Gjiknuri e Ahmetaj paraqesin potencialet para 120 kompanive italiane: Ja ku mund të investoni

14 Maj 2015, 13:10Ekonomia TEMA

Mbi 120 kompani italiane anëtare të Shoqatës së Ndërtuesve Italiane nga 15 rajone të profilit të ndërtimit, u njohën me potencialet në infrastrukturë, turizëm, energji, miniera, etj, që afron Shqipëria për investimet e huaja nga ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, paraqiti projektet për zhvillimin e sektorit të energjisë në hidrocentralet, minierat, energjitë e rinovueshme, etj. Gjiknuri u shpreh se projekti TAP sjell mundësi të mëdha për ndërtuesit, pasi qeveria po harton Masterplanin për gazifikimin e Shqipërisë, duke ftuar investitorët italianë.

Duke u ndalur tek potencialet e mëdha hidrologjike që ka Shqipëria, bashkë me mundësitë për ndërtimin e hidrocentraleve, ministri Gjiknuri u shpreh se ne synojmë që në vitin 2020 të jetë instaluar një kapacitet i energjisë prej 2000 Gw” dhe ftoi investitorët italianë të vijnë për të investuar në një sektor që po përmirësohet shpejt, falë reformës së nisur me arkëtimet, uljen e humbjeve, rritjen e investimeve.

Në lidhje me projektiet për linjat e reja të interkonjeksionit me vendet e rajonit, ministri u ndal tek ndërtimi i projektit TAP dhe gazifikimi i pritshëm i Shqipërisë, si mundësi për nisjen e linjës së interkonjeksionit nënujor edhe me Italinë.

“Në vitin 2016 do të nisim ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 KW me Maqedoninë, e cila do të përfundojë në Fier, cka krijon mundësi të mira për nisjen e linjës nënujore me Italinë”, tha Gjiknuri.

Ai i ftoi investitorët italianë të marrin pjesë në projektet për zhvillimin e burimeve energjitike të rinovueshme, si një fushë e re, por me shumë perspektivë në një vend si Shqipëria që ka mbi 260 ditë me diell.

Ministri i Ekonomisë Ahmetaj u shpreh se në dy vitet që vijnë, synohet që investimet e huaja të arrijnë në 1,5 miliardë euro, nga 1 miliardë euro që u arrit në 2014-tën, duke u shtrirë në sektorët si turizmi, manifaktura, energjitika, nafta, etj.

Ai afroi për investitorët italianë mundësitë e investimeve në Shqipëri në zonën e parë industriale.

“Tenderi ndërkombëtar për zonën e parë industriale do të hapet në muajin qershor”, tha Ahmetaj.

Duke cituar si fusha me mundësi të mëdha për investimet italiane të ndërtimit, sektorët e turizmit, projektet për infrastrukturën, ministri vecoi në këtë kontekst, projektin e qeverisë për rilindjen e qyteteve, ku ndërtimi si pjesë përbërëse, mirëpret investimet e huaja.

Ndërsa u ndal tek turizmi, ministri Ahmetaj afroi për investitorët italianë pjesëmarrjen e tyre në garat që pritet të celen për ndërtimin e 6 porteve për jahte, për ndërtimin e aeroporteve të rinj me heqjen e ekluzivitetit të Aeroportit të Rinasit.

“Ne po rishikojmë ligjin për turizmin, ku synojmë tërheqjen e investimeve të huaj, duke ofruar terene me 1 euro për 99 vjet, që do të jepen me gara të hapura, me synim, zhvillimin e turizmit. Ne synojmë një turizëm gjithvjetor në Shqipëri ndaj do të nxisim të gjitha potencialet ekonomike”, theksoi ai. /gj.k/

 

21 komente në “Gjiknuri e Ahmetaj paraqesin potencialet para 120 kompanive italiane: Ja ku mund të investoni”

  1. jerina says:

    komplimenta per punen e palodhur duke paraqitur nje Shqiperi gjithmone e me atraktive per investitoret e huaj.

    1. krios says:

      Vendi yne ka pafund potenciale per tu zhvilluar, per ta bere Shqiperine destinacionin numer 1 turistik ne Ballkan, se vete natyra ka qene bujare me Shqiperine. Duhet thene se eshte bere pune e mire me promovimin e sajteve te reja dhe me lehtesirat ne paketen e re fiskale per investitoret e huaj.

      1. fllanza says:

        Me ne fund toka shqiptare me vendet me te bukura turistike, nuk do te jete me zone e ndaluar, nuk do te jete me ne perdorim dhe ne dispozicion te pushtetareve, qe vendet me te bukura o do benin pallate e vila per vete dhe klientet e partise, o do ti nxirrnin ne shitje per grekun per interesa politike, ne paaftesi diplomatike per te krijuar raporte te mira fqinjesie mes shteteve.

        1. danone says:

          Klima e biznesit ne vend eshte permiresuar, duke filluar nga infrastruktura, permiresimi i sistemit energjitik, luftimi i informalitetit dhe korrupsionit, lehtesirat fiskale per investitoret e huaj, ligji i ri i investimeve, qe ngjallin besimin dhe interesin e investitoreve te huaj per Shqiperine, duke sjelle te ardhura ne Shqiperi, me shume njerez te punesuar, me shume para ne qarkullim, duke rritur ne terma konkrete ekonomine.

    2. mib says:

      pasi morrem gjith ato investime nga investitoret turq per ndertimin e xhamive gje qe do e risi shume mireqenien e popullit dhe ne fund te vitit ne bilancet e qeverise do dali nje arritje shume e madhe, tani i shtrijme doren italise. qeveri pa karakter pa nje plan zhvillimi konkret pa nje politike te jashtme stabel ja zgjatim doren kujdo mjafton te na jape dicka e le te na beje cte doje

  2. shoku todi says:

    Heqja e ekskluzivitetit te Aeroportit “Nene Tereza” i hap rrugen ndertimit te aeroporteve te reja ne Shqiperi. Kjo eshte teper pozitive pasi kryhen investime, krijohen vende te reja pune, te gjitha keto shkaktojne impakt pozitiv ne ekonomi. Per kete vlen per tu pershendetur hapi i ndermarre nga Ministria e Ekonomise.

  3. flori says:

    duhen pergezuar zgjedhja e politikave te tilla qe perthithin sa me shume investitore te huaj ne shqiperi. eshte pikerisht ajo cka i duhet ekonomise se vendit tone. Investimet e huaja jo vetem qe do te rrisin vendet e reja te punes por edhe rritjen ekonomike te vendit tone

    1. Anduela says:

      Vendi jone i ka mundesite me te mire per te thith investitoret. duke nis qe nga recurset ujore ne buqsi apo edhe ne turizem. paketat lehtesuese qe do krijohen nga projektligjet qe ppo ndermerr ministria e ekonomise do rrisin shume investimet e huaj ne shqiperi!

  4. genti says:

    ka ikur koha kur vinin ato kompanite fantazem te saliut dhe merrnin lloj lloj tenderash dhe lloj lloj koncesionesh. sot qeveria i ben publike gjerat dhe tregon sesi ka ndryshuar shqiperia ne menyren e te berit biznes.

  5. Xhaku says:

    Na can bythen me ftesn e investitoreve Italiane Turke Gjermane Arabe ne Shqiperi. Keta vetem ftesa bejn, asnje investim deri tani.

  6. doni says:

    investimet e huaja jane mese te nevojshme ne vendin tone.
    jo vetem qe ekonomia shqiptare do te hyje ne nje stad te ri zhvillimi por investime te tilla do te rrisin ne menyre te ndjeshme numrin e vendeve te reja te punes

  7. gjyshi says:

    Shpallja e zonave te lira ekonomike, krijimi i lehtesirave fiskale nxit ardhjen e investitoreve te huaj ne vendin tone. Ardhja e investimeve te huaj ne Shqiperi :- sjell zhvillim ne zonat ku investohet
    – krijohen vende te reja pune
    – sjell kapital te huaj ne vendin tone
    – kjo shkakton rritje ekonomike
    – permireson imazhin e vendit.

  8. xhemal says:

    jepeni shqiperine per 99 vjet me qera e ju te pushtetit qe nga kryeministri e deri tek administratori i fundit te ikni na syte kembet se n,c b. me xhevairet qe nxirrni

  9. bledi says:

    Turizmi shqiptar i ka te gjitha mundesite per nje zhvillim potencial..perthithja e investimeve te huaja jo vetem qe do te rrise mundesine qe turistet e huaj te zgjedhin shqiperine si destinacionin e tyre por edhe do te coje zhvillimin e turizmit ne nje faze te re zhvillimi

  10. miri says:

    puna ju dallon nga cfare ishte para 2 vjetesh. raportet po thone qe biznesi eshte ne dite me te mira se perpara me gjobat e saliut. dhe vet gjithe kjo pjesmarrje kompanish italjane tregon qe shqiperia nuk shihet me me syrin e karrupsionit

  11. dorian says:

    Zoterinj ktheni pronat qe te vazhdojne investimet mos u beni pengese dhe seksere te prones se tjetrit.

  12. vini says:

    po more zoterinj po, shkaterruat te gjithe investitoret e energjise vendas dhe te huaj tani beni propagande boshe.

  13. Rivjellesi says:

    I falenderoj per komentet giithe rilindesit me larte. Duhet te villja se e kisha stomakun keq por e kam te veshtire kete proces. Por sa lexova komentet tuaja volla pa asnje problem. Ju faleminderit serish!

  14. Eftiqia says:

    O rivjellesi!
    Vjellsh tere jeten nga LART e nga POSHTE!!
    Se rrace muti keni qene me kohe por nuk e kuptoni!
    ASNJEHERE TE DJATHTET NUK KANE BERE PROKOPI ne Shqiperi vetem i kane sherbyer te HUAJVE!!!

    1. Rivjellesi says:

      Eftiqi moj Eftiqi hajt tek xhaxhi te te … Para, mbrapa , larte e poshte. Pasi ta kemi kryer kete pune, xhaxhi do te japi edhe nje leksion falas mbi te majten, te djathten dhe atdhedashurine. Pas kesaj mund te vazhdosh komentet e tua prej ripjellese idiote! Kaq per sot!

  15. beratsi says:

    komplimente qeverise dhe ministise se energjitikes per seriozitetin qe ka treguar keto 2 vjet duke e rregulluar katatrofen qe la prapa saliu kur iku nga pushteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje