Bizneset shqiptare katërfishojnë investimet jashtë vendit të tyre, ikin 76 mln euro në 2014

9 Prill 2015, 11:08Ekonomia TEMA

Në një kohë kur ekonomia shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë për investime, që do të rrinin punësimin dhe do të nxisnin konsumin, kompanitë vendase dhe ato të huaja duket se po preferojnë të investojnë jashtë vendit.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2014, zëri mjete në Investimet direkte, i cili nënkupton flukset dalëse të investimeve direkte arriti në 76 milionë euro, nga 22 milionë euro një vit më parë, me një rritje prej 245%, raporton Monitor.

Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë, në këtë zë përfshihen investimet e kompanive shqiptare jashtë, ose huatë që bijat në Shqipëri mund t’u kenë dhënë mëmave.

Bizneset kishin paralajmëruar që rritja e vazhdueshme e taksave, që po e bën vendin më pak atraktiv në rajon, barrierat administrative dhe mjedisi i paqëndrueshëm për të bërë biznes po i “detyronte” ata të transferonin kapitalin jashtë vendit.

Më e dukshme kjo ka qenë për sipërmarrjet e ndërtimit, që po vuajnë jo vetëm maturimin e sektorit por edhe bllokimin e lejeve të ndërtimit.

Në një dukuri të kundërt, në 2014-n u trefishua dhe transferimi i fitimeve të kompanive të huaja, që nxituan të çojnë dividendët në vendin mëmë, për të shmangur rritjen e tatimit mbi dividendin nga 10 në 15%, nga 1 janari 2015.

8 komente në “Bizneset shqiptare katërfishojnë investimet jashtë vendit të tyre, ikin 76 mln euro në 2014”

  1. piloti says:

    Te na RROJE TAKSIMI I NDERSHEM I RILINDJES

  2. Toska says:

    Ku jane sukseset e ministrit te ekonomise qe na cau trapin gjithe kohen per realizim objektivash etj.? Ketu matet puna e Qeverise, kur flitet per shifra atehere opinionet jane te kota. Verba volant scripta manent thonin latinet. Fjalet i merr era ndersa e shifrat e rezultatet jane te shkruara e zeza mbi te bardhe. Shame on you!

  3. Meti says:

    Pordhe me rigon ! Ne po na ikin kapitalet qe gejnerohen ne Shqiperi, e nga ana tjeter na çane trapin me mburrje per thithjen e kapitaleve te huaja. Te thithin …

  4. zhivaradpuplica says:

    Me falni per injorancen por,a mund te me shpjegoje njeri cfare do te thote Rilindje sipas PS-se sepse nuk e kam kuptuar asnjehere.Di kuptimin e asaj cfare njerezimi quajti Rilindje e qe u krijua ne Firencie te Italise.
    Flm.

  5. kuq e zi says:

    ne nuk kemi nevoje per para bankat tona po plasin
    ne kemi nevoje per para te pastra pra te deklaruara prandaj investojne jashte sepse do bienin ne sy ne shqiperi
    ne itali ekziston nje pakete ligji qe quhet 41 bis
    qe fillon me krimin e organizuar e mbaron me sekuestrimin e te gjitha parave te pa deklaruara
    pa ket ligj ne kemi cof

  6. Z/Kallami says:

    Oj rilindje e veshtire e vetvetes.
    Te pakten bani taksat sa i kane vendet nga ku u larguan bizneset.E nese ke deshire te rilindish pa veshtiresit e tua qe ia ban vetvetes.Uli nji cike ma poshte qe te vershejne bizneset te hapen vende pune e te rritet mirqenia.Je ba shterngues i pa deshiruem per biznesin i cili nese do jete i kendshem do te rilindish normal.Nese nuk do jesh i kendshem mos te haje mendeja per rilindje.E cila do mbesin nji gozhde humori ne te ndejurat e koalicionit rilindjes.

  7. Arti says:

    Nuk e ka fajin taksa o te uruar. KAPITALI NUK KA KU TE SHKOJ. Ku do iki ? Pa u bere reforma pronesore harrojeni re-investimin e brendshem. Ha mer dhe ik nga ai vend, kete po zbatojn si shqiptare si te huaj. Vendosni reformen pronesore qe te behet plan rregullimi territori tamam. Kush nderton tek liqenet e lumejte ti prihen loqet, kush do te ndertoj kazino diku ne plazh ta paguaj x per pronen etj. Nuk mund te investohet ne nje vend ku prona, dicka qe perendimi ka filluar ta zgjidhi qe nga koha e magna kartes para 1000 kusur vitesh tek ne akoma rri pezull e uzurpuar nga grupet kriminale te sistemit me kriminal ne bote qe eshte ai “gjyqesor shqiptar”. Keta duhen rrasur te tere brenda pa pik perjashtimi. Pa prone e reform gjyqesore ku te re-investohen 70 milion dollare ?!!!!!

  8. sportdashes says:

    Ky eshte nje tregues domethenes ne politikat ekonomike per investimet.Ose me thjesht nje deshtim i Qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje