Meta apel investitorëve: Investoni në bujqësi, suksesi i garantuar

25 Prill 2015, 12:55Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishin të pranishëm në Lushnje, ku morrrën pjesë në përurimin e një kooperative për prodhimin e luleshtrydhes.

Ministri Panariti ka premtuar rritje të mbështetjes së qeverisë për bujqësinë, me qëllim intensifikimin e prodhimit dhe eksportin e tij.

“Qeveria do t’i japë nxitje sektorit të bujqësisë dhe do t’u kushtojë më shumë vëmendje fermerëve në gjithë vendin. Ata do të përfitojnë 6.1 milionë euro grante”, tha Panariti.

Ai shtoi se një fokus të veçantë do t’i kushtohet produkteve bio, eksporti i të cilave sipas tij do ta kthejë bujqësinë në motor të ekonomisë shqiptare.

Kryetari i Kuvendit Meta ka vlerësuar se kultura e prodhimit të luleshtrydhes do të krijojë rreth 2 mijë vende pune në zonë e Lushnjes, ndërsa do të sjellë fitime të sigurta.

Në këtë kuadër Meta i ka drejtuar një apel investitorëve që të investojnë në bujqësi, pasi ky sektor garanton sukses.

Sipas tij, qëllimi i këtij prodhimi do të jetë eksporti i luleshtrydhes shqiptare, e cila bashkë me produktet e tjera vendase duhet të shumëfishojë praninë e saj në tregjet evropiane.

Në këtë drejtim, Kryetari i Kuvendit ka nënvizuar se është e nevojshme një asistencë e posaçme, për të njohur sa më mirë tregun ndërkombëtar.

“Alba Fragola ka mbjellë një sipërfaqe toke prej 5 hektarësh me luleshtrydhe, proces që përfundoi me sukses. Ndërkohë që kërkesa është e jashtëzakonshme dhe sfida është pas këtij suksesi. Ky sektor ka nevojë për modele të tilla, për ti dhënë fund fragmentimit.

Ndaj  jemi në rrugën e duhur për të rilindur bujqësinë dhe blegtorinë dhe industrinë ushqimore. Të gjithë bashkë do realizojmë një transformim më të mirë dhe dinjitoz në këtë sektor”, tha Meta.

7 komente në “Meta apel investitorëve: Investoni në bujqësi, suksesi i garantuar”

  1. Kobra says:

    Mesoji njerezit si te vjedhin se ate e ben mire ti…

  2. Ferma says:

    Per cfare investimi e ke fjalen zoti Kryetar!
    Me ate Minister qe ke, dhe ate Sekretar gjakpires, nuk ke lene asnje toke pa gllaberuar zotrote.

    Habitem si merr guximin e flet per investim, ku ti i pari i debon investitoret serioze, e u rremben tokat me kompani fantazma!

    Mjere ne!!!

  3. 007 says:

    Po mo patjter, per Xhepat e Ilirit ka rritje te madhe, te gjitha Ministrite e Ilirit punojne per te, cdo muaj Iliri me Moniken marrin nga 50-100 Miljone leke ne dore, ne zgjedhjet e tjera Iliri do kaloj me PD, mbasi ka blere votuesit e PS, bravo zoti Meta!!!!!

  4. Likja says:

    Nuk na e shohin dote syte kete Ilir Floririn. Eshte kaq demagog e mafioz sa te le pa mend. Mjere ky popull ku i ka varur shpresat per “Rilindjen”!

  5. plumbi says:

    Shko ti zotni méta,edhe liroje pak hapesirene per njerezet te dinja!D’y jetoni nga politik si parazit,shkoni ne bujqesi tash mbasi fitimi qe ka Kaq i madh!

  6. ylli polar says:

    ik ore ILIR META ke 25 vjet qe i bie ne nje vrime gje qe tregon qe je nje idiote e gjysem dhe vetem mendje per te vjedhur ke dhe te te bere prapaskena politike .ku eshte katandisur shqiperia qe voton coban si ti.sa te kemi ne krye njerez si ty ska per te pare hajer shqiperia dhe populli shqiptar.

  7. zaho says:

    o yll mos e ngaterro kekun me byrekun idiot si meta te ishe dhe ti Po meta si ty ido njerezit te mendojne me b…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje