze ma te afte per kontrolimet!
    Nazi i shliruar(¡) eshte sipas deklarates se bankersit ne shtypin nderkombtar dioxyde de carbone,pra eshte jo vetem helmues po edhe vdekjeprueres ,mvarret sa gjate qendrojsh prane
    http://www.respire-asso.org/dioxyde-de-carbone-co2/

  5. Spartaku says:

    Fjala e ministrit Gjiknuri se neglizhenca e kompanise nuk munde te parandalohet,eshte shume shqetesuese.Si ka mundesi nje i huaj,vjen e bene si te doje me ekonomin e vendit tone,po ashtu te kercenoi dhe jeten dhe pronen e njerzeve.Atehere shteti yne do beje sehire? Sikur kompania e huaj kerkon ti vere flaken vendburimeve te naftes,shteti dhe ministri i yne i “nderuar” do te beje sehire?Ceshte kjo keshtu?.Kaq i pafuqishem qenka qeveria dhe ministria e jone?Per mendimin tim ministria duhet te prishin kontraten me kete kompani qe po shfrytezon barbarisht industrin e e naftes,pavaresishte kostos qe do kete qeveria.Duhet shpetuar industria e naftes nga keta barbare.Shtresat naftembajtese te vendit ton do te shndrohen ne pake kohe,ne shketretetire.Nuk i shkon askujt nderment qe te kemi nje shfrytezim optimal, teknologjik,me qellim qe shqiperia te kete nafte sote e per vite me radhe.

  6. patllakja says:

    @spartaku, kush je ti, avokati i ministrit apo i bankersit?!

  7. Z/Kallami says:

    Po cfare gazrash rrjedhin ne atmosfere nga puset e naftes.Jo helmues.Po te gjithe gazrat jane hidrokarbur aromatike,jo aromatike dhe te lengshem.Te gjithe jane mbytes.Te gjithe perbehen nga carbon i lidhur me Hidrogjen CH/4.Athere pse nuk qenkan mbytes kur mungon oksigjeni O/2 qe perdoret ne reanimacion.I ngrati Oksigjen gjindet po te Carboni 4 valent me formul CO/2.Pra mbytes.

  8. Dashnor Kozaj says:

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje