Rimbursimi i TVSH-së, Financat i kalojnë biznesit 2,028 miliardë lekë

30 Prill 2015, 12:26Ekonomia TEMA

Rimbursimi i TVSH-së, si një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet me tatimpaguesit dhe si një detyrim ligjor, po ecën me hapa pozitivë, vlerësojnë zyrtarët e ministrisë së Financave.

Sipas treguesve fiskale paraprake të ministrisë së Financave, gjatë 3-mujorit të parë të ktij viti rimbursimi në vlerë i TVSH-së arriti mbi 2,028 miliardë lekë, nga 474 milionë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2014, duke shënuar një rritje prej 328.1 %.

Gjatë vitit 2014 u rimbursuan ndaj subjekteve rreth 8.656 milionë lekë tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH), që lidhet me vëllimin e rritur të eksporteve, por njëkohësisht edhe me vëllimin e investimeve në proces gjatë vitit. Nga data 1 janar hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për TVSH-në. Në ligj është vendosur që TVSH-ja do të rimbursohet vetëm mbi bazën e analizës së riskut. Pra, nuk do të kontrollohet një për një çdo praktikë dhe më pas të rimbursohet TVSH-ja, por ajo do të rimbursohet mbi bazën e riskut. Por, sistemi do të bëhet funksional vetëm brenda qershorit. Kjo është një nga mjetet që e shkurton mjaft kohën dhe procedurën për marrjen e TVSH-së.

Ligji parashikon uljen e kohës së trajtimit dhe dhënies së rimbursimit të TVSH-së nga administratat tatimore 60 ditë për subjektet e zakonshme dhe 30 ditë për eksportuesit.

Rimbursimi i TVSH-së ka krijuar majft problem për sipërmarrjen. Një pjesë e konsiderueshme e borxhit që qeveria i ka biznesit është TVSH e parimbursuar prej kohësh.

5 komente në “Rimbursimi i TVSH-së, Financat i kalojnë biznesit 2,028 miliardë lekë”

  1. anananananaanana says:

    Realizimi i planit katastrofe! Kot mundoheni te beni propagande.

    1. Antisistemi says:

      Dhenia fund e abuzimit me TVSH eshte nje nga punet e mira qe ka bere ministria e Financave. Tanime rimbursimi i TVSH-ve eshte e realizueshme.

  2. titi says:

    cdo gjo i duket hale ketij apo kesaj anananananananananes.

  3. ana says:

    Farse, i detyruat farmacite te shesin me 10% me pak per heqjen e TVSH dhe nuk po i rimbursoni.Turp, hajduteri.

  4. jani says:

    Po so nuk keni turp more. A e dini she jeni se jemi vendi I vetm be bote qe rimbursojme biznesin. dhe nuk rimbursojme prodhusin po si do na rritet punesimi be me keto politika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje