Operacioni ndaj abuzimeve me naftën/ Rama: E papranueshme që çdo kilometër të ketë një karburant

1 Maj 2015, 15:02Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama theksoi se operacioni i energjisë sikurse dhe ky në sektorin e naftës, janë pjesë e planit të Qeverisë për të çuar më tutje një proces që pasoi natyrshëm ndaljen e hemoragjisë që ishte pjesa e parë e mandatit tonë qeverisës.

Ndërsa shprehu vendosmërinë e Qeverisë për ti shkuar deri në fund operacionit ndaj abuzuesve të hidrokarbureve, Rama tha se do të shikohet me kujdes edhe vendosja dhe licensimi i pikave të tregtimit të karburanteve.

“Në Shqipëri gjen pika karburantesh cdo kilometër a thua se këtej nisen raketat drejt hënës apo avionët e NATO-s. Edhe licensimi i pikave të karburanteve do të rishikohet me shumë kujdes”, tha Rama.

Duke folur gjatë lançimit të operacionit në sektorin e hidrokarbureve, Rama tha se para pak se të vija këtu isha në Panairin e Punës dhe e mbylla fjalën time me një shprehje që dëshiroj të filloj këtë fjalë, një shprehje të Shën Françeskut që thotë “bëj atë ç’ka është e nevojshme të besh, atë që është e mundur dhe atëherë do të bësh edhe të pamundurën”.

“Çfarë kemi bërë deri me sot dhe çfarë po bëjmë sot me nisjen e këtij operacioni rrënjësor dhe kapilar kundër grabitësve të pasurisë tonë kombëtare dhe kundër mashtruesve të konsumatorëve tanë është pikërisht ajo që Shën Françesku porosit në fillim, e nevojshmja, ajo me të cilën fillon çdo peracion që tek operacionet për të shpëtuar jetë deri tek operacionet për të shpëtuar vendet, tek operacionet për të shpëtuar ndërmarrjet , sektorë apo struktura të cilat gjenden në kushtet e pamundësisë për të bërë ç’ka mund dhe duhet të bëjmë”, tha Rama.

“Ne e gjetëm vendin si një trup të shtrirë për tokë që kullonte gjak nga të gjitha anët nga çdo organ vital nga çdo sektor. Nuk ka një sektor të jetës së vendit tonë ku mund te thuhet se 18 muaj më parë gjendja ishte hemoragjike. Sektori i energjisë që është padyshim edhe zemra e ekonomisë dhe jetës së një vendi, ishte shëmbylltyra më kuptimplotë e kësaj hemoragjie asfiksuese”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “njësoj siç bëmë me energjinë elektrike, sepse ketu jemi përsëri në një aksion brenda sektorit të energjisë, u angazhuam për të ndaluar hemoragjinë dhe pastaj filluam operacionin që vazhdon dhe do të vazhdojë deri kur i gjithë organizmi të jetë në lëvizje të plotë për t’u vënë në funksion të konsumatorit”.

Faktikisht çfarë kemi bërë për të ndalur hemoragjinë; kemi marrë masat që të kemi në dore instrumentet e nevojshme për të qenë në gjendje që hemoragjia të ndalet dhe instrumentat kanë qenë, instrumenta kontrolli për veprime të menjëhershme, ndalimi dhe ndëshkimi, por edhe instrumenta më afatgjatë të natyrës ligjore dhe administrative dhe sot falë këtij vizioni dhe këtij plani të qartë, ne kemi një bazë ligjore mbi të cilën mund të thellojmë më tutje me këtë operacion që sapo kemi nisur”, theksoi Rama.

Gjatë vitit 2014, shtoi ai, u shënua momenti i kthesës , por nuk është kryer kthesa , ka filluar.

“U rrit prodhimi i naftës bruto me rreth 15 % krahasuar me një vit me parë , u prodhua më shumë u përpunua edhemë shumë , në raport me 2013, 300 mijë ton në 2014, në raport me 60 mijë tonë në 2013 parashikojmë dyfishimin. Këtë vit u arkëtuan nga pagesat e lëndës minerare një shumë prej 242 milionë dollarësh pavarësisht uljes dramatike të çmimit të naftës në tremujorin e katërt të vitit 2014 dhe nga marrëveshjet e hidrokarbureve në fushën e ndërtimit u arkëtuan plot 200 mijë dollarë”, tha ai.

Damian Gjiknuri

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknur, dha disa nga detajet në lidhje me operacionin e tretë më të rëndësishëm në vend, atë të hidrokarbureve.

Gjiknuri pohoi se deri më tani janë penalizuar 75 subjekte.

“Sfidë e vërtetë për kontrollin. Detyrimet që ka Shqipëria do bëjë të mundur që ky kontroll të jetë i rreftë dhe masat ndëshkuese do jenë të mëdha dhe kudo që do operojë në vend do ta ketë të vështirë, janë penalizuar 75 subjekte deri tani. Pse kërkojmë ti ashpërsojmë më shumë? Kjo është një sfidë më e madhe dhe ky është qëllimi i operacionit. Nga ana tjetër, dua të them diçka për hidrokarburet. Ka pasur probleme për ata që prodhojnë naftë dhe shtetit”, tha Gjiknuri.

Në vijim ai u ndal tek shpërthimi i puseve të naftës në Marinzë, Gjiknuri pohoi se do nxirren të gjithë përgjegjësit.

“Edhe ngjarja që ndodhi në Marinzë, shteti vepron në kohën e duhur. Bëjmë një investigim të qartë dhe nxjerrim përgjegjësit, dhe kemi marrë masa ndaj kompanisë, me përgjegjësin që i takon asaj. Ne nuk kemi nëpërkëmbur interesat e shtetit. marrëveshjet e hidrokarbureve kanë klauzola sekrete dhe jo të gjithë mund të dalin në publik, por auditimet janë bërë më shumë se këto 10 vite.

Për një gjë ju garantojmë se me ato auditimet po i shkojmë çështjeve deri në fund. Nuk do mbyllim sytë për publikun. Operacion shumëdimensional të gjitha institucionet bashkë nën një qendër koordinimi, që të kemi rezultate si tek energjia elektrikë”, tha ministri Gjiknuri.

Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shprehu angazhimin e Policisë së Shtetit në këtë operacion, që siç deklaroi ai, “do ketë suksesin e dy të tjerëve”.

Sot është dita për të kuptuar sa shumë kemi bërë dhe sa shumë duhet për të garantuar dinjitetin njerëzor, për t’i dhënë dinjitet dhe mirëqenie çdo qytetari. Ne besojmë sot se duhet të kthejmë dinjitetin nëpërmjet punës dhe mirëqenies. Sot koordinojmë forcat mes shumë institucioneve për të shëruar një plagë shumëvjeçare siç është vjedhja e pasurisë kombëtare për të mos patur ngjarje si në Marinzë, që po hetohet, duke e bërë tregun e naftës monopol deri tek cilësia e karburantit që nuk prish vetëm makina dhe shkatërron shëndetin e çdo qytetari duke dërrmuar mjedisin. Lufta jonë është që ta bëjmë Shqipërinë më të pastër dhe më të jetueshme”, tha ministri Tahiri, ndërsa nënvizoi se “nuk ka abuzim më të madh se sa ata që përdorin varfërinë për të bërë politikën e ditës”.

Ai premtoi se “do ti shkojmë paligjshmërisë deri në rrënjë, të çmontojmë skemat e konsoliduara që nëpërmjet mashtrimit, evazionit, monopolit e cilësisë skandaloze kanë dëmtuar rëndë situatën në këtë vend. Do ketë nga ata që do ngrenë zërin dhe të thonë polica të mos merret me ketë se paskërka punë më të mëdha, unë po ju them se falë këtyre angazhimeve nga janari deri në 1 Maj 2015 kemi numrin më të vogël të vrasjeve në dy dekadat e fundit”.

Shkëlqim Cani

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani duke e vënë theksin tek rëndësia e cilësisë së karburanteve në vend tha se, kontrolli rigoroz i tregut do të ndalë evazionin fiskal.

“Ministria e Finanacve do marrë pjesë në këtë aksion të ri, duke kontrolluar tregun në bashkëpunim me institucionet e tjera”-tha Cani. “Sot shoqëritë e hidrokarbureve janë fiskalizuar, ose janë në proçes fiskalizmi, do raportojnë sasinë e prodhuar on linë. Ne do ndalojmë futjen në treg të sasive të paligjshme, pra që bëjnë evazion fiskal. Do bëjmë procesin e markimit”, tha ai. /gj.k/

 

41 komente në “Operacioni ndaj abuzimeve me naftën/ Rama: E papranueshme që çdo kilometër të ketë një karburant”

  1. kili kili says:

    bravoo.. do punohet dhe vendoset sipas standarteve europiane tha kryeministri

    1. besimi says:

      nje kryeminister qe mundohet shume per te ardhmen e vendit t tij,, kush valle mund ta beje me mire?!

      1. uliksi says:

        sikur te beheshin te gjitha me kete ritem atehere do ishte shume me thjeshte qe shqiperia te ishte vendi aq shume i deshiruar

        1. eri says:

          kryeministri jone eshte thjesht gjigand

          1. ana says:

            do ish operacioni me i mire i ndermare per shqiperine zoti Kryeminister, boll vodhen shitesit e karburanteve me nafte te dobet dhe te piste

            1. besnik says:

              Nje operacion shume i nevojshem dhe mese jetik per situaten qe ne po jetojme tani. Duhej te ishte bere me kohe kjo gjo. Kam besim se qeveria do ta mbylle me sukses kete aksion.

            2. kestrina says:

              Kjo reforme eshte tejet jetesore, per buxhetin e familjeve, per bizneset qe punojne me kete produkt, se jane bere abuzime te panumerta, qofte me cmimin me te larte ne rajon, qofte me cilesine llum me uje dhe keta jo vetem te ndeshkohen, por te demshperblejne demin e shkaktuar nder vite.

              1. qamili says:

                bandistet e naftes i kan ra me spat ktij populli, ene pse ka pas fitime te sigurta, prape sjan nginj asnjeher, kane abuzu me cmimin, kane abuzu me cilesine, e keta burg e gjobe, e eshte pak.

            3. bledi says:

              ky problem duhet te marre fund sepse karburanti eshte nje plag shume e madhe per shoqerine tone edhe duhet te ndiqqet e njejta forme si me energjine elektrike!

              1. minda says:

                cilesia e naftes ne shqiperi gjithmo ka qen e dobet sepse kurre nuk pasur kontroll ne cilesin e saj. per shume kohe eshte folur shume po asnje here nuk eshte nisur te behet asnje kontroll. per shume kohe flisnin per projekte per cilsi d1 d2 d3 nje zot e di se si. karbuaranti eshte po ashtu nje plage si energjia edhe si ndertimet paleje edhe per dicka me vjen mire qe kjo qeeveri po merr persiper dicka. jemi te vetedijshme se ne krahasim me ate djeshmen kjo qeveri dicka nje aksion qe ka nis nuk e ka len ne dosjet e ministrive po e ka vene ne zbatim edhe per kte jam knaqur qe edhe ktij problemi do i vi fundi.

                1. milano says:

                  jemi ne rrugen e duhur edhe kjo reforme nuk duhet te kete me nje rruge mbrapsh. boll me me keq administrimin e keq te naftes ne shqiperi, jam i lumtur qe ky aksion do ti jap fund keq administrimit te naftes ne shqiperi!

            4. teona says:

              Po si s’paska qene nje gje qe te funksionoje ne kete vend, 8 vjet rrenim, si paskemi mbijetu, s’ka ushtru asnje lloj kontrolli saliu se keshtu u ka interesu t’i kete shqiptaret, te varfer qe t’i nenshtroje, te vuajtur te rrenuar per te mbijetu sa me gjate, e duke i goditur ne gjerat me jetike, se nafta nuk eshte luks, por eshte mall konsumi i perditshem, per familjet, per bizneset. Vijoni me reformen te palekundur nga banditet grosiste qe kane mbijetuar duke mbajtur me honorare qeverine e duke i rene ne qafe qytetareve.

              1. Klaus says:

                Te gjithe duhet te denohen dhe pergjigjen per gjithe mashtrimet qe kane bere. Keto jo vetem qe kane bere mashtrim me cilesin dhe cmimin duke ja futur njerezeve te shkrete, por kane bere mashtrime dhe me cmimet duke i fshehur shitjet reale qe ata bejne dhe duke fshehur fitimin.

                Te gjitha pikat e karburanteve bejne evazion fiskal dhe prandaj duhet te shkojne para drejtesise.

                Me kete qeveri mashtruesit dhe hajdutet nuk e kane te gjate, te gjithe para drejtesise duhet te shkojne dhe te marrin denimin e merituar.

                1. lili says:

                  Po ,po per kete qe qofte se keni vu re ministri asgje nuk tha

            5. flo flo says:

              reformat rregullatore per te vendosur barazi ne treg dhe konkurencen e ndershme eshte nje nder kushtet kryesore te MSA-se per anetaresimin ne BE dhe eshte tamam kjo rruga e duhur si duhet bere Shqiperia si e gjithe Europa.
              Do te jete rruge e veshtire, por te gjithe shqiptaret do t’ju mbeshtesin dhe duhet te vazhdoni me reformen te palekundur, pavaresisht shantazheve qe do t’ju bejne monopolistet.

            6. THE TRUTH says:

              Abuzimet qe kane kryer pikat e karburanteve jane pafund:

              1- Na shesin nafte te nje cilesie shume te dobet. Blejne nafte nga jashte dhe e perziejne me nafte Ballshi dhe na e shesin per nafte Euro 10 si nafta me e mire. Prandaj makinat tona prishen kaq shume shpejt sepse nafta eshte shume e dobet.

              2- Kur shkojme qe te blejme nafte asnjehere nuk marrim sasine per te cilen paguajme, por gjithemone na japin me pak sepse kane bere modifikime tek pistoletat e furnizimit. kjo eshte lehtesisht e provueshme sepse shumica e karburanteve nuk te japin benzine me shishe 1.5 litershe sepse ajo nuk mbushet asnjehere plot me 2000 mije lek te vjetra. Ata ne cdo shitje qe na bejne ne na vjedhin minimumi nga 200 ml nafte ose benzine.

              3- Kur blejne naften pikat e shitjes, e blejne me cmimin e tregut. Por sa here qe ulet cmimi i tregut ne burse kjo nuk reflektohet ne cmimin e shitje me pakice per konsumatoret. Ata mbajne po te njejtin cmim me pretekstin se kjo nafte qe po shesim eshte nga ajo qe kemi blere me para dhe prandaj nuk e ulin cmimin, ose thone qe kemi kosto shume te larta transporti.

              ABUZIMET JANE SHUME TE MEDHAJA. TE GJITHA PIKAT E KARBURANTIT BEJNE SHUME ABUZME DHE PER KETE DUHET TE NDERSHKOHEN.
              KY AKSION QE KA NDERMARRE QEVERIA ESHTE SHUME I NEVOJSHEM DHE MESE JETIK PER EKONOMINE DHE PER QYTETARET SEPSE PERFITUESIT KRYESORE NGA KJO JANE QYTETARET DHE BUXHETI I SHTETIT.

              KAM BESIM SE QEVERIA DO TA COJE DERI NE FUND KETE AKSION QE KA NDERMARRE.

            7. raimond vlonjati says:

              Ky esht qesharak fare. Po nuk ka azgje te keqe pse paska kaq shum pika karburanti, kjo rit konkurencen ne sherbime
              Problemi esht tek cmimi qe esht me I larti ne Europe nga taksat qe I vendos Kryeministri sipas oreksit te tij, pa marre parasysh fare interesin e konsumatorit te varfer shqiptar..
              Dhe po ashtu me interes jetik per ne esht largimi sa me pare I firmes kanadeze Bankers Petrolum, firme qe po shkateron jeten e njerezve tane ,dhe token tine atje ne Marinz

              Ky kryeminister ben gjoja sikur interesohet per mbarevajtjen e ekonomis sone,
              Por ky as qe e ruan fare ne ate drejtim

          2. Nelsi says:

            Kam besim tek kjo qeveri qe do ta rregulloje kete treg dhe do ta vendose ne normalitet. Aksionet qe ka ndermarre ne energji dhe ndaj ndertimeve pa leje tregon se kjo qeveri do ta mbylle me sukses kete aksion.

          3. Alma says:

            Ky treg eshte ne nje katrahure sepse pikat e karburanteve jane hapur ne shume vende te papershtatshme dhe poshte pallatit kemi pika karburanti. Karburanti qe eshte ne bllok eshte ne kundershtim me ligjin dhe ai duhet te largohet qe aty sepse nese ndodh ndonje nje aksident atehere aty rrezikohet jeta e shume njerezeve.

            Shpresoj se kjo qeveri ta kryeje kete aksion me te njejtin seriozitet qe ka kryer aksionin e energjise elektrike.

    2. eri says:

      rama ka te drejte,, boll vodhen e keta te hane buke si gjithe njerezit e thjesht e mos perfitojne nga monopolet

      1. Argita_B says:

        Po ça te drejte ka Rama!!! Ka 2 vjet ne qeveri dhe flet sikur eshte ne opozite!! Problemi i karburantave eshte sigurisht i trasheguar, po perse priti valle 2 vjet Rama kur kjo eshte plage per Shqiperine!!
        Po boshatiset Shqiperia çdo dite, ku eshte Rama me 300 mije vendet e punes qe premtoi!! Tha se do te krijoheshin brena mandatit 4 vjeçar, jemi ne mes te mandatit dhe papunesia jo vetem qe nuk eshte zvogeluar, po eshte ritur.
        Rama ka deshtuar totalisht ne ne fushen e punesimit, prova me e mire jane shifrat e papunesise, dhe shifrat e emigracionit galopant.
        Pjesa tjeter eshte propogande per te mbuluar deshtimet.

    3. fisheku says:

      e drejte dhe ska pergjigje tjeter. dhe keshtu puna vazhdon…………..

  2. toni says:

    Lajm shume i mire pasi tregu i hidrokarbureve ka nevoje per kontrrol shteteror per ti dhene fund abuzimeve.

    1. deni says:

      fantastike mjaft u pasuruan matrapazet duke abuzuar me cmimine cilesine e naftes

  3. lindi says:

    do ishte super po ti shkonit deri ne fund jane bo bosa duke vjedh parate e qytetareve vetem se ska kontrroll shtteror edhe ja fusin si dun vete per cmimin dhe cilesine

    1. zamira says:

      lajm shume i mire pasi ky sektore eshte ne nje kaos total dhe do te ishte shume me vend nje nderhyrje shteterore ne menyre qe ti jepeshin fund abuzimeve njehere e pergjithmone

      1. anni says:

        Forca vazhdoni keshtu sic e keni nisur jeni ne rruge te mbare sektoret ne fjale kane nevoje per me shume mbikqyrje dhe kontroll.

        1. alba says:

          nuk eshte normale menyra e vendosjes se karburanteve kaq afer si ketu tek ne duhet nje transformim dhe sistemim i ketij sektori qe eshte kaq shume ne kaos, vetem ju mund ta riktheni ne rruge te mbare

  4. ligj dhe drejtesi says:

    pikat e karburantit duhet te jene te lincensura dhe me kontroll periodik per cilesine dhe sasine.
    pastaj se sa duhet te jene ne nje kilometer do ta tregoj koha,se do te jete e lidhur me cilesi dhe konsumatoret.

  5. Patriot says:

    Bobobobobooooooo…..,kane hyre ne portal gjithe pedet e mjaftit dhe komente pa fund per te dhjerin kryeminister qe jovetem na zhgenjeu por edhe po vjedh sa po shqepet me para. Harram e pac voten tone o Edi Rama se je vetem nje hajdut me cizme dhe asgje tjeter. Vafshi prapa diellit o Berisha Rama Meta o funderrinat e KOMBIT Shqipetar. Zoti ju ndeshkofte

  6. Gjirokastriti says:

    Po tere keta punonjesit e kryeministrise qe komentojne nuk e kane pushim sot?????
    Jepi mbylli edhe pikat e karburantit dhe lere disa mijra te tjere PA pune.
    Me keto ritme ne fund do ngelen ne pune vetem administrata ose keta komentuesit me lart.
    Nuk po e shikon kjo qeveri qe nuk po vjen njeri ne shqiperi per investime????
    Nuk e shikon qe po largohen fasonet?????
    Nuk e shikon qe njerezit po marin rruget nga varferia?????
    Nuk e shikon qe populli i votoi per te denuar pushtetaret e vjeter????
    Nuk e shikon qe borxhet kane aritur ne maksimum ??????
    Zoti e ndihmofte kete vend se te gjithe politikanet shohin xhepin e tyre.

  7. LS says:

    Di te me thuash sa pika te reja jane ndertuar keto dy vite o Kryeminister ?

  8. A says:

    Qe te prishen Pikat e Shitjes se Karburantit sepse jane shume afer me njera me tjetren, qeveria aktuale e EDI RAMES nuk ka asnje te drejte, sepse jane bere investime te konsiderueshme dhe ka edhe te punesuar.
    Faji ne kete rast nuk eshte i bizneseve, por i politikaneve dhe pushtetarve tane qe kane lejuar ne kete rast per 25-se vjet ndertime pika karburantesh si te munden dhe ku te munden, jo sipas standarteve evropiane dhe nderkombetare perfshi edhe distancat. Prandaj duhen studime, projektime paraprake per gjithcka dhe jo me mendesi fshatari, katundari dhe maloku, por mendime specialistesh dhe profesionistesh te fushes.
    E vetmja e drejte qe qeveria aktuale e EDI RAMES eshte qe te kontrolloje cmimet e karburanteve qe te mos spekullohet vetem duke u ngritur dhe nuk njohin zbritje. Te kontrollohet cilesia e karburantit qe eshte e nje cilesie te ulet, te dobet dhe jashte standarteve. Gjithashtu te kontrollohet aparaturat e matjes se karburantit qe masin me shume, qe ne 20 litra karburant vidhet 1(nje) liter. Ketu ka te drejte qeveria dhe organet kompetente. Tung.

    1. lili says:

      Do te lejohen vetem ato qe pa vuajne haraçin tek Partia,coups tek sekseri i ri!

      Tregu bene te Vete ne nje bote normale,po ne bot en e monopoleve vend os Bossi!

  9. PPSH says:

    Rama thote; E papranushme kjo, e papranueshme lojrat e fatit, e papranueshme mospagimi energjise, e papranueshme Universitetet fantazme etj etj…. Pyetja ime eshte; A ka Ministra kjo Qeveri, apo ka lepuj?!

  10. ALBANI says:

    Te jemi realist per vjedhjen e Naftes !
    Rama pa ardhur ne pushtet e kishte projektuar Ballshin dhe Patosin si zona apo influence e sivellaut kokedhima! Shqiptaret duhet te dine se kush eshte ne krye te ALbpertolit kush eshte drejtori I saj, kusheriri I kocos, po damian gjiknuri kush eshte ? Kusheriri I tret I kocos !

    Duhet qe shqiptaret ta marrin vesh se pas deklaratave te ben blushit rama doli sot dhe beri nje replike te hapur per arsye te luftes se brendshme qe I ka hapur ne PS .

    Por a eshte I besueshm rama me argumentat e ti ? Jo pasi ka deshmuar se pervec vjedhjes dhe mashtrimit nuk eshte I besueshem per asgje tjeter ! Po tahiri ? ky e hoqi drogen nga lazarati dhe po e mjell ne TEpelene !

  11. BISTURIA says:

    Komentues te rinj sot.

  12. fatix says:

    Rama te kritikohet sa te doj,por nje gje po e ben,po ven regulla, ne disa sektor,,sali qimi iku…ishte ber ky vend sikur nuk kishte nje zot, kriminela te pa skrupullt qe shesin uj.. jo naft.. kujt i djeg kjo histori?? hajduteve,,mos kini gale, se erdhi fundi

  13. beni says:

    edi rama do te krijoje menoupolin e shitjes me pakice te kompanise ”Gulf”

  14. lili says:

    Imagjinoni!
    Ne shekullin 21 mburren se Kane vu nje sahat per shtepi-et encore do thone francezet,Halla nuk ka arrit qe per cdo klient n’ate shtepi te dallojne kontin!-…
    Kosova edhe e dallur nga lutta e pa asnje nga resurset e shqiperise qe moti e veti kete!…
    Mos,bre …

  15. # says:

    Sefte, hiqeni me rraje pompen manuale te mos ekzistoj fizikisht.Te tjerat i dini vet per bukuri per ta tregetue karburantin si gjithe vendet e Europes.Ne kete rreforme nuk mbetet njeri te mos ju mbeshtes dhe te kenaqur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje