Tregtarët e naftës: Tregu është prishur nga vetë qeveritë, që kanë zhdukur disa kompani dhe kanë futur klientët e tyre

2 Maj 2015, 15:28Ekonomia TEMA

Shoqata që grupon tregtarët e karburanteve ka përshëndetur iniciativën e lajmëruar nga qeveria për nisjen e një aksioni të gjerë kontrolli në fushën e prodhimit importit dhe tregtimit të hidrokarbureve.

Por përmes një njoftimi zyrtar, kjo shoqatë shoqata është kujdesur t’i kujtojë qeverisë që të mos përfshijë të gjitha kompanitë pa patur prova.

Sot, por edhe në vazhdimësi, kompanitë tona anëtare sjellin për tregun vendas karburantin e cilësisë më të lartë, direkt nga rafineritë e markave më të mëdha ndërkombëtare. Marrë shkas nga kjo mendojmë se mënyra si po serviret ky operacion, duke i cilësuar të gjithë operatorët e këtij sektori njësoj të implikuar, duhet korrigjuar duke u mbështetur në të dhëna faktike“, thuhet në njoftim.

Shoqata thotë se kompanitë përbërëse të saj janë më të dëmtuarat se kushdo tjetër nga pjesa e paligjshme në sektor. Dhe duke shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet, liston se ku qëndrojnë problemet, sipas saj.

“Për 20 vjet, po veçanërisht në 10 vitet e fundit, sektori ka një grup kompanish që ushtrojnë aktivitet me korrektësi, bazuar në rregull. Por ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ’hiçi’ shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet”, vijon reagimi.

Sipas tregtarëve, edhe pse ligji i detyron pikat e pakicës që të dokumentojnë markën e karburantit që pretendojnë se shesin, ai nuk zbatohet.

Paralelisht, pretendon shoqata, një tjetër problem i madh është prodhimi vendas, standardet e të cilit, sipas tregtarëve, janë të dyshimta.

Njësitë e prodhimit në vend, që nga të voglat deri tek më të mëdhatë si dhe ARMO në radhë të parë, duhet të nisin nga karta teknologjike e pastaj nga lënda e parë që përdorin (nafta bruto), pasi prej aty duhet të përcaktohet nëse prodhojnë dot naftë me standardet që kërkojmë”, thekson shoqata.

Shoqata vëren se dy laboratorët e vetëm ekzistues për të kontrolluar cilësinë e karburantit janë të paakredituar dhe nuk i analizojnë dot të gjithë parametrat e cilësisë.

“Sa i takon procesit të fiskalizimit, në treg ka një grup me kompani që janë 100% të fiskalizuara, madje kanë paguar 3 herë kostot e ngritjes së këtij procesi, aq herë sa u është kërkuar në vite ndërrimi i tyre, por nga ana tjetër ekziston edhe një tjetër grup që asnjëherë nuk kanë tentuar të jenë nën këtë regjim operimi”, vëren shoqata.

Duke pretenduar se sektori që ajo përfaqëson i jep buxhetit rreth 600 milionë euro taksa në vit dhe punëson mbi 10 mijë vetë, shoqata e mbyll reagimin me një kundër-përgjigje të fortë për autoritetet.

“Një pjesë e problemeve që në vazhdimësi ngrihen për sektorin e hidrokarbureve janë krijuar në vite nga ndërhyrjet e qeverive për të nxjerrë nga tregu disa kompani dhe për të futur nga ’hiçi’ në treg klientët e tyre, kurse një pjesë tjetër janë krijuar nga zhvillimi i çrregullt i këtij sektori“, thekson shoqata e importuesve./TCH

3 komente në “Tregtarët e naftës: Tregu është prishur nga vetë qeveritë, që kanë zhdukur disa kompani dhe kanë futur klientët e tyre”

  1. kujtesa says:

    Keta jane te forte!
    E bejne si struci i cili fut koken ne rere dhe trupin e le perjashta!
    Edhe keta kete thone:
    -meqenese ne treg ka kompani te “dyshimta” qe spekulojne,atehere ne spekulojme me dashje!
    As nuk e dine se kush jane keto kompani,thjesht dyshojne dhe mbi bazen e dyshimit ne punen e tjetrit,spekulojne ne tregun e naftes me deshiren me te madhe.
    Keta vertet nuk jane te detyruar te investigojne tregun,por une si qytetar dhe konsumator,ne momentin qe do te bie ne mallin cilesor nuk largohem me.
    Ketu ndodh e kunderta.
    Do vjedh une thote ky i “miri” sepse me duket se edhe te tjeret vjedhin!!!!!!!!

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      ka te beje me konkurrencen e pandershme. nqs ne treg ke nje te ndershme e nje te pandershem ath i ndershmi eshte i destinuar te dale nga tregu. cila eshte zgjidhja e detyruar, qe edhe i ndershmi ta luftoje te pandershmin me te njejtat metod qe lufton i pandershmi. pse ndodh kjo vetegjyqesi te themi ne treg? ndodh sepse te gjitha qeverite kane lejuar qe kompanite kliente te qeverise te operojne ne treg ne forma te pandershme duke detyruar edhe kompanite e ndreshme te futen ne kete lloj valle nqs nuk duan te mbyllin biznesin e te shesin fara luledielli. e kuptove tani?

  2. Populli says:

    Nuk ka asnje kompani te shperndarjeve te hidrokarbureve ne Shqiperi, qe nuk vjedh dhe pike!

    Konsumatori vidhet ne cilesi dhe ne sasi, dhe kjo per arsye te shtetit inekzistent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje