Shqipëria në vështirësi për të mbledhur taksat, ndërsa kontrabanda po rritet

14 Maj 2015, 16:19Ekonomia TEMA

Qeveria po përpiqet të luftojë kontrabandën në shkallë të vogël të cigareve dhe karburanteve ndëra taksat më të larta duket se kanë dështuar dhe kanë sjellë një rritje alarmante në kontrabandë në vend që të rrisnin të ardhurat e qeverisë.

 

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Cigaret DS nuk janë parë prej kohësh në Shqipëri, që kur fabrika që i prodhonte në Durrës falimentoi gati dy dekada më parë. Ato u rishfaqën kohët e fundit nëpër rrugët e Tiranës me një çmim prej vetëm 80 lekësh për paketë, ndërkohë që paketat e tjera kushtojnë së paku 200 lekë.

Arsyeja e çmimit kaq të ulët është se kjo paketë është prodhuar ilegalisht dhe pa paguar taksat. Çdo paketë cigareje në Shqipëri taksohet së paku 110 lekë akcizë plus Tatim mbi Vlerën e Shtuar mbi çmimin final. Në vitin 2014, qeveria e rriti çmimin me 24 lekë për paketë dhe në vitin 2015 e rriti me 24 lekë të tjera, gjithsej 48 lekë.

Vlerësohej se këto dy rritje do të mjaftonin për të shtuar të ardhurat e buxhetit të shtetit me gati 100 milionë euro në vit.

Por në vend që të shihte rritjen e të ardhurave, qeveria po ankohet se i është rritur prodhimi ilegal i cigareve si dhe konsumi i duhanit të hapur të prodhuar në vend.

Sot, Ministria e Financave bëri të ditur se do të krijojë një regjim të rreptë të importimit të letrave të duhanit duke kërkuar garanci për pagesën e akcizës mbi cigaret që mund të prodhohen me këto letra.

“Ministria e Financave bën të ditur se gjatë analizimit të importeve të cigareve për periudhën katër mujore Janar- Prill 2015, u konstatua një ulje e importeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga analizimi i situatës së tregut të cigareve, u konstatua se gjatë kësaj periudhë 4-mujore është rritur importi i lëndës së parë që përdoret për prodhimin e paketave të cigareve, ku konstatohet se vetëm për 4 muajt e parë të vitit 2015 janë importuar rreth 74% e gjithë sasisë vjetore të vitit 2014”, deklaroi Ministria e Financave.

Por importi i letrës për prodhim cigaresh me punishte është vetëm një pjesë e problemit. Një numër gjithnjë e më i lartë shqiptarësh rezulton se po zëvendëson paketat e importuara dhe të taksueshme me duhan të hapur të prodhuar nga vetë fermerët.

Gjatë kohëve të fundit janë shtuar njoftimet kur punonjësit e doganave kanë dalë nëpër tregjet e vendit për të konfiskuar duhanin e hapur të treguar nga fermerët. Por ndalimi i duhanit të hapur në kushtet kur Shqipëria ka 40 për qind të popullsisë që jeton në fshat duket një punë gati e pamundur.

Ndërsa taksimi më i rëndë i cigareve nuk po sjell të ardhura shtesë, qeverisë i ka dalë një problem i ngjashëm me karburantet. Në vitin 2014, qeveria i rriti taksat mbi karburantet me 12 lekë për litër dhe këtë vit i rriti me 12 lekë të tjera. Shqipëria sakaq i kishte taksat e karburantit nga më të rëndat në Ballkan por rritja e re krijoi një diferencë shumë të madhe me çmimin e karburantit në vendet fqinje. Rrjedhimisht, një numër i madh automjetesh, veçanërisht mjetet për transportin e mallrave dhe pasagjerëve, zgjedhin të furnizohen në vendet fqinje duke ulur sasinë e karburantit të taksueshëm në Shqipëri.

Ministria e Financave njoftoi të mërkurën se ka vendosur të kufizojë sasinë e importit të karburantit të pataksuar nëpër serbatorë makinash në më pak se 200 litra për udhëtim. Udhëzimi sanksionon gjithashtu që për banorët e zonave kufitare, të cilët blejnë karburant në vendet fqinje për ta konsumuar në Shqipëri, të mos mbajnë serbatorë të lëvizshëm.

“Nuk lejohet përjashtim nga detyrimet e importit për karburantin që mbahet në serbatorë të lëvizshëm, që transportohet nga automjete private dhe motoçikleta që i përkasin banuesve të zonës kufitare”, thuhet në vendimin e Financave.

Taksat shtesë mbi karburantin presupozohej se do t’i sillnin buxhetit të shtetit afro 200 milionë euro të ardhura shtesë në vit.

Sipas planit të rënë dakord mes Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, taksat shtesë mbi konsumin dhe të ardhurat e shqiptarëve qenë të domosdoshme për të ulur borxhin publik, ose detyrimet që qeveria ia ka bankave të nivelit të dytë, në mënyrë që bankat të kishin para të disponueshme për të kredituar sektorin privat të ekonomisë. Në këtë mënyrë, kreditimi i shtuar i ekonomisë do të sillte edhe rritjen ekonomike.

Asgjë nga këto nuk ndodhi përveç rritjes së taksave. Në vend që Shqipëria të shihte përshpejtim të rritjes ekonomike, ajo po sheh thjeshtë rritje të evazionit fiskal.

20 komente në “Shqipëria në vështirësi për të mbledhur taksat, ndërsa kontrabanda po rritet”

  1. Azemi says:

    Nuk eshte e cuditshme qe te degjohet per mos pagim taksash apo contraband apo eksod apo munges investimesh ! Cpremtoi kjo qeveri dhe cpo ben? Jetoj me shqiperi dhe jemi mese koshient per cdo gje qe ndodhi problem eshte se nuk duhet te meremi me me cap o ndh pasi pergjigja dihet asgje nuk ka per te ndryshuar ! Ajo qe une them eshte qe te ndryshojme kete situate hajd te votojme koalicionin e djathet dhe tju japim nje mesim te mire ketyre pushtetareve tane te krimit dhe te mashtrimit !

    1. mario says:

      Beni te njejten gje qe po ben italia. Me shume taksa per te pasurit , me pak per te varferit. Dhe ja para disa ditesh degjova ne lajme se italia po del nga recensioni.

      1. Tarrasi says:

        Te pasurit nuk paguajne asgje ne Shqiperi po vjedhin leket e shtetit me cfaredo lloj menyre

        Pse kujton ti eshte LSI ne pushtet per te bere per popullin ???

        Vjedhja vazhdon korrupsioni vazhdon vetem se u nderruan bakshish-marresit dhe menyra por asgje nuk ka ndryshuar…

        Pengesa me pronat vazhdon per arsye qe pronari i vertet akoma nuk merr pronen e vet dhe gjykatat kane 20-vjet e kusr me gjygje e dokumenta fallco

        Kush eshte ai i marre qe do investonte ne nje vend kaq te prape ???

  2. Populli says:

    Edi Rama mendon se po montove ekrane te medha per foltoret e tija cdo gje eshte ashtu sic i tregon ekrani. Cigaret Tarasbosh jane ato qe do i tregoj Voltana Ademi qeverise se xixave

  3. Amaraldo Golemi says:

    Gallata me e madhe eshte se duhet te paguash miliona dollare per keshiltaret e FMN qe te drejtojne ne kete rruge qorre. FMN kuy do ku ka vene kemben ka vrare kapitalin dhe po vrave kapitalin do rrisesh fukarallekun dhe po rrite fukarallikun krijon kontigjente per revolucione, destabilitet, kriminalitet. Ne sapo I kemi hyre kesaj rruge me rritjen e kriminalitetit, evazionit fiscal etj dhe kur miletit ti shkoj thika ne kocke me masat shternguese te qeverise atehere vertet kemi ridhindur.

  4. alex says:

    Qeveria harxhon shume energji si te rrise ndonje takse ku ta rrise si ta vjele taksen me thjesht etj etj…
    Kshu veproi me duhanin e karburantet…rezultati?ulje konsumi dhe me pak te ardhura.

  5. 14052015 says:

    po sikur te pihet duhani me llulle si do ja beje qeveria do numeroje llullat apo si??

  6. kaqi i zi antikomunist says:

    Ka vetem nje zgjidhje ,per njerezit e thjeshte.Ringritja e partise komuniste dhe e politikave te saj pro njerezve te varfer.Ka 20 vite shkerdhatokraci qe dylberat me ordinere ne shqiperi ,djathtas ,qender dhe majtas ,pasi vodhen djersen 45 vjecare te njerezve te thjeshte ,u shnderruan ne kapitaliste qe mbahen gjalle duke pire gjakun e te varferve,shkaterruan uzina,fabrika ,token e bukes pra punen dhe jeten e shumices derrmuese tonen.Kapitalizmi qenka shume shme i eger.

  7. Niku says:

    Me ne fund debilat qe qeverisin po e kuptojne se nuk mund te qeverisin sikur te ishin ne kohen e Enver Hoxhes ku gjithcka ishte e mbyllur. Sdq jane nje dore debilash te paafte – jam dakord me Amarildon gjithashtu.

  8. anananananaanana says:

    Keshtu eshte kur qeveriset me spiropala, briseida apo vilajet qyrku!

  9. Artan says:

    Po te kesh kete mendesi ne sistemin fiskal ne nje treg dhe shoqeri te pastabilizuar e pa kulture kapitali e bisnesi si e jona keto fryte jane te padiskutueshme. E kisha thene qe ne 2013 qe ndryshimet ne paketen fsikale nga Qeveria e Majte do te ishin intriguese per publikun por shkatrimtare per ekonomine. nuk jam i lumtur me cfare po ndodh kjo eshte e sigurt, por nje qeveri e pergjegjshme duhet te kete kurrajon te ndryshoje cfare po ben keq
    rritja e takses normal qe do rriste evazionin shume kompani ju kthyen dy-blianceve si dikur dhe kush humb ne kete rast Buxheti i Shtetit pra investimet behen me te vogla ose me e keqja rritet dificiti
    Zgjidhja do ishte Qeveria te ndalonte evazionin te luftonte korrupsionin dhe ne gjysmen e mandatit pasi me te njejtat taksa ti kishte rrite te ardhurat, te rishikonte taksat dhe vetem atehere ne publiku do kishin vertete besim tek kjo qeveri qe mendon e punon te uli varferine
    Te gjithe jane pjse e klaneve shikoni vetem kush merr tenderat, miq te aferm kole te pushtetareve ose dhe me keq pagues te perparshem qe tashme shpreblehen me tendera.
    Keshtu jane totalisht ne rruge pa krye!

  10. A says:

    Qeverite e pas viteve 1990, por edhe kjo aktuale e kryesuar nga EDI RAMA nuk kane bere tjeter te gjithe reformat “per ngritjen e ekonomise dhe te mireqenies se popullit” duke perfshire edhe direktivat dhe udhezimet e Financave Nderkombetare, te Fondit Monetar Nderkombetar dhe te Bankes Boterore jane sipas parulles: “THANAS SHTRENGO RRIPIN SI POPULL, kurse NE TE BEJME QEJF duke VJEDHUR, SHPERDORUAR VAZHDIMISHT”.
    Tani shumica e shqiptareve te mencuar e ka kuptuar keto situata, ku perjashtohen shqiptaret injorante, militant dhe simpatizantet e partive dhe drejtuesve mashtrues dhe demagog.
    Por, keto lloj politikanesh, pushtetaresh dhe qeveritaresh kujtojne se duke nxjerrur ligje te padrejta, absurde ne emer te qeverise dhe kuvendit cdo gje shkon mire.
    Nje fjale e urte popullore thote: “QEVERIA NXJERR LIGJE, POR POPULLI GJEN SHTIGJE”.
    Fakti tregon qe duke rritur taksat, akcizat, tarifat, cmimet me teper se sa duhet, atehere populli nuk ti paguan fare.
    Rasti me i fresket eshte qe 200000 kliente me familjet e tyre megjithese i jane prere dritat, pra energjia elektrike, perseri ato nuk ti kane paguar dhe rrine dhe jetojne ne erresire.
    Masat dhe reformat per reformat jane gjithenje te deshtuara kur nuk jane te drejta e me abuzime. Tung.

  11. al paci says:

    Qeveria nuk beri hesapet mir dhe harroj qe shqiptaret jan fukarenj. Cdo njeri nga ne i ka ven re se sa jan shtura duhanpirsit me duhan te hapur. Nga te gjith qe njoh qe pin duhan mbi 80 perqint plen duhan vendi neper tregje fshataresh. Kurse me karburantin shqiptaret po i mbajn makinat ne parkim dhe vetem kur esht shum e domozdoshme e levizin.

  12. Oli says:

    Nuk mund te realizohet plani me kete administrim e drejtim te tatime ve. Duhet ndryshim sa nuk eshte vone.

  13. kasandra says:

    Recetat e FMN-se dhe politikat e deshtakut rama po bejqe te ndodh nje eksod i ri

  14. leka says:

    Cilin degjoni kete mashtrus dhe njeri me te meta mendore. Ky eshte nje koqe gazetar qe kurre nuk disponon te dhena zyrytare, po i shpik nga mendja , per ti sherbyer atyre qe thyen qafen , qe ti hedhin ndonje kocke.Ptu shkerdhat gazetar qe ke nga 23 Qershori dhe der,i tani vjell vrer . Ta dish mir njeri koti, qe kjo qeveri ka taksat me te mira ne ballkan ku te varferit nuk paguajne fare dhe bisneset e medha. vetem 15 %. Po pate fakte or gazetari leshit me kundershto .

  15. xhelal says:

    mesa duket kta ekonomist qe bejn kte politik taksash nuk jetojn ne ralitetin shqiptare par nje viti kam komentuar ne kte gazet se po u rrit qmimi i paketave shqiptaret nuk e len duhanin po thjesht e mbjelin nper kopshtet e tire kshu edhe pijet alkolike e me rradh kjo nodh nga pa mundesia financiare nuk do shum mend ta imagjinosh qe ne fillim po mesa duket ata qe bejn kta ligje kan para me bollek e kujtojn se populli esht me i pasur se ata e bejn nga inati kto gjera a sa idjote qe jeni

  16. NORA says:

    SHQIPTARET NUK DUAN TE BEJNE SHTET.

  17. Arber1468 says:

    Ulje taksash, taksim i thjeshtuar kasa fiskale politike konsistente. Beni ca te doni po nuk bete keto do ta hame keq.

    Taksa e sheshte eshte zgjidhje per ekonomite iformale. ulja e TVSH-se dhe tatim fitimit ne vleren 10 % do te na kthente ne normalitet dhe do te rriste te ardhurat e taksave.

  18. Sali Qeni qeni i qenit says:

    “Mario”, e si ben shteti Italian! Shteti Italian takson qytetaret e mesem, na mbyten me taksa.Eee, mbas dy javesh mberrin edhe taksa per shtepine e per mua arrin nje 600 euroshe. Po,po, e ndajne ne keste kete ka bere qeveria qe thua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje