Firmoset kontrata për rrugën Qukës-Qafë Plloçë/ Haxhinasto: Punimet nisin në maj, do çelen vende pune

20 Prill 2015, 11:55Ekonomia TEMA

Në ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës u nënshkrua të hënën kontrata për ndërtimin e rrugës Qukës- Qafë Plloçë, punimet për ndërtimin e së cilës do të nisin pas një muaji.

Sipas ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, ky segment rrugor është një ndër më të rëndësishmit të korridorit 8, ndërsa ndërtimi i tij përmirëson ndjeshëm lidhjet me fqinjët jugorë e juglindorë.

“Rruga është pjesë shumë e rëndësishme e korridorit 8, që përmirëson ndjeshëm lidhjet e Shqipërisë me fqinjët jugor dhe juglindor, dhe veçanërisht i shërben ekonomisë dhe turizmit në atë zonë.

Por, ajo i shërben shumë edhe punësimit të banorëve të zonës së Quksit, Mokrës e Pogradecit, pasi është një vepër e cila kërkon angazhime të mëdha, si në fuqi inxhinierike ashtu edhe në kapital njerëzor për t’u angazhuar  për realizimin e saj”, deklaroi Haxhinasto.

Po ashtu, Haxhinasto siguroi se rruga do të ndërtohet sipas standardeve më të mira që zbatohen sot.

Ai bëri të ditur se po ashtu rruga do t’i shërbejë edhe zhvillimit të zonës, e cila ka një potencial të lartë ekonomik. Punimet për ndërtimin e rrugës parashikohet të zgjasin 3 vite.

Të dhëna teknike

Projekti i ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë e Plloçës, pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë (Korridori VIII) konsiston në ndërtimin e një segmenti rrugor prej 43.4 km të gjatë, që do të kalojë ndërmjet Qarkut të Elbasanit dhe atij të Korçës e që së bashku me ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan do të sigurojë një lidhje më të shpejtë dhe komode midis portit të Durrësit e vendeve të tjera të Ballkanit, si Maqedonia, Greqia, Bullgaria, Turqia etj., duke e bërë Shqipërinë vendin më të përshtatshëm për të kryer tranzitin nga vendet e Ballkanit drejt Evropës dhe anasjelltas.

Kjo rrugë shërben, gjithashtu, si një bypass për qytetin e Pogradecit, një nga kryeqendrat turistike të Shqipërisë juglindore, duke shmangur kështu ndotjen e qytetit dhe liqenit të tij si pasojë e tranzitit të mjeteve të rënda, gjë e cila do të rrisë komoditetin turistik në këtë rajon e, për pasojë, do të sjellë rritjen e numrit të turistëve. Për sa i përket zhvillimit lokal mund të themi se kjo rrugë që kalon në zonën e Mokrës dhe krijon akses me tregjet e Korçës, Pogradecit, Librazhdit, Elbasanit apo edhe më gjerë, do të sjellë investime të reja në bujqësi, rritje të konsiderueshme të prodhimit vendas e, për pasojë, ulje të konsiderueshme të papunësisë.

Gjatësia e segmentit Qukës – Qafë Plloçë është 43,4 km, nga të cilat 2.9 km e para kanë filluar të ndërtohen me fonde të buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër, prej 40.5 km, do të financohet nga Banka Islamike për Zhvillim (IDB) dhe Fondi Saudit për Zhvillim (SFD). Rruga në 10 km e para kalon përgjatë lumit Shkumbin e më pas vazhdon në malësinë e Mokrës, e cila njihet si një zonë me terren të vështirë, dhe për këtë arsye do të ndërtohen një numër i madh muresh mbajtës dhe pritës, më shumë se 20 (njëzet) ura dhe viadukte si dhe një tunel 375 m i gjatë. Rruga do të ketë gjerësi prej 12 m, me 2 korsi me gjerësi 3.75 m secila (7.5 m në total), 2 bankina të asfaltuara, me gjerësi 1.5 m secila, dhe 2 bankina të paasfaltuara, me gjerësi 1 m secila.

Projekti do të ndahet në tre seksione ndërtimi

Kostoja totale e projektit me përllogaritje paraprake do të jetë rreth 152.75 milionë usd, nga të cilat:
a) 125 milionë usd janë akorduar nga huaja e IDB-së për të financuar dy seksionet e para të projektit, me një gjatësi të përgjithshme prej 30.9 km, ku përfshihet edhe ndërtimi i tunelit;
b) 25 milionë usd janë akorduar nga SFD-ja nëpërmjet marrëveshjes në fjalë, me anë të së cilës do të financohet seksioni i tretë, me një gjatësi prej 9.6 km,
c) 2.75 milionë usd do të financohen nga qeveria shqiptare për shpronësimet, punimet përgatitore të tjera dhe fonde rezervë.

Kontrata për 2 segmentet e para:

Segmenti i parë do të ndërtohet nga kompania Join Venture Sintram-Albavia dhe vlera për ndërtimin e tij llogaritet 38,199,652.84 dollarë
Segmenti i dytë do të ndërtohet nga kompania Combined Group dhe vlera llogaritet 63,098,543. 45 dollarë
Kohëzgjatja e realizimit të këtij projekti është 3 vjet + 1 vit garanci punimesh të parashikuar në kontratat respektive me kontraktorët.
Seksioni i tretë i rrugës me një gjatësi prej 9.6 km është në proces tenderimi dhe shumë shpejt pritet të fillojë nga puna. /gj.k/

10 komente në “Firmoset kontrata për rrugën Qukës-Qafë Plloçë/ Haxhinasto: Punimet nisin në maj, do çelen vende pune”

  1. Futja kot says:

    … e terci, e verci!!! A mund te na thote njeri sa do te jete borxhi perfundimtar i shtetit shqiptar, apo sa te na e thote FMN-ja??? Ooooooooo sa mire me qene shqiptar/pushtetar o hejjjjjjj …

  2. Guri says:

    Sa ditë do tu siguroni punë punëtorve? Qesharak!

  3. BIGU says:

    PO AUTOSTRADA TIRANE-ELBASAN KUR DO TE FILLIOJE?DJALI IM PO FILLON SHKOLLEN E MESME DHE RRUGA SPO MBARON.GJITHASHTU DURRES-RROGOZHINE NUK MBAHET MEND KUR KANE FILLUAR PUNIMET.SA E SA SEGMENTE TE TJERA QE XHAXHI LIU NE LETRA DHE NE BANKE I KISH FILLUAR E MBARUAR DHE XHIXHAT I KISHTE RRUAR.

    MBYLLNI ME NDARESE TRAFIKU DURRES -RROGOZHINE SA PA FILLUAR PLAZHI.

  4. LIRI says:

    OOOOOOOOOOOOO CPO KERKONI QIQERA NE HELLE ME SE DO I BEJNE / JU VJEN KENQ DISAVE TE THUASH FAIN E KA SALIBABA LUL E XEN DJALI E KOMPANI /QEVERIA KUR HAPI KASEN GJETI DRASEN / BORXHE QE DUHEN LARE /VJEDHJE DERI NE PALCE NDIMA TE MEDHA KANE DHENE PAS RENIES TE KOMUNIZMIT / KU JANE 24 vjet PLACKITIE E KORUPSION / SNGELI TROPOJAN PA U PASURUAR /SHUMICA TE PA SHKOLL ZUNE VENDET KYCE DHE PUNONIN ME SIGLEN KUSH TE VJEDHE ME SHUME /PA KE TE KISHE PROBLEME NE ZYRA O NENE O NENE DUHET TE SHKOJE ME PERKETHYS ME PAK FJALE VENDIN E SOLLI NE KETE GJENDIE DYSHIA DYSHIA NANO-BERISHA DHE ATA QE I SHKOJNE MBRAPA

  5. liu says:

    lin-pogradec eshte 10km dhe ka 6 vjet qe ka filluar dhe nuk kalon dot ne kembe jo me makine dhe do bejne 20 ura dhe rugen per 3 vjet .

  6. Albani says:

    Kjo rruge qe eshte 43 Km. e gjate do te kushtonka 152 milione dollare.
    Po ajo e rruges se arberit qe eshte vetem 60 Km. e gjate perse do te kushtonka afersisht 500 milione dollare.
    Gjeresine lere,se kur te mbaroje nga 12 metra nuk do ti kaloje te tete metrat,po parate qe do te vidhen nga do te dalin.
    Afati eshte percaktuar 4 vjet,14 vjet keni per ta cuar rrugen ju.

  7. faceli says:

    Eshte e dyta here qe inagurohet kjo rruge te dy heret ne prag fushate heren e pare ne qershor te2009 disa dite para zgjedhjeve dhe tani ne maj do fillojne punimet bravo qeveritare vazhdoni tja rendoni me shume vuajtjet keti populli duke e ngarkuar me borxhe te tjera dhe te pa nevojshme.Preventivi eshte bere per 152.75 milion Dollare por e deklaroj boterisht se kjo rruge do te shkoje mbi 500 milion dollare kjo se te 43.4km kalojne ne gjithe zone qymyr-mbajtese dhe vetem materialet inerte(qindra mijera meter kub)qe do te merren ose tek ura e bushtrices ose ne Pogradec pra keto jane shpenzime te pa parashikuara apo edhe guret per muret mbajtese qe na qenkan me shumice ku do te merren vetem ne distancen 50-80kmlarg keshtu qe edhe kjo histori do te veje si rruga e Kombit vec kesaj Jug-lindjes i duhet te beje edhe 80km me shume per te shkuar ne Evrope pasi dobeje 44km nga plloca qukes dhe 20 km qukes dogane qaf thane 64 km dhe 64 ne kethim 128 km nga vetem 40 km qe duhet te beje nga Plloca -Qafthane ne variantin tjeter edhe ky i studjuar ku i gjith materiali inert eshte ne vend dhe kushton vetem rreth20 milion dollare ose 130 mil.dollare me pak atehere perse duhet te harxhohen paret e popullit kot. Mokra e poshteme qe eshte edhe me e madhe eshte e asfaltuar deri ne fshatin me te larget Velcan rreth 40 km rruge easfaltuar duke filluar nga Qaf-thana kurse mokra e siperme ka nevoje vetem per 15 km asfalt ne rrugen e gateshme e ndertuar nga Italia me 1941 ajo qe duhet bere jane rruget midis fshatrave qe me pak shpenzime mokraret kethehen perseri ne shtepite e tyre.ka edhe shume arsye te tjera qe nuk ja vlen sot per sot te behen shpenzime te pa nevojshme.Per kete problem eshte shkruar edhe nje Leter e hapur drejtuar k/ministrit Edi Rama dhe gjith medjave,gazetave por qe askush nuk e vuri ujin ne zjarr me perjashtim te gazetes TELEGRAF qe e vleresoj dhe e botoj kush eshte i interesuar mund ta lexoje-QYTETARI: JA SI ABUZOHET ME FONDET PUBLIKE 20 shtator 2014.Ne qofte se do shpenzohen paret e keti populli si me rrugen e kombit duhet te pergjigjen k/ministrat dhe ata qe kane pas duke vene edhe doren ne xhep.

  8. Futja pordhes says:

    Po puntoret ka i keni marre mor kokrrat e malokut, kujdes se mos merrni ndonje puntor nga zona , merrni te gjithe me vete edhe rojet dergojini qe andej se mokra pak vota ka nuk ju hyjne ne pune, se jua thyeven koken ne 21 qershor

  9. roland shyti says:

    kerkoj pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje