Taçi Oil: Mosmarrëveshjet me ndërmjetësit e Milan, çështje rutinë

13 Maj 2015, 17:47Ekonomia TEMA

Kompania Taçi Oil ka reaguar pas raportimeve se ndërmjetësit e Milanit, Infront Italy, i kërkojnë 2.3 milion euro.

Sipas kompanisë, mosmarrëveshjet janë një çështje rutinë.

Të gjithë ata që shohin me dëshpërim se një pjesë e rëndësishme e medias e ka humbur misionin e saj dhe është vënë në ndjekje të fustaneve të këngëtareve, fotove të fundit nga një plazh të  Lady Gaga-s,  tatuazhit të ri të Kristiano Ronaldos apo premtimit të një modeleje meksikane për t’u zhveshur në rast fitoreje të ekipit kombëtar kanë arsye të ndjehen të ngushëlluar.

Media raporton edhe gjëra më periferike dhe më të parëndëishme për interesin publik se sa këto.

 Ato kanë bërë të ditur se kompania Taçi Oil gjendet në një mosmarrëveshje me një kompani italiane Infront Italy në lidhje me një kontratë marketimi.

Me zell të patreguar, si të flisnin për një katastrofë epidemiologjike, për rritjen e pagave dhe pensioneve, për rënien e një tërmeti apo për zbulimin e ilaçit që mjekon kancerin  mediat raportuan për këtë mosmarrëveshje  të rëndomtë mes dy biznesesh, një mosmarrëveshje që po trajtohet në mënyrën e parashikuar nga legjislacioni civil.

Mosmarrëveshje të tilla janë  aq të zakonshme dhe  aq rutinë  për biznesin kudo në botë  sa ç’është e zakonshme dhe rutinë  lindja e diellit në mëngjes apo edhe shfaqja e lakuriqëve të natës pas perëndimit të tij. 

Mosmarrëveshje të tilla mes biznesve janë aq të parëndësihme për publikun dhe qytetarët sa ç’është i parëndësishëm diametri i rrethit të brekëve të  Madonës apo rrethprerja e aktorit kozmopolit amerikan me mbiemër latin Andi Garsia. 

Këto media nuk duan t’ia dinë se në këtë mosmarrëveshje dhe në këto biznese nuk preket asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve, ato nuk duan t’ia dinë se bëhet fjalë vetëm për një çështje të brendshme, për një dinamikë banale bash si rrjedhja e gazrave (jo në Marinëz) nga pusi i barkut të  vetë këtyre mediave të pangopura që hanë gjithçka dhe nuk dinë të ndalen.

 Kompania Taçi Oil distancohet me neveri nga aroma e turpshme e këtyre gazrave që në emër të informimit publik apo lirisë së fjalës poshtërojnë publikun dhe padyshim  ndotin ajrin e gjithë shoqërisë.

Fakti që diçka nuk është gënjeshtër nuk do të thotë se nuk kemi të bëjmë me mashtrim.

 Edhe këso lloj informimesh janë mashtrim pasi ato kërkojnë vetëm të njollosin”, thuhet në reagimin e kompanisë së Taçi Oil.

9 komente në “Taçi Oil: Mosmarrëveshjet me ndërmjetësit e Milan, çështje rutinë”

  1. Haxhiu qe te ...... says:

    Nivel banal i nje injoranti qe e ka vendin ne hapsane, por dhe nivel banal i gazetes qe boton felliqesira te tilla. Keta jane “biznesdhjeret” Shqiptare te ardhur nga fshati me fanella leshi plot pleshta.

    1. Astrit says:

      Turp mediat qe merren me Rezart Tacin njeriun qe ngriti imazhin e shqiperise me privatizimin me te madh nga ana financiare qe ka perfituar ky shtet. Dhe si kompani te tjera si bankersi apo MANE qe vjedhin kete popull pa dhene asnje kontribut.

  2. Astriti says:

    Eshte turp qe keto media merren me nje biznesmen si Rezart Taci qe ka dhene nje kontribut per vendin e vete sa ashkush tjeter nuk ka dhene dhe duke perfituar nga tenderat dhe fondet shtetrore por kane menduar ta cvasin kete vend. Dhe per me teper mediat tona te blera i trajtojne si heronje te biznesit shqiptar. Rezart Taci i dha mundesine ke ti populli te provoje emocione me skuadrat me te mira ne bote qe solli ne shqiperi. Dhe shtetit Shqiptar duke bere privatizimin me te madh nga ana finaciare se cdo privatiZim tjeter qe ka ndodhur ndonje here.

  3. Genci says:

    po cna duhet ne se cben taci. po shqiptaret kete pune kane, merren me dudalliqe. Mediat ne vend qe te shkruajne per hallen tona merren me marredheniet e biznesit shqiptar me ate italian. ca fitojne ne

  4. alfons says:

    Aman o ketu po ngordh mileti per buke ju na cani koken me hallet e nje binesi apo me e lagu se lagu biznesi. Le te beje c’te doje Taci me Milanin. C’do pordhe e Tacit eshte kthyer ne flori per ca gazetare klaniste

  5. agron says:

    te lumt palla o Rezart Taci. Ti ja ke gjet mendjen ketij mileti. dalin ca palaco hajdute gazetare komuniste blloku dhe zagare sigurimi dhe merren nate dite me Tacin bobobo. Ku je o azil ku je?

  6. Bledi says:

    O astrit, mediat shqiptare ja fusin dhe kot dhe zakonisht shkruajne duke marre rryshfet, kryesisht dhe kur nuk marrin reklama. Merren padrejtesisht me bizneset

  7. hipo says:

    Edhe po te ndrosh 7 lekure,Ti shehlere s’behesh kurre.
    Kamarieri Rezart me kredine e bankes shqiptare,bleu naften dhe ja shiti prap shtetit shqiptar per nje krodhe buke,diferencat i futi ne xhep se bashku me Salen.Me Azerbajxhanin punet s’jane mire,jane 70 milion usd,ku jane?
    Kur matesh me hijen e mengjezit,dhe je pa palce ,natyrisht do te te hane shoket me gjithe rroba.Injoranti Rezart qe ne jeten e tij prej fukarai,kurre nuk e ka ditur se cfare eshte nafta,ajo eshte e zeze ,ka ere squfuri dhe te mbyt nqs nuk e njeh.Paraja e madhe do ti haje koken,ashtu si dhe shokeve te tij.

  8. taqi says:

    I shkreti Taqi,po behet gati te iki nga shqiperia,nuk e di i ziu se Italia ka miliardere dhe si hyjne asaj loje,por Nga fshati qe je o Taqii njerzit e vrasin veten ne nevojtore,ik nje ore e me pare se nuk i dihet,boll vodhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje