Ndryshimi i ligjit për tregun e karburanteve, ngrihet grupi i punës

12 Prill 2015, 12:30Ekonomia TEMA

Ligji që rregullon tregun e karburanteve do të ndryshojë.

Sipas burimeve nga ministria e Ekonomise, për këtë tashmë është ngritur një grup pune pranë kësaj ministrie me specialistë të tatimeve, doganave, Inspektoriatit Qendror Teknik dhe metrologjisë.

Grupi i punës, bënë të ditur burimet, do të hartojë ndryshimet e nevojshme ligjore për të mundësuar kontrollin e cilësisë, por edhe për shmangien e evazhionit fiskal në këtë treg.

Masat ligjore, thanë burimet, do të shkojnë deri në ekstrem, duke konfiskuar pikat që shesin karburant të paçertifikuar apo edhe të pafiskalizuar.

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një tjetër aksioni, atë kundër çdo tregtari që mashtron konsumatorët me cilësinë e karburantit. “Kush u shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e parashikuara të cilësisë, ka vetëm pak javë kohë për t’u kthyer njëherë e përgjithmonë brenda kornizës së parashikuar nga ligji”, tha kreu i qeverisë.

1 komente në “Ndryshimi i ligjit për tregun e karburanteve, ngrihet grupi i punës”

  1. valbona says:

    Kush vjedh miliona behet deputet,kush vjedh nje cope buke futet ne burg.Shitja e sapunit per djathe eshte njesoj si shitesi i karburantit me perzierje ,eshte nje forme vjedhje.Ne rast se konstatohet ,emri kompanise mbahet sekret,denohet me paralajmerime serioze kineze,kush nuk ka para te paguaj energjine elektrike ne burg.Rrofte demokracia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje