Kryeministri Edi Rama premtoi dhënien fund të abuzimeve në projektet që garantojnë ujitjen e cdo parcele toke që punohet, duke theksuar se deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, bujqësia do të ketë një tjetër zhvillim, duke ndikuar kështu jo vetëm në ekonominë familjare por dhe të vendit.
I pranishëm në aktivitetin e Ministrisë së Bujqësisë për bordet e kullimit, Rama theksoi se ky është një moment i rëndësishëm, sepse një nga segmentet e programit tonë që është futja e teknologjisë së re për shërbime cilësore dhe monitorimet e këtyre shërbimeve, hyn tani në jetë në një nga fushat më të rëndësishme që ka të bëjë më uitjen dhe kullimin.
“Ne do çojmë ujin në çdo parcelë që punohet. Zotimi është ambicioz, sepse mundësia për ujitje që nga viti 1992 ka ardhur duke u ngushtuar.
Sot kemi nën ujë vetëm 110 mijë ha tokë, nga 420 mijë ha tokë. Pjesa dërrmuese e tokës është shëndruar në ndërtime informale.
Sidoqoftë ka ende një sipërfaqë të tokës që mund të punohet, por mbetet jashtë funksionit sepse mundësia për ujitje ka qënë e largët”, deklaroi Rama.
Në raportimin e punëve të kryera ka pasur një abuzivizëm ekstrem të shpërdorimit të patolerueshëm të fondeve publike.
Ambicia jonë është të dyfishojmë të gjithë nevojën e tokës që aktualisht është në shërbim të bujqësisë për ujë, por edhe për të garantuar kullimin e saj në gjithë territorin. Janë më shumë se 1000 mijë familje që do t’iu mundësohet ujitja.
Kjo do sjellë një rritje të ekonomisë familjare por dhe një rritje të prodhimit të bujqësisë e cila do sjellë dhe rritjen ekonomike të vendit tonë. Brenda 2.5 viteve të ardhshme do çojmë ujin në 270 mijë ha tokë, gjithashtu do punojmë për të shmangur përmbytjen e prodhimit dhe tokave bujqësore”, theksoi Rama. /gj.k/
pusho me mire mer legen! mbylle halen!
Tallu tallu kur gjen fshatar qe me mire rrin pa punuar token domethen pa buke se te mungojne ne votime per Rivdekjen tuaj! Perpara se te mendosh per prodhimin bujqesor shiko se ke nje marveshje te OBT (Organizaten boterore te tregetise), qe eshte vrasje e fermerve shqiptar, pa folur edhe per kostot e tjera…
merpo as berisha as nano as meta e as rama nuk duan zhvillimin e bujqesise muhabet kot tralalaa
Hajdeni djema, meqe e tha Rama do vijne gjithe deputetet e rilindjes qe te shurrosin arat pa uje.