Komuniteti i Energjisë mbështet miratimin e ligjit të ri: Konsolidohen reformat

4 Maj 2015, 12:26Ekonomia TEMA

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të ligjit të ri për Energjinë Elektrike, në përputhje me Paketën e Tretë Rregullatore.

Ligji konsolidon reformat e marra deri më tani në këtë sektor, të cilat ishin neglizhuar në të shkuarën. Mes vendeve kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, Shqipëria është shteti i dytë që transpozon kërkesat e Paketës së Tretë Rregullatore për sektorin energjitik.

Dirk Buschle, Zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, mirëpriti miratimin e ligjit dhe deklaroi rëndësia e këtij ligji shkon përtej anës formale të përmbushjes së detyrimeve të legjislacionit evropian.

“Ligji përbën një hap vendimtar përpara në rrugën e gjatë të reformës energjitike në Shqipëri, për të cilën ai vendos një themel të fortë. Që në fazën e draftit krejt paraprak të këtij ligji, ne kemi punuar ngushtësisht sëbashku me autoritetet shtetërore në Shqipëri. Jam veçanërisht mirënjohës për bashkëpunimin që kemi patur me partner të aftë dhe të përgjegjshëm në Qeveri dhe në Parlament, ndaj më duhet ti përgëzoj për punën e tyre”, tha ai.

7 komente në “Komuniteti i Energjisë mbështet miratimin e ligjit të ri: Konsolidohen reformat”

  1. basa says:

    komuniteti mbeshtetes dhe qeverisje e mire jane te duhurat per sektorin e enerrgjise

    1. greku says:

      masa lehetesuese edhe epr energjigne me en fund

      1. ujku kosoves says:

        kur masat e qeverise marrin edhe mbeshtetjen e komuniteteve atehere cdo gje eshte me elehte per tu realizuar

        1. ESATI says:

          edhe njehere u treguar qe masat e qeverise nuk devijojne e pergenjeshtrojne rrugen e drejte

  2. dorian says:

    A ka mundesi te permendet ne artikull se cfare permban ky ligj i permendur me siper? Ose te pakten nje link qe con ne nje artikull tjeter ku shpjegohet me gjere? Gazetari zhgenjyese.

  3. N.M.T. says:

    Ministria e Energjitikes ( dhe Qeveria Rama)deri me tani prej dy vjetesh padrejtesisht kane bllokuar koncensionet ne energjitike. Sepse koncensionet nuk i marrin para shtetit pasi inevestimi i shtetit eshte zero. Gjithashtu thithin investimet e huaja, paguhen me shume taksa shtetit dhe punesojne njerez duke rritur te ardhurat ne vend. Gjithashtu ne te gjithe boten i jepet rendesi energjise se gjelbert , vetem ne vendin tone nxisin disa “ambjentaliste” te thone se hidrocentralet e vegjel jane te demshem se marrin ujin e vaditetjes ! Nuk ka hidrocentral qe merr ujin e vaditjes pasi Ligji e percakton qarte ne kontrate qe :- Nuk pengohet ne asnje periudhe e ne asnje forme uji i vaditjes ! Po shpresojme qe Qeveria te mos pengoje me kete procedure te nisur prej kohesh dhe te vazhdoje ndertimi dhe venja ne pune e sa me shume hidrocentraleve te vegjel dhe te mesem ne te mire te shtetit dhe te popullit.

  4. taso kume says:

    GJithe bota i jep rendesi gazit ne SHQIPERI behet e kunderta behen ivestime me afat te gjate per korendin qe per nje pese vjeçare do perdoret gazi,apo mos duan te risin çmimin e korendit prape.SHQIPTARI te ishte kaq i pasur nuk do mirte aratine neper EUROPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje