Krijohet Agjensia e Territorit/ Shkurtohen afatet për pajisjen me leje ndërtimi

13 Prill 2015, 17:09Ekonomia TEMA

Qeveria ka ndërmarrë disa ndryshime ligjore që thjeshtojnë dhe shkurtojnë afatet e shqyrtimit të aplikimeve për pajisjen me leje ndërtimi në kushtet kur lejet e ndërtimit apo lejet  zhvillimore tashmë do të mund të marrin miratim vetëm pas shqyrtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” që është depozituar në Kuvend, vijnë për shkak të reformës së ndërmarrë nga Ministria e Zhvillimit Urban për ndarjen e funksioneve dhe reformimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Për këtë qëllim, është parashikuar që përveç sekretariatit teknik të KKT-së të krijohet edhe një strukturë e re e posaçme që do të ketë si funksion kontrollin e dokumentacionit të aplikimeve për leje zhvillimore, me qëllim miratimin apo refuzimin e shpejtë të tyre.

Kjo strukturë e re që parashikohet të krijohet do të marrë kompetenca dhe funksione si nga sekretariati teknik i KKT-së ashtu edhe nga Agjencia e Planifikimit të Territorit. Këto ndryshime të propozuara në këtë projektligj do të sjellin thjeshtimin e procedurave e të dokumentacionit për pajisjen me leje ndërtimi nga KKT-ja dhe për verifikimin e konformitetit të zhvillimeve të propozuara, përmes strukturës së re që do të veprojë si sportel shërbimi me një ndalesë e tipit “Customer Care”, shërbim më të frytshëm dhe në afate më të shkurtra ndaj qytetarëve, si dhe ndjekjen e procedurave nga kjo strukturë e re për marrjen e dokumenteve/autorizimeve brenda institucioneve shtetërore, pa zvarritje të qytetarit.

Një aspekt tjetër që paraqitet me këtë projektligj është dhe përcaktimi i një koncepti dhe përkufizimi të rëndësishëm në procedurën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, siç është ai i “hapësirave publike”. Hapësira publike përbëhet nga rrugëkalime publike dhe nga mjedise që janë të hapura për publikun ose në shërbim të përdorimit publik, pavarësisht nga regjimi juridik i tokës dhe përtej përcaktimeve të pronës publike, sipas ligjit “Për pronat e paluajtshme të shtetit”

3 komente në “Krijohet Agjensia e Territorit/ Shkurtohen afatet për pajisjen me leje ndërtimi”

  1. analisti-politologu Nurellar-Beu says:

    te na rruac o komandant…
    po na e lulezon atdheun…

  2. beni says:

    Ne kete menyre punesohen ca militante te Partise dhe rriten detyrimet per hallexhinjte qe duan te nderojne nje cope shtepi ne token e tyre …

  3. hopa! says:

    Vari hejbet,duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje