Qeveria rinis javën që vjen shlyerjen e borxheve të prapambetura ndaj biznesit, pasi procesi ishte bllokuar prej muajsh si pasojë e auditeve të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar mbi mënyrën sesi janë kryer pagesat e detyrimeve deri më tani.
Ministria e Financave thotë se nga 72.6 miliard lekë detyrime për mallra dhe shërbime publike, apo rimbursim TVSH-je të papaguar nga shteti sipas vlerësimit të “Deloitte and Touche”, deri më tani janë shlyer 50 miliard lekë. Tjetër zë brenda këtij borxhi, i shuar tashmë, është shuma prej 12.4 miliard lekësh që institucionet buxhetore i kishin Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për energji të papaguar, raporton TCH.
“Në buxhetin e 2015 ne kemi planifikuar 20 miliard lek, 10 miliard lek janë ekzekutuar tashmë, ngelen për t’u ekzekutuar 10 miliard të tjera, që janë në proces rakordimi me ministritë dhe institucionet dhe do të bëhen të vlefshme për t’u marrë nga përfituesit”- thotë Geraldina Prodani, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Financave.
Ministria e Financave thotë se procesi i është nënshtruar dy auditeve, atij nga Ernest Jank dhe auditit të dytë mbi rimbursimin e TVSH-së nga kompanitë “BDO Albania” dhe “Croatia”, raportet e të cilave vlerësojnë se përgjegjësitë janë përmbushur në mënyrë korrekte, çka i hap rrugë vazhdimit të procesit.
Tashme bizneset mund ta marrin fryme, tu rikthehen ato para qe kane penguar investimet e metejshme, para qe do te rikthehen ne ekonomi, dhe me shume se sa thjesht eshte shlyerje borxhesh, eshte kthim parash ne ekonomi, ndryshe nga cndodhte qe ato para shkonin ne disa kompani fantazem te pushtetareve.
Pergjegjshmeria e kesaj qeveria per shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive private eshte per tu vleresuar sepse ka bere cdo gje sipas ligjit dhe procedurave. Biznesi mezi po i pret keto fonde sepse u eshte bllokuar puna nga mungesa e ketyre fondeve
Borxhi i akumuluar ndaj biznesit i trasheguar nga keqqeverisja tete vjecare po shlyhet. Kjo eshte tejet pozitive pasi i jep frymemarrje biznesit, keshtu investohet edhe me shume. Po mbulohet gropa e krijuar nga qeveria e kaluar.
Kjo eshte dicka tejet pozitive per faktin se nxit biznesin te investoje. Bizneset tanime jane te qeta pasi nuk u vihen me gjoba abuzive pa kurrefare arsyeje. Nje tjeter hap i mire eshte edhe dhenia fund e abuzimit me TVSH. Gjeja me e thjeshte per nje biznes sot eshte rimbursimi i TVSH-ve dhe ky eshte fakt.
Tema pse nuk i publikoni komentet!
Sado qe te paguaje Rama keto genjeshtra nuk i ha as Bufi. Sidoqofte mos i sherbeni Rames se do te beheni pishman ashtu si u bete me Berishen. Mut njeri dhe kak tjetri nderkohe qe per LSI nuk gjejndot fjale eshte thjeshte nje monster e ndyre qe po e mbyt ket popull dalngadale