Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka përuruar paraditen e së premtes bypass-in e Shkozetit, i cili është tashmë i hapur për qytetarët.
Në fjalën e tij në ceremoninë e përurimit, Haxhinasto vuri në dukje se ky bypass do t’u shërbejë më së miri qytetarëve, të cilëve megjithatë u bëri thirrje për përgjegjshmëri.
“Mbikalimi i Shkozetit është tashmë i hapur dhe funksional. Ndjej keqardhje për dëmtimin e barrierave nga individë të papërgjegjshëm, ndaj u bëj apel qytetarëve që të ruajnë sinjalistikën rrugore”, tha Haxhinasto.
Mbikalimi i Shkozetit u realizua falë një investimi prej 8 milionë eurosh që mundëson një qarkullim më të mirë përmes shpërndarjes së trafikut të automjeteve që lëvizin në drejtim të jugut të vendit përmes lidhjes me autostradën Durrës-Tiranë, unazën e plazhit dhe zonat e tjera të rrethit bregdetar.
hallall per bay-pasin,por mire ishte ti thoje dakos ndonje fjale te mire per rruget perreth shkozetit qe jane me keq se te somalise.
Per shkak te punes kaloj shpesh. Nje mrekulli e infrastruktures. Dicka europiane. Bravo per ate pune te bere me kulture…
Ky baligjoni i kerkoka te gjitha tashi dhe tashi dhe harron se ne c’borxhe e gjeti qeveria e re kete vend?? Thuj nje fjale te mire te pakten per ato cka po behen me aq hall e pengesa, more burre!