Koncensioni i rrugës së Arbrit/ Ekonomia miraton marrëveshjen me kinezët

15 Prill 2015, 12:08Ekonomia TEMA

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi projektligjin për ndërtimin me koncension të rrugës së Arbrit me një shoqëri kineze. Për këtë projekt sipas ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës do të ndiqen procedura të veçanta ndërsa kostot e projektit ende nuk dihen saktësisht.

“Kostoja e rrugës ende nuk dihet, pasi për këtë projekt nuk janë të njëjta vështirësitë për pjesë të ndryshme të rrugës. Në varësi të trafikut do të vendosim nëse do të bëhet me pagesë apo jo”, deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto një ditë më parë në komision.

Për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përllogaritur ndërtimin me një kosto prej 28.8 miliardë lekësh, ndërkohë që kompania kineze ka paraqitur një vlerë rreth 25 për qind më të ulët për realizimin e këtij segmenti.

Rruga e Arbrit është një nga projektet e parashikuara nga qeveria aktuale. Fillimi i punimeve në Rrugën e Arbrit, pritet të bëhet në 2016-ën dhe parashikohet të përfundojë brenda 3 viteve. /gj.k/

2 komente në “Koncensioni i rrugës së Arbrit/ Ekonomia miraton marrëveshjen me kinezët”

  1. greku lypsar says:

    mire mire, po mos na del tamam “mall kinez” ne fund. !?

  2. Uskania says:

    Do fillojë pas një viti…thuhet.A do të fillojë vallë, apo sa të kalojnë këto zgjedhje?
    Do të përfundojë pas tre vjetësh…thuhet.A do të përfundojë vërtet, apo sa të kalojnë edhe zgjedhjet e vitit 2017?
    Prit gomar…të mbijë bar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje