Rritet frikshëm paraja jashtë bankave

18 Prill 2015, 15:22Ekonomia TEMA

Teksa interesat e kursimeve kanë rënë në nivele të papërfillshme, individët duket se po priren të gjejnë alternativa të tjera investimi, përfshirë dhe jashtë sistemit.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në muajin shkurt paraja jashtë bankave u rrit me 11.8 për qind në terma vjetorë, duke shënuar një nga kërcimet më të forta të viteve të fundit.

Sipas Bankës, në fund të shkurtit, paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar arriti në 217.3 miliardë lekë nga 194.2 miliardë që ishte në shkurt të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se në një vit paraja cash (kesh) në ekonomi u rrit me 23 miliardë lekë ose gati 200 milionë dollarë.

Edhe pse në nivele të larta, paraja jashtë bankave ka qenë e stabilizuar për disa vjet me radhë. Por dy vitet e fundit ajo po rritet sërish, madje me ritme të vrullshme. Ekspertët mendojnë se fenomeni është nxitur nga ulja e ndjeshme e interesit të depozitave në banka.

Sipas të dhënave zyrtare, për depozitat me afat njëvjeçar normat e interesit kanë rënë me gati 4 herë në dy vitet e fundit duke cekur nivelin 1.5 për qind.

Disa ekonomistë besojnë se rritja e fortë e parasë jashtë bankave mund të sinjalizojë një tjetër fenomen shqetësues, atë të huadhënies informale. Një sërë vëzhgimesh të Bankës së Shqipërisë kanë konfirmuar se në Shqipëri ekziston dhe një treg financiar informal, ku biznese apo individë, në pamundësi për të siguruar kredi nga bankat, shkëmbejne financime jashtë sistemit.

Ky është një fenomen që ka lulëzuar veçanërisht tre vitet e fundit kur ekonomia u përball me ngadalësimin dramatik të kredisë. Një fenomen, i cili sipas ekspertëve mund të ketë shërbyer si amortizator për të kompesuar politikën shtrënguese të bankave, por që qartazi rrit rreziqet për ekonominë dhe sistemin financiar./TCH

11 komente në “Rritet frikshëm paraja jashtë bankave”

  1. coli says:

    E PO PREKEN BANKAT E BANKJERET NA U PRISH GJIZA APO PO LUHET DICKA E REZIKSHME

  2. shp says:

    Berluskoni ka than,ne qoft se nuk doni me pas kriz,harxhojeni,qarkullojeni lekun.

  3. neda says:

    Qytetaret duhet te jene te lire ti mbajne parate ku te duan e si te duan, brenda apo jashte vendit, nuk mendoje se bankat jane vendi ku mund te investohet duke depozituar parate, per mendimin tim apsolutisht jo.Bankat kane aplikuar interesa te larta dhe ne fakt kane bllokuar zhvillimin e vendit,sepse askush nuk merr kredi me norma kaq te larta dhe shumica e atyre qe kane marre kredi nuk jane ne gjendje ta kthejne ate,sepse praktikisht keto lloje kredish jane skllaveruese , dhe ketu faji kryesor eshte i bankes qendrore shteterore.Ne shume vende te botes te depozitosh para interesi do jete zero ose do paguash taks per ruajtjen e tyre ne banke. Paraja duhet te investohet jashte bankave ne tregun e lire dhe une besoje se shume shpejte edhe ketu njerzit qe fusin para ne banka jo vetem qe interesi do shkoje drejte zeros,por edhe do paguhet taks per ruajtjen e tyre.Zhvillimi vjene jo nga interesat e larta ne banka, por nga furnizimi i bankave te nivelit te dyte nga banka qendrore me zero interes,me kushtin qe qytetari ta marr kredin jo me shume se 2%, dhe duke i menjanuar bankat nga blerja e bonove te thesarit, sepse keshtu ekonomia rri ne vendnumero.

  4. leka says:

    Banka Kombetare ka si detyre qe te beje politiken monetare te shtetit, dhe mbi te gjitha te rregulloje raportet makro dhe mikro te ekonomise. Por cfar ndodh ne tregun monetar shqiptar ? BK ul interesin ne 2.25% per te stimuluar dhenien e kredive bisnesit, nga bankat e nivelit te dyte dhe, keto kane ulur interersat e depopzitave ne 1.5% dhe japin kreditin tre fishin e % BK pra ne 7-8%. Pra shihet se diferenca eshte e madhe e kreditit me depopzitat, keshtu individet , si te zgjuar qe jane pranojne te kreditojne bisnesin me 5-6% ne rruge private , duke shkembyer akte noteriale me garanci pasurore. Keshtu tregu eshte ne aktivitet dhe bankat e nivelit te dyte humbin klientet.Pse Shqiperia eshte plotesisht e varur? , Sepse privatizoi te gjithe ekonomine ashtu dhe bankat, qe po e zhysin me keq ekonomine Shqiptare.Cte keqe do kishte qe nje Banke shteterore te rivalizonte keto banka te nivelit te dyte ,duke ulur interesat e kreditimit. Sot ministri i pa afte Ahmetaj, kerkon privatizimin e Insigut, ne nje kohe qe qe ky institucion qe mbajti ne ekuiliber tregun e siguracioneve, kur privatet donin ngritjen e tyre. Heqja dore nga shteti, i ka bere dhe shtetet e fuqishme te jene ne dore te privateve, qe vendosin dhe mbi drejtimin e shtetit. Ky nuk eshte kapitalizmi i Alen Smithit , por kapitalizmi i mafies qe vendos mbi gjithcka. Kina sot, eshte shteti me rezervat e vautes me te medha ne bote dhe pse ?Se atje dhe shteti ka doren e fuqishme ne sistemin bankar.

  5. Afa says:

    Po normale qe do merren borxhe per biznese. Me keto interesa qe kan keto bankat per kredite me mire me menyra te tjera. Po prishet sistemi financiar se a thua keto banka jane te ndershme. Plera jane qe te tera, qe te kepusin me komisione per cdo lloj veprimi. Bankat ketu jan mire vetem per mos me mbajt leket ne shpi se per cdo gje tjeter jane abuzues te medhenj qe perfitojne nga vendet e botes se trete si puna jone. Se andej nga perendimi ja u tredh ko..t shteti kur abuzojn me popullin.

  6. tt says:

    Bankat ore zoterinj nje qellim kane kudo dhe ne perendim dhe ne amerike sdhe ne shqiperi ,eshte tjua fusi popullit dhe shtreses se mesme.prandaj quhen piramida me license.

  7. Gjirokastriti says:

    Po cna lodhni me keto lajme??????
    Keni ndonje lajm per Greqine te bejme nja 250 komente.

  8. A says:

    Sipas nje pedagogu ose profesori italjan i ekonomise dhe financave, te cilin jane munduar ta persekutojne mafia dhe korrupsioni politik dhe bankar, thote qe gjeja me e sigurte eshte qe paret te mbahen ne vende te sigurta duke filluar nga shtepia.
    Ai, thote bankat kur te japin kredi dhe borxh paret i kane ne perqindje shume te larta dhe kur depoziton pare interesat jane te perfilleshme.
    Ai arsyeton ne kete menyre, pse djersen dhe mundin e punes tuaj ta administrojne te tjeret.
    Por ndodhe edhe dicka tjeter ka edhe falimentime dhe kriza bankare, ekonomike dhe financiare te stisura qe kete e bejne nje grupim shume i vogel personash qe jane ne kupolen e mafies te shtetit, te qeverise dhe politikes per interesa te tyre meskine dhe bastarde per te rrenuar ato persona qe kane pare.
    Per shembull ne qoftese nje person merr kredi ne banke per nje investim ose nje problem te vetin le peng shtepine qe ka vleren 150 mijelion lekesh dhe kredia qe merr kap vleren 100 mijelion lekesh dhe ne qoftese nuk ka ta paguaj, te merret shtepia.
    Kurse nje person qe ka depozituar ne banke per ti ruajtur ose me interes paret e veta per shembull nje shume parash prej 100 milion lekesh dhe banka falimenton atehere ti merr vetem 25 milion lek, pjesa tjeter te shkon per dhjeme qeni.
    Gjithashtu kur keni depozituar ne banke per shembull 100 milion leke dhe shteti, qeveria dhe bankat jane ne krize ekonomike dhe financiare dhe ju kerkoni te terhiqni paret e tuaja, atehere nxirret ligji qe personi nga paret e veta mund te marri per shembull deri 300 mije lek ne muaj. Keto kane ndodhur duke filluar nga bankat e Qipros dhe me gjere. Tung.

  9. realisti says:

    Teme interesante kjo e bankave. Kush kupton si funksionon sistemi bankar ka kuptuar si funksionon komplet sistemi kapitalist dhe cili eshte vendimaresi i vertete drejtuesit e zgjedhur nga populli apo pronaret e bankave.

  10. LABI says:

    o njerez te ditur te Temes, rritja e qarkullimit te parave jashte sistemit bankar, eshte tregues i rritjes se evazionit fiskal, qe nen drejtimin e te paaftit me te madh te financave shqiptare (Shkelqim Cani) po arrin majat.

    Shkak per kete fenomen, nuk eshte vetem renia e interesave bankare, por edhe rritja e taksave, ne nje sistem te korruptuar si ky i yni, ku njerezit qe paguajne tentohet te rripen, e evazoret lulezojne.

    Parate jashte bankes, jane nxites i rritjes se krimit.
    Para se te sillni argumenta qesharak, ju lutem me thoni se ne cilin vend te zhvilluar, paraja qarkullon jashte sistemit bankar? Apo si gjithmone, ne jemi me te zgjuarit.

    Nje nga deshtimet me te medha te qeverisjes Rama, eshte sistemi fiskal. Vjet Rama theksoji me te madhe se 2015 eshte viti i fiskalizimit. Dini gje se kur do t’ja filloje? Me sa di une, gjerat po shkojne poshte ne kete fushe, tregues jane edhe reniet e te ardhurave nga taksat e tatimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje