“Ne e dimë çka ndodhur edhe me sektorin e naftës në 24 vitet e tranzicionit. Mbi 140 milionë dollarë në vit humbje për buxhetin e shtetit si pasoje e evazionit fiskal në këtë sektor. Nga ana tjetër qytetarët shqiptarë nuk marrin cilësinë që do të duhet të merrnin për çmimin që paguajnë për naftën që konsumojnë.
Holluesi që përdoret tek karburanti që furnizon makinat e qytetarëve, shkakton dëme të skajshme tek makinat në Shqipëri dhe mbi mjedisin. Por taksapaguesit dhe konsumatorët shqiptarë vidhen nga 25 lekë për litër deri në disa raste edhe 35 lekë për litër – dhe kjo vetëm sipas llogaritjes së holluesit të pamarkuar (pra të pafiskalizuar). Këto shifra janë të papranueshme për qytetarët shqiptarë dhe këtij abuzimi kolosal i ka ardhur fundi. Të gjitha paratë e vjedhura nga konsumatorët do të kthehen në buxhetin e shtetit dhe në projekte për përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve.
Kjo është arsyeja që prej kohësh kemi nisur një aksion të koordinuar mes Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme. Është kryer një vlerësim tërësor, ndërsa institucionet e linjës kanë rritur angazhimin e tyre për të kontrolluar tregun e karburanteve. Këtë aksion ne po e ngremë në një nivel të ri. Këtë javë është miratuar një Udhëzim të detajuar, i cili angazhon një sërë institucionesh – si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qendror Teknik, AKBN, kompania koncesionare e markimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit – që në bashkëpunim të ngushtë mes tyre, të mundësojnë implementimin e një plani gjithëpërfshirës masash të lidhura për të vënë në kontroll të gjithë tregun e karburanteve – nga importi, prodhimi, përpunimi dhe deri tek tregtimi i karburanteve në tregu i shumicës dhe pakicës.
Kemi debatuar mbi fiskalitetin në tregun e naftës dhe premtuam se qytetarët shqiptarë do të merrnin produktin që blejnë në sasi dhe cilësi. Në këta 18 muaj ky premtim nuk ka fjetur”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Më tej Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj prezantoi pikat ku do të fokusohet ky aksion.
–Koordinim ndërinstitucional në bazë të procedurave të standardizuara dhe të detajuara. Ndjekje e rrjedhës së informacionit dhe monitorim i qarkullimit të produktit që nga pika fillestare e hyrjes në territorin shqiptar apo nga prodhimi vendas e deri në pikën fundore të shitjes me pakicë.
-Kryqëzim të dhënash dhe shkëmbim informacioni në kohë reale mes të gjithë institucioneve të përfshira. Do të kontrollohet imtësisht dhe në mënyrë të tërthortë çdo dokument – për tu siguruar se produkti që certifikohet nga deklaratat e importit, të jetë e njëjtë me atë që shitet në konsum, me kupon dhe fatura tatimore. Do të ketë kryqëzim të dhënash nga Doganat, Tatimet, Inspektorati Shtetëror dhe Metrologjia në mënyrë që mbikëqyrja të jetë e plotë. Do të ndalohet përdorimi i pompave (pistoletave) manuale dhe çdo shitje do raportohet online në tatime. Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet njëkohësisht nga të gjitha institucionet, sipas përgjegjësisë respektive
-Do të kemi një ashpërsim të masave dhe përgjegjësive penale. Të gjtihë ata që përfitojnë padrejtësisht dhe kundër ligjit, në kurriz të qytetarëve dhe të shtetit do të marrin dënimin e merituar. Do të kemi një forcim të masave për shkelësit, me penalitete më të rënda për çdo abuzues dhe edhe ndjekje penale ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin në mënyrë flagrante. Do të ketë zero tolerancë ndaj evazionit dhe dëmtimit të konsumatorit. Dhe këto masa do të merren për të gjithë, pavarësisht krahinave, nivelit të aktivitetit, .
-Ndryshimet ligjore do të parashikojnë që në rastet e përzierjes dhe mospagesës së akcizës produkti të sekuestrohet. Në rastin e shmangies së cilësisë produkti të sekuestrohet. Në rastin e aparateve matëse gjoba do të 6-fishohet. Dhe në çdo rast atje ku ka përgjegjësi penale, nuk do të hezitohet. Policia e Shtetit dhe krimi ekonomik do të jetë pjesë e aksionit.
Të ardhurat e munguara do të tu kthehen taksapaguesve.
-Aksioni do të monitorojë edhe produktin vendas, si pasuri të të gjithë shqiptarëve. Pavarësisht kontratave, të gjithë ata që kanë fituar të drejtën për të nxjerrë nga nëntoka dhe tregtuar këtë burim të rëndësishëm natyrore, do të duhet të veprojnë në çdo rast sipas ligjit. Matjet, kalibrimet, rrugët e kalimit dhe tregëtimit, bilancet, shpenzimet dhe trajtimi i operacioneve do të jenë në monitorim të vazhdueshëm sipas aksionit.
Ky aksion, është në fakt më shumë se kaq. Është një mënyrë e re jetese. Mesazhi ynë është i qartë, i vendosur dhe i drejtpërdrejtë. Kjo që po prezantojmë sot këtu është beteja jonë me informalitetin në tregun e karburanteve. Është zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje dhe abuzimi.
Megjithatë ku nuk është vetëm një aksion i qeverisë dhe i shtetit. Ky duhet të jetë medoemos një aksion i përbashkët me sektorin dhe qytetarët. Të gjithë operatorët në këtë sektor janë palë në besueshmërinë dhe në transparencën e sektorit. Për pasojë, të gjithë duhet të jenë bashkë me ne, ndërsa rivendosim rregullat e tregut, në një treg që deri tani i ka dëmtuar ata dhe qytetarët. Ne i ftojmë të jenë pjesëmarrës pro-aktivë në këtë aksion, duke sinjalizuar dhe ndihmuar institucionet në rivendosjen e ligjshmërisë”, theksoi Ahmetaj. /j.h
ju lumte do ja dilni me sukses deri ne fund edhe ktij operacioni , m,os lejoni ta xhvasin me shqiperine perfituesit dhe opurtunisett
shume mire beni qe po i ndeshkoni kta tregetaret e karburante boll bene qefe dhe vodhen popullin me naften e tyre te dobet dhe te piste
Eshte per turp e faqja e zeze situata ne tregun e naftes, keta grosistet e naftes se s’ka pas kush t’i kontrolloje kane bere ca u ka dashur qejfi, si me cilesine e naftes, duke na shitur llum, si me cmimin duke e rritur ne menyre te pakontrolluar, e duke na mashtruar edhe me sasine, nje nderhyrje e tille ishte me se e nevojshme dhe duhet te tregoheni te palekundur ndaj presioneve qe do te vijne, se do te shkermoqen monopolet dhe vetem rremuja do sjellin.
Reforma ne tregun e karburanteve eshte po kaq jetike ne tregun e karburanteve sa ishte ajo me energjine se jane mallrat e konsumit te perditshem dhe rendojne ne buxhetet familjare dhe shpenzimet e biznesit. Duhet te mos toleroni aspak dhe te vijoni te vendosur sic keni bere deri me sot me reformat.
Pergezime, angazhim i gjithe qeverise per t’i dhene fund abuzimeve, ku paskemi qene katandis, na paskan mbytur hajdutet dhe mashtruesit, si nuk paska pas nje gje ne rregull ne kete vend, vetem lulezim te mashtruesve, sa te mjere paskemi qene.
jo vetem t’i zbuloni, por burg dhe te kthejne nje me nje parate e vjedhura, se e rropen kete popull te shkrete. Kane abuzu me nje produkt qe ndikon drejtperdrejte te kostot e biznesit, te qeverise, te familjareve. Fitimet ne tregun e naftes jane te sigurta, por paskan qene te pangopur dhe i kane rene me sepate ketij populli.
Abuzimet qe kane kryer pikat e karburanteve jane pafund:
1- Na shesin nafte te nje cilesie shume te dobet. Blejne nafte nga jashte dhe e perziejne me nafte Ballshi dhe na e shesin per nafte Euro 10 si nafta me e mire. Prandaj makinat tona prishen kaq shume shpejt sepse nafta eshte shume e dobet.
2- Kur shkojme qe te blejme nafte asnjehere nuk marrim sasine per te cilen paguajme, por gjithemone na japin me pak sepse kane bere modifikime tek pistoletat e furnizimit. kjo eshte lehtesisht e provueshme sepse shumica e karburanteve nuk te japin benzine me shishe 1.5 litershe sepse ajo nuk mbushet asnjehere plot me 2000 mije lek te vjetra. Ata ne cdo shitje qe na bejne ne na vjedhin minimumi nga 200 ml nafte ose benzine.
3- Kur blejne naften pikat e shitjes, e blejne me cmimin e tregut. Por sa here qe ulet cmimi i tregut ne burse kjo nuk reflektohet ne cmimin e shitje me pakice per konsumatoret. Ata mbajne po te njejtin cmim me pretekstin se kjo nafte qe po shesim eshte nga ajo qe kemi blere me para dhe prandaj nuk e ulin cmimin, ose thone qe kemi kosto shume te larta transporti.
ABUZIMET JANE SHUME TE MEDHAJA. TE GJITHA PIKAT E KARBURANTIT BEJNE SHUME ABUZME DHE PER KETE DUHET TE NDERSHKOHEN.
KY AKSION QE KA NDERMARRE QEVERIA ESHTE SHUME I NEVOJSHEM DHE MESE JETIK PER EKONOMINE DHE PER QYTETARET SEPSE PERFITUESIT KRYESORE NGA KJO JANE QYTETARET DHE BUXHETI I SHTETIT.
KAM BESIM SE QEVERIA DO TA COJE DERI NE FUND KETE AKSION QE KA NDERMARRE.
Te gjithe duhet te denohen dhe pergjigjen per gjithe mashtrimet qe kane bere. Keto jo vetem qe kane bere mashtrim me cilesin dhe cmimin duke ja futur njerezeve te shkrete, por kane bere mashtrime dhe me cmimet duke i fshehur shitjet reale qe ata bejne dhe duke fshehur fitimin.
Te gjitha pikat e karburanteve bejne evazion fiskal dhe prandaj duhet te shkojne para drejtesise.
Me kete qeveri mashtruesit dhe hajdutet nuk e kane te gjate, te gjithe para drejtesise duhet te shkojne dhe te marrin denimin e merituar.
Me gjithe keto reforma te rendesishme per te luftuar informalitetin, po hidhen bazat e nje shteti ligjor, nga rrumpallhanja ne nje vend qe zbatohet ligjet, ndeshkohet informaliteti, korrupsioni, abuzimi.
krenare qe ju kemi besuar dhe keni mbeshtetjen e gjithe shqiptareve per cdo reforme, vetem tregohuni te vendosur e mos bini pre e presioneve te ketyre mashtruesve.
Nje aksion shume i nevojshme dhe ne momentin e duhur sepse cdo dite qe klonte ishte ne kurriz te shqipetareve cdo abuzim qe kryenin keta te naftes.
jam me te vertete shume i gezuar per kete aksion qe po kryen qeveria.
Ky aksion duhet te ishte filluar me kohe, por me mire vone se kurre. Shume mire po beni qe po i ndershkoni, mmadje ti ndershkoni rende qe tju djege me shume sepse na kane rrjpur duke bere cfare te duan me cmimin e naftes.
Te gjithe duhet te shkojne para drejtesise sepse te gjithe tregtaret e karburanteve kane abuzuar dhe abuzojne me cmimet e naftes.
E kemi pritur prej kohesh qe qeveria te nderhynte ne kete sektor sepse eshte nje nga sektoret qe eshte kthyer ne monopol dhe qe tregtaret bejne cfare te duan me cmimet dhe nga keto nxjerrin perfitime maksimale.
Nuk duhet te kete asnje tolerance per asnje nga tregtaret, te gjithe duhet te marrin denimin qe meritojne dhe te paguajne per ate qe kane bere.
Nisme qe duhet vleresuar pasi synon ne radhe te pare te mbroje konsumatorin. Te kete kontrolle te vazhdueshme e te rrepta ndaj pikave te karburanteve.
Abuzimet me te medha kryhen ne pikat me shumice e pakice. Ka ardhur momenti ti jepet fund kesaj praktike. Lufte e pakonpromis ndaj ketij fenomeni.
Pa me te voglin dyshim eshte nje nisme shume e mire sepse eshte nje treg shume i shtremberuar dhe qe ka nevoja emergjente per nderhyrje te shtetit,,, sepse vetem ne kete menyre mund ti japin qytetareve sherbimet e duhura dhe te mbrojne konsumatorin.
Kjo lufte duhet te vazhdoj ne te njejten forme si lufta kundra energjise elektrike kush shkel ligjin te jap llogari para tij. Jemi ne te paktet vende ne rajon qe kemi abuzime me cilesin e naftes. Nga fjala juaj edhe ministrave te tjere sot besoj se jemi ne rrugen e duhur ne dhenine fund te abuzimeve.
Mire e ke ti o z.Minister,po ju ne fillim duhet te investoni per te blere disa laboratore ku te behen analizat e karburantit qe konsumoin shqiptaret,mesa di une ne vendin tone analizat behen ne kucove(ne nje laboratore te viteve 55-60) dhe njeri eshte ne uzinen e ballshit i viteve 70, dhe duke qene qe keta laboratore nuk kontrollohen nga shteti,pergjigja e analizave del si e do klienti furnizues dhe jo si eshte ne realitet.
Per kte ka nje numur te madh qytetaresh qe dalin jasht shtetit me mjetet e tyre,furnizohen jashte,ndryshon edhe puna e motorit me ate kur furnizohen ne karburantet e vendit.
Jam pesimist!!!
Pres mendimet kritike te Partise Demokratike.Kjo nderhyrje e shtetit asht ma keq se nderhyrja ne Lazarat.PD po i shterren xhepat.Nuk jetohet keshtu.C’jane keto rreforma kujt i sherbejne kur nuk i sherbejne militanteve qe iu dergj shpirti per laverda demokraci.E gjetet tashti qe Berisha iu kthye penicilines e nuk keni kundershtare te denje.Aman o Rilindje mos na merr frymen mbi zverk.Ore Blush do bash rroman per keto qyfyre te rreformave te PS.Konsultohu me Kacin e zi e jepini oksigjen simbiozave ne ortakllek me Berishen e femijet e tije se i ka bajagi xhagakdue si femnen si mashkullin.
thenia eshte nata e berja eshte dita,ose luga bosh eshte thenia luga plot eshte berja.llafet i mer era
po GULF-in do e kontrolloni?
Sefte, hiqni me rraje pompen manuale te mos ekzistoj fizikisht.Te tjerat i dini vet per bukuri per ta tregetue karburantin si gjithe vendet e Europes.Ne kete rreforme nuk mbetet njeri te mos ju mbeshtes dhe te kenaqur.