Masterplani i gazit në Shqipëri, gati në nëntor

18 Prill 2015, 12:02Ekonomia TEMA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me kompaninë shtetërore azere të naftës SOCAR organizuan të shtunën në Tiranë seminarin e dytë të nivelit të lartë për studimin e fizibilitetit të masterplanit të gazit në Shqipëri. Në tryezë morën pjesë përfaqësues të SOCAR, Shell, British Petroleum, WBIF dhe TAP AG.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele e konsideroi shumë të rëndësishëm për masterplanin e gazit dhe studimin e fizibilitetit koordinimin mes të gjithë aktorëve për të patur një produkt sa më profesional.
“Kemi ndërmarrë të gjitha hapat e duhura si qeveri, në mënyrë që në vitin 2019-2020, kur parashikohet që gazi të kalojë në tubacionin e gazsjellësit TAP, edhe Shqipëria të jetë jo vetëm e lidhur, por të ketë mundësi, infrastrukturë të zhvilluar, plane konkrete për zhvillimin e tregut të gazit”, u shpreh Bele.

Në vijim të takimit të parë mbajtur në muajin shkurt, përfaqësuesit e WBIF prezantuan një grafik të punës me të dhëna konkrete të fazave të hartimit të masterplanit. Puna do të nisë në muajin maj 2015 dhe parashikohet që masterplani të jetë i gatshëm në tetor/nëntor të vitit 2016. Paralelisht, kompania SOCAR do të fillojë punën për studimin e fizibilitetit, një tjetër dokument mjaft i rëndësishëm që i shërben objektivit strategjik për gazifikimin e vendit.

Western Balkans Investment Framework (WBIF) financon me 1.1 milion euro hartimin e Masterplanit të Gazit (GMP) dhe të Project Identification Project (PIP), sipas aplikimit të MEI-t në shkurt 2014.

Kompania SOCAR, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësin TAP, si dhe aktorët e tjerë të interesuar nga Azerbajxhani, do të menaxhojë dhe financojë studimin e fizibilitetit të masterplanit të gazit. /gj.k/

3 komente në “Masterplani i gazit në Shqipëri, gati në nëntor”

  1. h says:

    Tallen me fukarane.
    Gazi do mbaroje perpara se keta kokeçomangat te fillojne ndertimin e gazsjellesit!

  2. br.a.ho says:

    Te tjeret kompanite e fitimeve i mbajne shteterore ndersa ne vetem ndotjen e ambientit kemi shteterore.

  3. mirel says:

    Shpejt e shpejt I po I japing fund cdo shprese per rimekembje.
    Hajdute me te talentuar se Berisha.
    shpejtesia e vjedhjes dhe shitjes se pasurise kombetare eshte kyci I suksesit te Lirindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje