Patentat me pikë, sa penalizoheni për gabimet në shkeljen e rregullave të qarkullimit

11 Prill 2015, 12:34Ekonomia TEMA
Patentat me pikë, sa penalizoheni për gabimet në shkeljen e

Për çdo gabim që do të bëni teksa drejtoni automjetin tuaj tashmë do t’ju hiqen edhe pikët e patentës. Leja e drejtimit do të zhvleftësohet në rast se ju do të tejkaloni numrin e gabimeve dhe do të zerohen pikët.

Për ta bërë më të qartë sistemin e funksionimit të heqjes së pikëve nga leja e drejtimit më poshtë mund të shihni se sa pikë hiqen për çdo gabim tuajin teksa drejtoni automjetin. Kështu për tejkalim të shpejtësisë nga patenta hiqen 3 pikë për rastin e parë dhe 5 pikë në rast të ripërsëritjes së gabimit.

Për qarkullimin në kundravajtje penalizmi është 5 pikë ndërsa për ripërsëritje të gabimit është 8 pikë. Po ashtu në ligjin e ri parashikohen penalizime të cilat në rastin e parë të shkeljes nuk hiqen pikë por në rast të një përsëritjeje heqja e pkëve mund të jetë nga 3-8 pikë në varësi të rasteve të përsëritjes. /gj.k/

8 komente në “Patentat me pikë, sa penalizoheni për gabimet në shkeljen e rregullave të qarkullimit”

  1. Tom says:

    Me budallalliqe nuk kisha lexuar ndonjeher ne jeten time Nuk e kuptoj se sa pike ka kjo patente e famshme?

  2. Flamur says:

    Kush eshte ai trap qe ka bere kete liste. Zero pike po kalove semaforin me te kuqe, po nuk u ndale te shenjat e Stop dhe po parakalove nje mjet ne parakalim (dmth parakalim 3sh)……por te hiqen 10 pike nese nje polic pijanec ne autostrade te nxjerr tabelen per te ndaluar 20m larg kur ti je me 90km/h e nuk ndalon. Para dy javesh frenova gozhde dhe nje nga kta poliicet pijanec me tha ‘cdo gje n regull, na u duk sikur nuk kishe ndezur dritat’.

  3. bato says:

    Zerdohen ndonjehere penalizimet apo jane kumulative gjate gjirhe jetes deri sa te hiqet patenta? O gazetar, shkruaj dicka te hajrit, jo te kopjosh deklaratat e ministrise se transporteve.

  4. Sillo says:

    A mudet te ma sqaroje ndonjeri nenin 143pika 2 .Te hiqen tre pike kur nuk i jep perparesi mjetit qe vjen nga e djathta ne kryqezim!
    Ju faemniderit.

    1. analisti-politolog Nurellar-Beu says:

      po si e ke marre patenten mor Sillo?

    2. atdhetari suedi says:

      thjesht sillo nese e ke mare me leke nuk ja ke haberin per rregullat.
      jane kater (4) pika qe rregullojne trafikun,polici i pari,semafori i dyti,shenjat e treta edhe krahu i djathte i katerti.ne nenin 143 pika dy theksohet shume qarte nese futesh ne KRYQEZIM edhe nuk i jep perparesi krahut te djathte,,ke shkelur rregullin e 4 ne trafik,sepse duhet cdohere ti lesh perparesi krahut te djathte.Vetem nese ndodhesh ne RRETHRROTULLIM atehere i bie vlera krahut te djathte,edhe eshte krahu i djathte qe te pret ty qe je ne rreth te kalosh perpara.Pra aty behet fjale per kryqezimin,dhe jo rrethrrotullimin.
      Keto i meson te gjitha ne suedi qe te marresh patente,se ndryshe as me leke edhe as me babin deputet se mer dot ketu.

      1. Robert says:

        Pjeserisht e sakte. Rruget kane perparesi te ndryshme ose mund te jene te se njejtes kategori. Rregulli i krahut te djathte zbatohet vetem kur mungojne ato 3 kushtet e para te rregullimit te levizjes ne kryqezime. Kjo pasi nqs se me tabele ti qarkullon ne rruge te kategorise B, ndersa makina ne krah te djathte tendit ne kryqezim, po leviz ne rrugen e Kategorise C, atehere ai eshte i detyruar te prese te kalosh ti, megjithese eshte ne krahun tend te djathte.

        Ka shume percaktime te cala ne dokumentin e publikuar, si edhe nonsense te rrezikshme. Psh nuk denohet ai qe kalon traun e hekurudhes, duke rrezikuar keshtu jeten e shume personave, te atyre qe levizin me tren. Por denohet ai qe leviz ne korsine e emergjences edhe kur ajo eshte bosh apo edhe me keq denohet me 3pike ai qe leviz ne autostrade ne te kundert.

  5. Julian says:

    Stil Amerikan. Sa me te dobeta piket aq me i shtrnjte siguracioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje