Rruga e Arbërit, Haxhinasto bën publik projektin e kompanisë kineze

14 Prill 2015, 16:41Ekonomia TEMA

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto zbardhi për herë të parë propozimin e shumëdebatuar të kompanisë kineze “China State Construction” për ndërtimin e 26.94 kilometrave në Rrugën e Arbërit.

“Për këtë segment, kjo vlerë që unë thashë sot, 28.8 miliard është vlerë e projektit e llogaritur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërkohë që kompania kineze ka paraqitur një vlerë rreth 25 përqind më të ulët për realizimin e këtij segmenti, është rreth 21 miliard lekë. Është hera e parë që qeveria kineze ka rënë dakort të mos pranojë, ose të mos detyrojë vendin përfitues që të japë garanci sovrane”, deklaroi ministri i Transporteve.

Haxhinasto tha se ende nuk është vendosur përfundimisht sesi do të financohet rruga, nëse do të jetë me pagesë për qytetarët apo direkt nga buxheti. Sipas ministrit të Financave më shumë gjasa ka varianti i dytë.

“Unë jam këtu pikërisht për këto dy gjëra, që të parashikoj brenda buxhetit të të gjithë viteve, nga 20-30 milionë euro në vit kosto që do të duhet të përballojë buxheti. Ne kemi bërë llogaritjet tona dhe gjykojmë që janë të përfshira brenda tavaneve të borxhit dhe brenda tavaneve të buxhetit”, tha ministri Cani.

Rruga e Arbërit ka një gjatësi totale prej 65 kilometrash dhe përbëhet nga katër segmente me kosto totale prej 36 miliardë lekë përafërsisht. Pjesa prej 26.94 kilometra nga Tujani tek Ura e Vashës, që do të ndërtojë kompania kineze është ajo me koston më të lartë. Për opozitën ky është rezultat i procedurës së dyshimtë që po ndjek qeveria.

“Ç’e bën më të rrezikshme këtë procedurë? Së pari ajo që është duke ndodhur; përshpejtimi i kostove të ndërtimit të këtij segmenti rrugor të gjatë prej 26 kilometrash që ndërtohet me 10 mln dollarë kilometri, që nuk do t’i nënshtrohet procedurave të konkurrimit publik, tenderit, konkurrencës së kompanive për të ulur koston”, deklaroi deklaroi anëtari demokrat i Komisionit të Ekonomisë, deputeti Ridvan Bode.

Segmenti Tujan-Ura e Vashës ka një gjatësi totale prej 26.94 kilometra. Ndërtimi i tij do të bëhet me një procedurë të vecantë, jashtë ligjit të koncesioneve. Investimi do të financohet nga një kredi e Bankës Kineze të Eksporteve dhe do të paguhet më vonë në këste vjetore nga buxheti./TCH

13 komente në “Rruga e Arbërit, Haxhinasto bën publik projektin e kompanisë kineze”

  1. anonimus says:

    Nqs se behet me paret e buxhetit do duhet te mirmbahet po me ato. Ne te kundert jepeni qe ne fillim me koncesion dhe buxheti mos harxhoje asnje lek te taksapaguesve.

  2. Albani says:

    RRUGA E KOMBIT
    Shikoni,rruga kushton 36 miliarde leke ose 360 milione dollare
    ky eshte parashikimi fillestar.
    Demokrati thote po pershpejtohet procedura,pa konkurrence po u jepet firmave me 10 milione euro per Km.
    Rruga do te ndertohet me parate e buxhetit qe do u paguhen cdo vit kinezeve.
    Afat perfundimi eshte caktuar.
    Dhe kinezet 10 vjet do ta cojne ndertimin deri kur ti marrin te gjitha parate.
    TRAGJEDI,akuzonim Lulezim Bashen
    Keta qenkan dhe me te poshter,rruga do te kape trefishin e kostos reale.
    Njefish me shume per Haxhinaston dhe Mete floririn,parate do te derdhen ne llogari te firmave te tyre
    Njefish me shume per banken dhe investuesit kineze,bono me keste nga buxheti yne.
    Kjo do ja kaloje rruges se kombit,dhe do te duhet per nja 20 vjet buxheti yne te paguaje per rruge.

    1. Katunari says:

      O llapush ky që thua zotrote ishte parashikimi se vlera në përfundim i kaloi 1,3 miliard dollarë.
      ps. 360 milion i mori vetëm Basha thonë gjuhët e “këqija”.

      1. Albani says:

        LLapushi qe ta mushi
        Nuk qenke vetem katunar qenke dhe analfabet
        po nuk e kupton shkrimin me nje lexim lexoje tre here

  3. Ardiani kosove says:

    Sipas llogarise 100 milion dollar pi vjedhka dikush.??

  4. Vidhni Per Qejf says:

    …nje deklarim ne komisionin e kuvendit bere ashtu me nje lloj Krenarie ne Dukje per Kursimin e 25 % te vleres totale te projektit nxorri zbuluar nje Te VERTETE LAKURIQ : Ate Se Kosto e rruges eshte mbicmuar me 25% , dmth eshte llogaritur nje vjedhje prej 25 % e kostos extra qe do te shkonte ne xhepat e HAJDUTEVE, Shto ketu edhe punimet jo cilesore qe behen rendom ne rruget tona koeficienti i vjedhjes se kalkuluar ishte edhe me i Madh.Nderkohe qe Kinezet nga ana e Tyre nuk eshte se Punojne pa fitim edhe ata fitojne por duket qe fitojne me norma dhe nuk i BIEN ME TOP.Kjo histori e vogel ne dukje nxjerr ne pah nje te vertet te madhe :QE KETU ESHTE VJEDHUR DENDUR E PA KOMPLEKSE,Rrofte Kapitalizmi Shqiptar Te na Rroje Partia

  5. Shyqi says:

    Pasi e zvariten per 2 vjet per te “regulluar” llogarite, tani do te ndertohet nje rruge “fshati” me vetem dy korsi dhe shpejtesi levizje te parashikuar 50-60 km/ore. Ky eshte denimi me i madh qe i behet popullit te Dibres nga sllavofilet e rinj.

    1. fshatari says:

      Perfundimisht jeni rrace e pangopur, hajdute dhe mbi te gjitha mosmirenjohese…e kam fjalen per ty Shyq Plepi

  6. astrit says:

    A ka ndonje specialist te me thote se a ja vlen te harxhohet para per kete rruge.Ne vemendjen time eshte fakti qe keto zona pothuajse jane braktisur nga banoret,kur ne kemi ultesiren perendimore te shqiperise pra Shkodra-Elbasan-Vlore qe e ka te domosdoshme berjen e rruges autostrade ku dhe populllsia eshte e mbipopulluar.Ju kujtoj prallat per rrugen e kombit qe do bente hatane per ekonomine shqiptare, perfundimi hiçgje ne kuptimin ekonomik.

  7. 9 malet e Dibres says:

    o Astrit s`te vjen turp qe i ke shkruajtur ato rrjeshta, pse me vetem ju duheshka te keni rruge e ne te tjeret te udhetojme si ne kohen e gurrit. Po dibranet ishin zemra dhe shpina e Shqipnise, kur ju te tjeret benit sehir e piqnit petulla , dibranet mbanin tukurn, serbin me shpata e me pushke dhe si kembim morren nje hic dhe komente te tipit tend. Turp

  8. Guri says:

    Qeveri hajdutësh. Bojkot zgjedhjeve vendore të qershorit. Poshtë hajdutët qeveritarë!

  9. gegetoske says:

    Ti nuk je gur! Ti je bajge!

  10. realisti says:

    Matematika dhe numerat kane ligjet e tyre. Kineze kane sot popullsine me te madhe ne bote(gjithmone e kane pasur) kane gjithashtu edhe rritjen ekonomike me te larte ne bote. Qendra e rendeses se fuqise ekonomike boterore mo zhvendoset drejt Kines. Ne stilin tone te te qeverisurit “t’ja shesesh me te fortit” jemi ne rregull. Cfar ti shesesh? Hem.. epo me pak fantazi sejcili prej nesh e ke nje pergjigje ne mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje