Si u mashtruan fshatarët! Pas 20 vitesh zbuluan tokën e tyre

17 Prill 2015, 16:58Ekonomia TEMA

Jakov Xoxa nuk do ta kishte besuar se personazhet e tij te “Lumi i Vdekur” do të jetonin kaq gjatë. Bujku, beu dhe qehajai.

Nga njera ane nje fshat i tërë ka ngastra dhe parcela te vogla dhe nga ana tjeter nje ish kryetar i Komisionit të Ndarjes së Pronave, qe zotëron qindra ha tokë.

Një histori mashtrimi me ndarjen e  tokës bujqësore duket se nisi në vitin 1992 dhe u mbyll në 1998 kur komisioni i azhornimit të ndarjes së tokave deklaroi se në Grecalli nuk ka më tokë për tu ndarë.

Prej atëherë 40 ha tokë që mbeti e pa shperndare administrohet nga ish kryetari i komisionit të tokave Vlashi Ristani, mik i ngushte i kreut të komunës Harrilla Mile, raporton ABC.

ky i fundit po mbyll mandatin e 4-të në krye të komunës.

E njohin token e tyre me pellembe por nuk kanë akses aty.

Procedura e nisur në vitin 1995 në fazën e dytë të ndarjes së tokës me ligjin 7501 synonte ndarjen e parcelave që kishin mbetur nga faza e parë.

Në Grecalli kjo ndarje ka filluar por nuk u përfundua.

Gjurmët e kësaj i zbuloi projekti per gazesjellësin TAP në rregjistrin kadastral te ZRPP.

Mes fshatrave të myzeqesë së vogël  fshati Grecalli me 1000 banorë ndodhet vetëm 3 km nga Fieri.

Por vendodhja gjeografike në këtë rast nuk i shërben një jetese normale.

Investimi i vetëm në këtë fshat është një memorial për dëshmorët e luftës.

Skandali me tokat ne Grecalli zbuloi se nje familje e vetme administron 400 ha tokë në fshatrat e komunes Qëndër pa titull pronësie.

E gjithe kjo sipërfaqje ka mbetur e pandarë nga reforma e tokës.

Nga këto 40 ha i takojnë fshatit Grecalli dhe pjesa tjetër fshatrave përreth.

Familja Ristani ka punesuar 15 persona dhe e ka rrethuar nga të gjitha anët.

Sipërfaqja e madhe i ka mundësuar edhe subvencionim nga shteti  për kultura bujqesore si drithërat deri te pemtaria. Siperfaqja që nisi tu ndahej fermerëve ne vitin 1995 ne rregjistrat e komunes Qender rezulton nen emërtimin shtet ndërsa në ZRPP nën emrat e të paktën 60 banorëve të Grecallisë.

7 komente në “Si u mashtruan fshatarët! Pas 20 vitesh zbuluan tokën e tyre”

  1. Populli says:

    mire qe keto zvicerianet e TAP jane me te vertete zviceriane qe e nxorren ne shesh te verteten.
    te gjoret njerez cfare qeveritaresh pushta i drejtojne

    1. Leka says:

      Ku eshte ligji futini ne burg keta kurva pushta e hora se na mbyten duke mashtruar e vjedhur.

  2. Hem... says:

    Ceshte kjo zbuluan token e tyre… ua la me tapi partia! Ktheni pronen pronareve qe i blene me merite, ate beni ju por lerini keto cudira dhe keqardhje per ‘pronaret’ e sajuar.Eshte vene tulla e pare keq, mos prisni te kemi demokraci te vertete.

    1. David says:

      Do mar ti shoku

  3. FIERAKU says:

    DISA KORIGJIME.
    Fisi Ristani, eshte i ndare mire ne dy krahet e politikes. I vellai i ketij kryetari keshilli komune, ka qene zevendes minister me PD. Thone se e kane te tyrin dhe Arbenin,
    Harilla Mile, nuk e ka mandatin e katert, por te peste. Ky ka hyre ne Librin Gines si kryetari me me shume mandate ne bote.
    Fshati Grecalli dhe te gjithe fshtrat e Fierit deri ne brigjet e lumit Vjose, nuk hyjne ne Myzeqene e Vogel, por ne MYZEQE. Ne Myzeqene e Vogel, hyjne fshatrat nga rrjedha fushore e Vjoses, deri ne Narte, prane Vlores.

  4. Flamur_Vlore says:

    REFORMA E TOKES NE 92 DYSHIN ISHTE HAPI I PARE I POLITIKES POSTOMUNISTE QE PER CUDITERI SRB KA ZBATUAR 100% DHE KU THUHET SE 1—TOKA SDUHET TE KTHEHET TEK I ZOTI—-2 PERARJE POPULLIN NE DY KLASA—-3 BERJA E LIGJEVE QE KOMUNISTET TE PRIVATIZOJNE PJESEN ME DHJAM TE TOKAVE DHE PASURIVE QE ISHIN DERI AT’HERE 100% SHTETERORE—- AA O SRB JE NE UDHEKRYQ PO NUK U GJYKOVE TIJ SKA ZGJIDHJE PER SHQIPETARET!!

  5. fieraku nga ferrasi says:

    Hem
    Bravo
    C’ti bejme7501 qe i beri proletaret pronare
    Sali xheferson katovica .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje