Pagesat e borxheve të energjisë/Afati riaktivizohet deri më 15 korrik

8 Maj 2015, 11:49Ekonomia TEMA

Shtyhet afati për skemën lehtësuese për pagesat e prapambetura.

Qytetarët mund t’i paguajnë borxhet e energjisë deri më 15 korrik.

Kjo u bë me dije nga ana e ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri.

Nga kjo skemë, deri më 31 Mars përfituan 300 mijë konsumatorë familjarë, por janë ende 200 mijë konsumatorë të tjerë familjarë të cilët e patën të pamundur. Gjatë muajit të fundit ka patur kërkesa të vazhdueshme në zyrat e OSHEE-së, nga këta abonentë që tu mundësohej skema me këstet lehtësuese.

Për shkak të këtyre kërkesave të shtuara, kompania mendoi dhe Këshilli Mbikëqyrës ka marrë një vendim për ta riaktivizuar këtë skemë duke filluar nga sot deri më 15 korrik të këtij viti. Pra, 200 mijë qytetarë të tjerë, të cilët kanë akumuluar borxhe dhe të cilët nuk kanë patur mundësi të hyjnë në skemën lehtësuese që u aplikua deri më 31 Mars, e kanë këtë mundësi deri në 15 Korrik të këtij viti. Kompania i ka marrë të gjitha masat, drejtori do t’ju shpjegojë në lidhje me zyrat, me oraret e mundshme ku qytetarët do të kenë mundësi për të hyrë me kontrata.

Mendojmë se është momenti i duhur për ta bërë këtë, në mënyrë që të gjithë qytetarët të cilët kanë dëshirë, por mund të kenë qenë në pamundësi për të përfituar, të mund të futen në këtë skemë. Reagimi publik ka qenë shumë i mirë për skemën lehtësuese e cila ka ndihmuar njëkohësisht edhe kompaninë.

Gjithçka që po ndodh, ky reagim i mirë, ky shtim i të ardhurave për kompaninë, mbi të gjitha është një investim për vet qytetarët shqiptarë. Pse është investim? Çdo pagesë e bërë në energjinë elektrike është një investim për një shërbim më të mirë, për një regjim më të sigurtë, për investime më të mira në sektorin e shpërndarjes.  

Do të thotë, në fund të fundit, një përmirësim i gjithë sektorit energjetik, që në terma afatgjatë përkthehet në stabilitet të tarifave të energjisë elektrike, furnizim të qëndrueshëm, pse jo nesër edhe ulje të tarifave, kur asetet e mira kombëtare të përdoren ashtu siç duhet”, tha Gjiknuri.

9 komente në “Pagesat e borxheve të energjisë/Afati riaktivizohet deri më 15 korrik”

  1. Rilindja ne marsh te 5te says:

    “Rilindja” e Rames si “Shqiperia po ndryshon” e Saliut! Vetem mashtrime e fasada! Detyrimet ne energji shtyhen per shkak votimesh, jo per denglat e Gjiknurit.

    1. juliani says:

      Une nuk e di perse ti po e mer keshtu kete gje sikur po e perdor per arsye fushate apo votimesh , ky eshte nje nder qe qeveria po na ben ne si qytetare qe nuk i kemi paguar dritat qe te shkojme ti paguajm .
      Duhet ta falenderojme qe po e ben kete gje se si cdo gje qe perdoret duhet paguar .

    2. niku says:

      situate pozitive paraqitet edhe per kte rast ,,, ecuri e mire dhe ne bashkepunim me qytetarin

      1. Janaq says:

        ide e mire ne mbeshtetje te popullit,, gje qe tregon mirekuptim dhe konsensus nga te gjithe si per popullin qe eshte sovrani ashtu edhe per qeverine

    3. Patrioti says:

      Reforma e ndermarre ne sistemin energjitik eshte nje nga punet e mira qe ka bere kjo qeveri. Realisht mbledhja e faturave per te gjithe konsumatoret eshte nje standart i ri i vendosur qe prej 2013. Gjithkush qe konsumon energjine eleketrike duhet me patjeter qe ta paguaje.

  2. RILINDJA E LESHIT says:

    haha zbutje situates para zgjedhjeve

  3. Reforma says:

    Nje zgjidhje shume e drejte per ata 200 mije konsumatore. Nuk mundej qe shteti te mos tregohej i hapur per ti bere dhe ata pjese te marreveshjeve me keste.

  4. Elda says:

    Reforma ne energji duket se eshte e vetmja arritje e kesaj qeverie pas Lazaratit. Te tjerat duken thuajse njesoj.

  5. nardone says:

    po fali mo ashtu sic je tu fal te gjithe hajdutet e milionave,200mije familje kjo tregon se varferija eshte e madhe dhe me kete cmim europian qe vune pisat eshte akoma me e veshtire te paguhet per shume familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje