Pr/ligji për sektorin e energjisë elektrike/ Gjiknuri: Parakusht për reformat, tregu do liberalizohet

23 Prill 2015, 12:08Ekonomia TEMA

Kuvendi nisi punimet e seancës plenare me shqyrtimin e pr/ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri e konsideroi p/ligjin si gurin e themelit mbi të cilën do të ndërtohet i gjithë modeli i ri i tregut energjetik.

“Mbyllja e konfliktit të hapur për pronësinë dhe marrja e sektorit në kontroll e pronësi të shtetit, krijon mundësinë që të ndryshojnë të gjitha rregullat e lojës, përsa i përket sektorit të energjisë elektrike, ndërsa u hap rruga e dhe investimeve”, tha Gjiknuri.

Në këtë kuadër ministri i Energjitikës tha se si rezultat i marrëveshjeje të nënshkruara dhe negociuara janë garantuar 420 milionë dollarë investime në sistemin energjitik.

Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike” , theksoi Gjiknuri ka si qëllim krijimin e një kuadri ligjor në këtë sektor, me objektiv krijimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues, furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, mbrojtje të interesave të konsumatorëve, si dhe minimizim të kostos së shërbimit të furnizimit.

“Ligji për sektorin e energjisë është parakusht për reformat. Ky sektor duhet të funksionojë në përputhje të plotë me parimet e një tregu të lirë, të liberalizuar, konkurrent, të aftë për të siguruar efiçencën e tij dhe kthimin në një burim të ardhurash për buxhetin e shtetit”, nënvizoi Gjiknuri.

Sipas tij, konsultat kanë qenë të gjera me institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore, USAID-in që ka qenë direkt mbështetës edhe me ekspertizë, përfshirë edhe Komunitetin e Energjisë.

Me miratimin e këtij ligji, kreu i MEI-it, Gjiknuri u shpreh se do të ketë edhe një ndryshim tërësor të sistemit të tregut në Shqipëri, ose modelit të tregut.

Së pari, tha ai, KESH-it do ti hiqet detyrimi për furnizimin publik me shumicë, detyrimi i mbetet Operatorit të Shpërndarjes, i cili do të marrë përsipër edhe kontraktimin e energjisë nga operatorët e pavarur.

Ky model i shërben fillimit të liberalizmit, duke filluar nga klientët e lidhur në 35 kv dhe më vonë duke vazhduar në vitet në vijim me klientë të tjerë industrialë, në mënyrë që deri në vitin 2018, synojmë që një pjesë e madhe e tregut të energjisë elektrike të jetë e liberalizuar.

Po ashtu Gjiknuri tha se unifikimi i çmimit të energjisë nxori në pah informlaitetin, ndërsa siguroi se shteti do të vazhdojë të mbësthesë shtresat në nevojë përmes skemës së subvencionitmit të energjisë elektrike.

Po ashtu ai informoi se në bazë të operacionit kundër vjedhjes së energjisë të ndërmarrë nga qeveria u bë e mundur ulja e humbjeve në rrjet.

Në këtë drejtim ai informoi se deri tani janë vendosur 50 mijë matësa dhe se po merren masat që të gjthë konsumatorët të pajisen me matësa.

Pr/ligji u hartua me asistencë të plotë të BE, e cila ka mbikëqyrur këtë proçes.. Punë e mirë është bërë edhe për bashkëpunimin me grupet e interesit.

Rol të posaçëm luajtën edhe përfaqësuesit e opozitës, bashkëpunim profesional. Pas hapave dhe masave të marra, pasi sektori ishte në kolaps të plotë, nuk kontrollohej as nga pikëpamja e pronësisë, kishte penguar buxhetin.

Qeveria hyri në një marrëdhënie me FMN dhe BB që të çlironte buxhetin e shtetit. Kemi blerë 50 mijë matësa, ka shumë konsumatorë pa matësa, por në fillim të vitit tjetër po punojmë që asnjë konsumator të mos jetë i papajisur me matësa të energjisë.

Kemi marrë masa të mirëmenaxhimit, mbledhjes së borxheve dhe ashpërsimi i masave për vjedhësit e energjisë. Borxhi ka zbritur në 95 milionë lekë. Niveli i humbjeve ka shkuar në 32 33% në një vit e gjysmë më parë ishte 45%. Ndaj u kërkoj të gjithëve që ta mbështesin këtë projektligj”, theksoi ministri.

Miratimi i këtij ligji do të pasohet dhe me një sërë ligjesh të tjera, por që në themel kanë miratimin e tij. Kështu, do kemi Ligjin për Energjitë e Rinovueshme, Plani Kombëtar për Energjitë e Rinovueshme, si dhe shumë akte të tjera që lidhen me sektorin energjetik, kryesisht me gazin, i cili edhe ky do të jetë një sektor i rregulluar.

Paketa ligjore është gati, pasi të miratohet ligji për sektorin e energjisë elektrike do të vazhdohet edhe me të. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje