Çfarë po ndodh me të ardhurat fiskale?

22 Prill 2015, 19:07Ekonomia TEMA
Çfarë po ndodh me të ardhurat fiskale?

Nga Eduard Gjokutaj*

Vonesa në publikimin e statistikave fiskale, të cilat tregojnë për punën e doganave dhe tatimeve në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit, por dhe në suksesin e paketës fiskale që miratoi Ministria e Financave në fund të 2014-ës, ka ndezur debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e opozitës akuzojnë qeverinë se po fsheh treguesit për shkak të rënies së performancës në dy institucionet kryesore nga të cilat financohet buxheti i shtetit. Shkendijen për këtë debat ja ka dhënë raporti që prezantoi në komisionin e ekonomise, Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Toni Goga. Rritja e kursimeve në banka ka qënë me afro 20 miliard lekë ne 2014, fakt i cili nga opozita eshte komentuar si një shtysë drejt kursimit të bizneseve dhe individëve, për shkak të pasigurive që ka ekonomia. Një tjetër fakt për ekonominë shqiptare është se mbi gjysma e parave që shqiptarët kanë në banka është e përqendruar në dorën e vetëm 4% të popullsisë.

Por, faktet fiskale dhe te treguesit e financave e analizojne ndryshe kete realitet.

Megjithese treguesit fiskale per 2 mujorin 2015 rezultojne me nje mosrealizim te lehte prej 44 milion lekesh nese flitet per tendencen e arketimeve ajo qe marsi i cdo viti tregon eshte konkluzioni per cdo tremujor te vitit.

Pervoja boterore ka shume shembuj, se Struktura e tatimit progresiv e mbështetur në mundësinë e pagimit të tatimeve në masë të tillë, që nuk prek stabilitetin financiar të krijuar nga të ardhurat mujore prej pagës, dhe të ardhurave personale në tërësi ka treguar se nese arrin te administrohet justifikon qellimin e politikes. Progresiviteti, si një model modern merr aq pjesë të tatimit sa mban bilanci i tatimpaguesit, pa kërkuar të ndërhyjë në vendimarrjen individuale, familjare apo biznesore.Vendosja e niveleve të taksimit progresiv ështe në tentative te vazhdueshme qe të mbajë të barabarta mundësitë ekonomike.

Tatimi progresiv po krijon kushtet gjithnje e me shume per barazine sociale te prishur nga pak e pervit ne 20 vitet e fundit. Raporti me i fundit nga Agjensia e Sigurimit te Depozitave pasqyroi se vetem 4% e depozituesve zoterojne 60% te depozitave te siguruara. Nga ky tregues shihet se koncdentrimi i depozitave bankare ka rritje ne raport me 2012, ku vetëm 5% e tyre përfshinin 58% të totalit të depozitave bankare të siguruara. Por,ndikimi nuk vjen nga taksat. Depozitimi bankar eshte nje rritje e vlerave te individeve te pasur ende jo mire te ngarkuar me taksa. Ata mbeten sfida ende e pashfrytezuar nga administrimi fiskal, edhe pse politika e shprehu vullnetin e vet. Ky taksim nuk ka hyre ende ne eficiencen e plote sipas parimit “kush fiton me shume paguan me shume”.

Por, cfare po ndodh me te ardhurat fiskale?

Se pari, investimet e huaja dhe ato me kapital vendas, kane filluar te jene ne sektoret prodhues dhe jo ne sherbime si ne vitet e kaluara, ku investimet e huaja ne masen mbi 42% te tyre i perkisnin sektorit te sherbimeve, pa perfshire transportin ne kete ze. Nga ky fakt, dihet se investimi ne prodhim nuk jep produktin e tij menjehere, madje ai kerkon qe qeveria ta ndihmoje edhe me rimbursim te vlerave ne vitet e para deri sa te behet gati per te rimarre mbrapsht vleren e investuar.

Por, nderkohe vlerat e kontributeve, te cilat vijne nga shtimi i vlerese se fuqise punetore ne treg kane treguar nje rritje me mbi 16% ne vitin 2014 krahasuar me vitin paaradhes, dhe mbi 10% ne tremujorin e pare 2015 krahasuar me periudhen e nje viti me pare.

Nderkaq, vlera e deklaruar e tatimit mbi fitimin prej me shume se 8.9 miliard leke si tremujor i pare 2015, tregon se muaji Mars 2015 ka arritur te coje ne buxhet 6.89 miliard leke apo mbi 2.9 miliard leke se muaji Mars 2014, dhe akoma me shume se muajt mars te viteve me pare. E gjitha kjo tregon, jo vetem efektin e rritjes se normes se tatim fitimit me 50% me shume se viti 2013, e cila ne rastin me te mire bie si efekt 1.5 miliard leke me shume. Nje rritje e kthimit te kapitaleve te shoqerive te medha, si dhe nje rritje e vullnetarizmit ne kete tatim, tregon se tejkalimi i ketij zeri nuk i ka bere shqiptaret dhe te huajt te investojne me pak, por te hedhin me shume kapitale per te patur nje kthim te tij te shpejte.

*ALTax Center

7 komente në “Çfarë po ndodh me të ardhurat fiskale?”

  1. Soni says:

    Keq me vjen por analize pa lidhje. Shume e dobet.

    1. Dean says:

      Cili eshte interpretimi Juaj,Soni?
      Ne fakt titulli i shkrimit te mesiperm me vet shkrimin jane pak kontradiktor,pasi duket sikur artikullshkruesi ka per me e “masakru” qeverine,por kur e lexon duket se artikullshkruesi thjesht glorifikon politikat e ndjekura nga qeveria,por une jam kurioz se si do t’i interpretoje te dhenat e mesiperme.

  2. beni says:

    Ja paske fut kot pa lidhje more Gjonkoti,

  3. beni says:

    Ja paske fut kot pa lidhje more Gjonkoti

  4. shikues says:

    ASnalize e dobet.Edi eshte medioker

  5. eklipso says:

    “Përvoja botërore ka shumë shembuj”
    Cilët? Jepi një ose dy.
    Ku i ke marrë gjithë këto shifra?

  6. Jona says:

    Si perfundim eshte realizuar apo jo plani?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje