Ka ikur koha kur Qeveria vendoste gjoba elektorale për biznesin.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës sëmbajtur në Këshillin e Investimeve, një bashkëpunim dhe me BERZH. Rama tha se në këto 18 muaj nga 720 milion dollarë borxhe që kishte qeveria ndaj biznesit sot 300 milionë janë larë. Rama theksoi se paraja po shkon tek i zoti.
“Krijimi i këtij Këshilli Investimesh është një moment i rëndësishëm në një përpjekje të filluar 18 muaj më parë për të adresuar problematikën e të bërit biznes në Shqipëri.
Ne kemi një eksperiencë mjaft poizitve, eksperincën e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku janë krijuar kushtet për një bashkëveprimm me biznesin në mënyrë që të adrejsomë sa më drejt zgjedhjen e problemeve të ekonomisë sonë.
Në këto 18 muaj mund të themi se kemi bërë jo pak për të transformuar hapësirë e të bërit ekonomi nga një hapësirë mbytëse e arbitrariteti në një hapësirë bashkëveprimi.
Nga ana tjetër ne sot jemi dëshmitarë të faktit se nëse 18 muaj më parë morrëm një tashëgimi të rëndë në raportet mes qeverisë dhe sipërmarrjes, ku pika më domethënëse ishte barra prej 720 milionë dollarë borxhe që qeveria i kishte sipërmarrjes, më shumë se sa 5% të GDP.
Sot jemi në kushtet ku mund të themi se jo vetëm 300 milionë dollarë janë kthyer mbrapsht dhe pjesa tjetër është në këtë rrugë, kthimi i parave tek i zoti”, deklaroi Rama.
Kryeministri njoftoi dhe për një ligj të ri për biznesin, i cili sipas tij do të kalojë në javët që vijnë në Kuvend. Rama tha se janë diskutimet e fundit për këtë ligj, që do hap një kapitull të ri të të bërit binzes në Shqipëri.
“Edhe sistemi i funksionimit të marrëdhënieve mes qeverisë dhe biznesit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Sot kemi një rimbursim transparent të TVSH që ka lehtësuar veprimtarinë e sipërmarrjes.
Nga ana tjetër ne kemi vepruar dhe më shumë se kaq, për të krujar një marrëdhënie të re besimi dhe ndërveprimi me sipërmarrjen duke i zhbërë të gjitha gjobat me natyrë elektorale.
Ka triumfuar rruga e ligjit dhe arsyes jo rruga e të shkuarës ku nevoja imediate e pushtetit bënte ligjin mbi sipërmarrjen.
Këshilli i Investimeve është një krijesë e re për të krijuar një mekanizëm që falë mbështetjes se BERZH do na japë mundësi të adrsojmë drejtpërdrejt problemet e sipërmarrjes e të kërkojmë bashkë zgjidhjet për të lehtësuar procesin e investimit.
Në javët në vijim Kuvendi do miratojë ligjin e ri të investimeve që është një bazë e re që zgjeron hapësirë dhe lirinë e të investuarit dhe rrit parashikueshmërinë në procesin e investimit dhe shteti jep mbështetje për investitorët.
Jemi në diskutime për të detajuar çdo element të këtij ligji të ri dhe jemi të bindur që do kemi një kapitull të ri”, deklaroi Rama.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj , në cilësinë e Kreut të Këshillit të Investimeve të Shqipërisë, organizoi te merkuren Mbledhjen e Parë të Këshillit në bashkëpunim me BERZH, me qëllim konstituimin e Këshillit dhe Sekretariatit dhe diskutimin e axhendës 2015. Këshilli i Investimeve është një projekt i iniciuar në shkurt të vitit 2014 me firmosjen e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Këshilli i Investimeve u realizua në kuadër të Nismës për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen (NKIQ) e BERZH, një institucion që ka si qëllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së biznesit në vend. Në përbërje të tij ka pjesëmarrës të nivelit të lartë nga Institucionet shtetërore, donatorët, partnerët ndërkombëtarë dhe komuniteti i biznesit.
Qëllimi i Këshillit të Investimeve është mundësimi i një dialogu të drejtpërdrejtë dhe aktiv mes biznesit dhe qeverisë, parashtrimi i problematikave të lidhura me klimën e biznesit dhe investimeve, raportimi i rasteve të praktikave të padrejta dhe abuzive ndaj biznesit, lufta ndaj korrupsionit, evazionit dhe informalitetit, si dhe sugjerimin e mekanizmave ligjore dhe procedurialë për parandalimin, eliminimin dhe zgjidhjen e tyre.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të Mbledhjes, Ministri Ahmetaj tha:
“Këshilli i Investimeve është një iniciativë e qeverisë shqiptare dhe e BERZH-it.
Këshilli i Investimeve është një instrument tjetër për të përmirësuar klimën e biznesit dhe mundësinë për të tërhequr investime të huaja.
Në atë tryezë të rrumbullakët, sipërmarrja dhe qeveria, dhe institucionet kombëtare, do të diskutojnë në detaje për të gjitha çështjet, qoftë që na pengojnë, dhe qoftë për t’i përmirësuar apo për t’i hequr ato barriera që pengojnë sipërmarrjen për tu zhvilluar.
Gjithë sfida është tërheqja e investimeve të huaja dhe Këshilli i Investimeve, unë jam i bindur, ka për të na ndihmuar të përmirësojmë klimën e biznesit në Shqipëri dhe t’i tregojmë sipërmarrjes, qoftë vendase apo të huaja, se qeveria është gati të bëjë atë që duhet të bëjë për t’ia bërë jetën të lehtë qytetarëve, në mënyrë që, ashtu siç tha dhe Alani, ashtu siç është dhe në fokus të programit të qeverisë, të kemi sa më shumë punësim, sa më shumë investimeve të huaja dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.
Këshilli ka një Sekretariat permanent, i cili është alokuar në Ministrinë e Ekonomisë.
Nuk varet nga Ministria e Ekonomisë. Është një Sekretariat i pavarur, i financuar nga BERZH dhe nga donatorët. Sekretariati ka rregulloren e vet dhe ka kontaktet tashmë me të gjithë sipërmarrjen.
Këshilli i Investimeve ka gjithashtu përbërjen e vet, e cila do të jetë me rotacion.
Përbërja është nga shoqata sipërmarrjeje, institucione të qeverisë, që do të ballafaqohen me njëri-tjetrin, qoftë doganat, qoftë tatimet, qoftë AIDA, apo ministria e Ekonomisë, Ministri Çuçi i Antikorrupsionit, ministrja Ermonela Felaj e Marrëdhënieve me Parlamentin. Pra, ka një përbërje, e cila do ta ndihmojë sipërmarrjen të sjellë problemet e veta, propozimet e veta dhe eksperiencën e vet’, deklaroi Ahmetaj.
ty halall ta bof ai zot o ed.. popuno si qeni po keta legenat do shajne se skane ca bejne
puna e qeverise dhe emancipimi juaj kane qene dhe jane per tu pershendetur.. ju uroj pune te mbare
opo krahet ju lumshin z.kryeminister.. vec mos harrro se grida eshte kandidate,… kur te duash te qeshesh, sille ndermend ..hahahaha
Shyqyr qe ka ikur kjo kohe e qe po ndryshon ky vend se duhet tu falje me nja 7-8 vende per te hapur nje biznes e lere mos te flasim me per te medhenjt.
Bravo kryeministri Rama, keshtu duhet punuar qe te eci Shqiperia perpara
Shqiperia me ne fund ka arritur te marri drejtimin e duhur, jo me pushtet-shtet por shtet i qytetareve. Ju lumte per punen qe keni bere.
Ju lumshin krahet zoti Rama
Bravo kryeministri jone Rama
Ne fakt qeveria qe ka qene, ka pasur njerez aq injorante, sa rrugen me te shkurter dhe me te sigurte per te mbushur arken e shtetit, e kane gjetur duke vene gjoba marramendese ndaj bizneseve, qe i moren frymen bizneseve, ne pamundesi per te vjele sic duhet taksat, me nje administrate tatimore dhe doganore teresisht ineficente.
Ne fakt, politikat duhet te orjentohen drejt nxitjes se biznesit, se vetem keshtu do te presim rritje ekonomike, me shume te ardhura ne buxhet, me shume investime ne te mire te qytetareve, te sherbimeve publike.
lajme te mira vijn vetem nga ata qe e perdorin pushtetin ne te mire te popullit. barvo zoti kryeminister
duhet mbrojtur bisnesi zt rama, dhe ne kemi besim tek ju.. vazhdo perpara sepse meritoni tre jeni ne krye te qeverise
Per nje kryeminister te tille ka nevoje Shqiperia
zoti kryeminister, qeveria me pare bisnesit tim i vuri nje gjobe , sepse une votoja per ju. sot nuk ndodh kjo sepse eshte vene ligji ne zbatim. urime dhe suksese
JEPI MBESHTETJE DHE SIGURI BISNESIT. ti ke program serioz dhe te duhur per bisneset
i ka ardh fundi marrjes se votave me dhune dhe me presion,gjithsecili eshte i lire te votoje per ate qe mendon si te duhurin per qytetin ku jeton…bravo z kryeminister
ne mbeshtetje per ju zoti kryeminister
liria e votes nuk nenkupton gjobitjen, blerjen apo detyrimin e qytetareve, perkundrazi eshte krejt e kunderta dhe kete shembull e jep me se miri kryeministri jone
ekonomia shqiptare po tregon fakte serioze drejt rritjes, dhe kjo fal punes suaj me nje program te qarte. bravoo zt kryeminister
ekonomia shqiptare po lulezon me ne fund..
tall kariolen ti?
ne mbeshtetje absolute per punen e qeveris suaj zoti kryeminister
hahahhahahahhahhahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahhahhahahahahahhahahahahaahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahahahhahahaahahahhahahahah – plehre
ne te mbeshtesim , sepse ti po ben pune te mira Kryeminister.
PO HIKJET BIBLIKE NGA SHQIPERIA TANI NE 2015 SI SHPJEGOHEN?.
Ik mor qen i sals,qesh tek pacavurja e fahriut.Fitorja e se majtes ne keto zgjedhje do jete derrmuese ,kunder vrasesve te 21 janarit.
Te tjera ben te tjera thua ,qe te me mbushesh mendjen mua hajdut me cizme peshtirosje deri ne fund.
Kush i paguan keta legena komentues vras mendjen?
jot eme!!!!Kush ju genjen ju duhet pare????hiqini fetat e proshutit mbi sy!!!(duke pare sa here komenton zoteria juaj neper artikuj me lind dyshimi kush te paguan ty e jo te tjeret ktu siper)
Ajo fotoja e qe kishe dale ne Vlore na dha shprese se Kryeministri e ka mendjen ke populli ,Biznesi nuk je tu i vu gjoba hic po nuk po i ben mediatike po i monopolizon Autoshkollat po i ve gjoba qe po i gropos po i thua o mbylle o paguaj gjobat dhe autoshkollat qe kane hap licencen 2015 lulezojne kjo eshte qeverisje hallal lum ne qe te kemi .
Nga cila ministri jane komentuesit????
Apo punonjes servile te kryeministrise.
Njerezit po ikin nga me vrap larg Shqiperise.
Njerezit po blejne me liste.
Papunesia ne maksimum.
Investime dhe vende pune ska.
Bizneset ne dite te hallit.
Qeveria mer borxhe per te paguar shpenzimet e veta.
Kriminaliteti eshte ulur sheshit
NE I KUPTOJME VESHTIRESITE QE GJETI KJO QEVERI POR MOS NA THOTE GENJESHTRA.
Sa per komentuesit me larte me keto komente qe bejne eshte mire te vene emrin e vet se mund te marin edhe bonus.
Hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaa
Tani nuk ka me gjoba, sepse jane zvendeduar me ruspat e INUK-ut. Ky palloshi nuk meret me gjoba, por me shkaterrim biznesi ku ju a jep gjoben njehere e mire. Shtet bananesh!
investime alla lsi,kemisha-pantallona!