Problemet me nënkontraktohet, ndikimet në mjedis, por edhe detyrimet e pashlyera, kompania naftënxjerrëse “Bankers” nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dokumentet e siguruara nga Vizion Plus, faktojnë se “Bankers” akuzohet nga disa kompani amerikane, të cilave edhe pse kane qene te kontraktuara në procesin e naftënxjerrjes, nuk u janë paguar detyrimet financiare. 1 milionë e 830 mijë e 627 dollarë është detyrimi për të cilin “Kal Drilling”, një kompani e cila merret ekskluzivisht me vendosjen e sondave dhe hapjen e puseve të naftës, akuzoi “Bankers” se nuk e kishte paguar për shërbimet e saj.
Sipas paditësve, në shtetin e Oklahomës që nga viti 2008 e deri në vitin 2009 pasi firmosën me “Bankers” për hapjen mirëmbajtjen por dhe vënien në shërbim të të gjitha materialeve për 6 puse nafte, “Bankers” prishi kontratën si dhe nuk pagoi asnjë detyrim.
Krahas kësaj “Kal Drilling” ofroi shërbime dhe në transportin e naftës, por edhe për këto nuk u pagua. Por ky nuk është i vetmi rast ku “Bankers”, akuzohet për mosshlyerje detyrimesh në shuma të mëdha.
Në vitin 2009 një tjetër kompani e ngjashme me “Kal Drilling”, “Bronco Drilling Company” akuzoi “Bankers” se nuk pagoi detyrimet e saj në shumën e 633 mijë dollarëve për hapjen dhe mirëmbajtjen e dy puseve të naftës në shtetin e Oklahomës.
Në këtë rast për shkaqe që ende nuk dihen Bronco tërhoqi akuzat ndërkohë që “Bankers” vazhdon të konsiderohet si një kompani, e cila nuk mund të bëjë biznes në Shtetet e Bashkuara.
“Per arsye qe nuk dihen e terhoqi akuzen”… sepse i erdhi keq!!!!! ?
E terhoqi pra se nuk kishte ku ta mbeshteste! Sa akuza te tilla behen ndermjet kompanive ne USA, ehuuu! Po qe nuk lejohet te beje biznes ne US, nga e nxoret? Apo keshtu “duhet” te jete, s’ka sesi ndryshe?!
Gazetari rrumpallehane!
Po ne perse jemi ketu apo????? I ndihmojme ne. Dhe deri ne vdekje po paten nevoje biles. Mos ta qethin fare keta te Bankers se ne shtetin tone nuk kane per te hasur as edhe nje problem nga keto qe i nxjere bota. Deri sa nje dite. …….mbase zgjohemi dhe.
OK.OK….PO PER MBI 2000 TE PUNESUAR TEK KJO KOMPANI…
ASGJE TE MIRE SKA BERE KOMPANI
PO PER MBULIMIN E GJITHE ATYRE MOCALEVE
TANI SHESHET JANE SHTRUAR E RREGULLUAR
KJO KOMPANI NUK KA VETEM TE KEQIJA
JANE SULUR TE GJITHE PER TE KAFSHUAR NJE COPE SE HAJDE U LIRUA…
MOS KUJTONI SE BANORET E MARINZES JANE TE INDINJUAR POR JANE SULUR PER TE FITUAR SE I KANE THENE SE LEKU IKEN SI UJI NE KETE KOMPANI.
Ketu eshte dhe shllafari A e dini ate perrallen e shllafarise ha, pi .. dhe nuk paguan. Nuk ka sindikata, nuk ka taksa ( se nuk ka fitim ?), por ama CO2, termete, shtepi te shkaterruara, dhe njerez qe trajtohen si skllever– sa te duash.
Njerez pa tru qe intimidohen se po thane te verteten dhe akuazuan Bankersat dhe gjeneralin e NATOS i akuzojne sikur jane antiamerikene.
Amerikanet jane shume me shume se ne kunder segmenteve te inkrimunuar qe sillen si cuba dhe horra.
O Ali ,o trap me zile ,budalla nuk je por ben kastile.
Ne ndermarrjet e Naftes kane punuar mbi 40.000 vete dhe paguheshin relativisht mire. Por disa trapa si puna jote qe nuk kane haber fare nga kjo pune i meshojne faktit se jane punesuar 2000 vete dhe jane shtruar ca rruge te brendshme qe levizin vetem Lonat e Bankersit.Me trapa servila si puna jote o Ali pyka nuk ecen kurre ky i “mallkuar” vend,i cili te gjitha te mirat i ka ,por nga paaftesia dhe makuteria ,asgje nuk gezon.
Kohe ,e paska traduite Bankersi mosmirembajtjen e puseve,prandaj shperthejne!